Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Новости за 15.04.2018

Gjukanoviq fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Lideri veteran, Millo Gjukanoviq ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi). Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviq. Biznismeni, Mlladen Bojaniq, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi. Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do... Читать дальше...

Hungari: Zyrtarët zgjedhorë konfirmojnë fitoren e partisë së Orbanit

Evropaelire.org 

Zyrtarët zgjedhorë në Hungari kanë publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, duke konfirmuar se partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban ka siguruar dy të tretat e votave. Komisioni zgjedhor ka thënë më 15 prill se Fidesz ka fituar 133 nga 199 ulëset parlamentare apo 49.6 të votave. Partia e ekstremit të djathtë Jobbik ka fituar 26 ulëse derisa Social- Demokratët 20 vende të tjera. Dalja në këto zgjedhje ka qenë 69.3 përqind. Monitoruesit e zgjedhjeve nga Organizata... Читать дальше...

Trump akuzon ish-shefin e FBI-së për "gënjeshtra"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey lidhur me “gënjeshtrat e tij të shumta”, duke thënë se ai duhet të burgoset për dëshminë e tij dhënë në Kongres. “Pse ai ka gënjyer Kongresin (burg)”, ka thënë Trump duke shtuar se “si mund të ndodhë që ai ka dhënë informacion të klasifikuar (burg)”. Ai po ashtu ka kritikuar librin e ardhshëm të Comeyt duke thënë se “është vlerësuar gabim” dhe se ngrit “shumë pyetje”. Komentet e presidentit Trump kanë ardhur... Читать дальше...



Putin: Sulmet tjera në Siri dërgojnë drejt "kaosit"

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se çdo sulm tjetër nga fuqitë Perëndimore kundër Sirisë do të “dërgojë pashmangshëm drejt një kaosi në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Putin ka bërë këtë paralajmërim më 15 prill gjatë një bisede tefonike me presidentin iranian, Hasan Rohani, bazuar në një njoftim të Kremlinit. Është raportuar se të dy presidentët janë pajtuar që sulmet e 14 prillit të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe... Читать дальше...

Disa të vdekur në përleshjet në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

Evropaelire.org 

Trupat e policisë kufitare afgane dhe forcat paramilitare të Pakistanit janë përleshur afër kufirit të kontestuar të të dyja vendeve, duke lënë disa të vdekur e të plagosur nga të dyja palët, kanë njoftuar zyrtarë afganë dhe ata pakistanezë. Zyrtarët afganë të sigurisë i kanë thënë Radios Afganistani i Lirë më 15 prill se në provicën lindore, Khost kanë vdekur gjashtë paramilitarë pakistanezë. Zyrtarët pakistanezë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se dy ushtarë pakistanezë janë vrarë. Читать дальше...

Steinmeier i shqetësuar për "armiqësinë" mes Rusisë dhe Perëndimit

Evropaelire.org 

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shprehur shqetësimin e tij për rritje të “armiqësisë” në mes të Rusisë dhe Perëndimit dhe ka bërë thirrje për shtim të përpjekjeve diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet e dëmtuara. Steinmeier ka thënë në një intervistë më 15 prill se helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani muajin e kaluar ka qenë “incident shumë serioz”. Mirëpo ai ka shtuar se “me po aq shqetësim duhet të shikojmë drejt marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit... Читать дальше...

Interpelancat e opozitës, trysni apo kontroll mbi Qeverinë?

Evropaelire.org 

Me kërkesën e partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën është i thirrur në katër interpelanca. Thirrja në këto interpelanca ku kryeministri pritet të sqarohet për vendimet që ka marrë Qeveria, shihen në forma të ndryshme. Nga katër interpelancat për kryeministrin Haradinaj, në njërën nga to është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e që ka të bëjë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion eurosh për KOSTT-in... Читать дальше...

Nis ndërtimi i autostradës Prishtinë - Dheu i Bardhë

Evropaelire.org 

Kanë nisur të dielën punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Autostrada do të jetë e gjatë 22.6 kilometra, me katër korsi, ndërsa kohëzgjatja e realizimit të këtij projekti është 30 muaj. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, ka thënë se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara. “Ajo që më bën të krenohem sot, është se po i dalim zot çdo pjese të atdheut dhe Prishtina... Читать дальше...



Belegu: Mbi 90 fëmijë të operuar falas në SHBA

Evropaelire.org 

Që nga viti 2009 doktor Mazllum Belegu, nëpërmjet organizatës “Gift of Life”, ka bërë të mundur që fëmijët me probleme në zemër, të operohen falas kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani më shumë se 90 fëmijë kanë përfituar nga kjo organizatë. Derisa Ministria e Shëndetësisë paguan shpenzimet e udhëtimit për këta fëmijë, organizata në fjalë mbulon shpenzimet e operacioneve. E gjithë kjo po bëhet në pamundësi për t’u trajtuar këta fëmijë në Kosovë, për shkak të mungesës së Kardiokirurgjisë për fëmijë. Читать дальше...

Papa Françesku shprehet shumë i shqetësuar për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë të rikthejnë përpjekjet për paqe në Siri, duke thënë se është thellësisht i shqetësuar për planet e dështura që mund t’i kishin dhënë fund përgjakjes. “U bëj thirrje sërish të gjithë liderëve politikë, që të mbizotërojë drejtësia dhe paqja”, ka thënë ai gjatë adresimit të tij javor. “Jam thellësisht i shqetësuar për situatën aktuale në botë në të cilën pavarësisht mjeteve në dispozicion për komunitetin ndërkombëtar, është e vështirë të pajtohen... Читать дальше...

Emiri i Katarit nuk merr pjesë në samitin Arab

Evropaelire.org 

Katari nuk do të përfaqësohet nga zyrtarë të lartë në Samitin Arab që do të mbahet të dielën në Arabinë Saudite, duke dhënë shenja se mospajtimet e një viti më parë me fqinjtë e Gjirit Arab nuk janë afër zgjidhjes, transmeton Reuters. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur marrëdhëninet diplomatike dhe ato të transportit me Katarin në qershor të vitit 2017, duke akuzuar këtë të fundit për mbështetje të terrorizmit. Doha ka hedhur poshtë akuzat duke thënë... Читать дальше...

Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë

Evropaelire.org 

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë para një grupi të ligjvënësve rusë të dielën, se sulmet Perëndimore në shtetin e tij kanë qenë akt i agresionit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse. Reuters ka raportuar se ligjvënësit rusë janë takuar me Assadin pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë nisur sulme me raketa si hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin Duma. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ligjvënësit të kenë thënë se Assad ka... Читать дальше...

Johnson: Britania do të shqyrtojë mundësitë nëse Assadi kryen sërish sulm kimik

Evropaelire.org 

Britania do të shqyrtojë “mundësitë” me aleatët nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad përdor sërish armë kimike kundër popullatës në Siri, mirëpo deri më tash nuk është planifikuar asgjë, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson. Johnson ka mbështetur vendimin e kryeministres britanike, Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të qëlluar bazat e armëve kimike në Siri, duke thënë se ai vendim ka qenë hapi i duhur për të dënuar përdorimin e armëve kimike. Читать дальше...

Arrestime dhe të plagosur në protestat që po sfidojnë Macronin

Evropaelire.org 

Autoritetet franceze kanë thënë se 63 persona janë arrestuar dhe nëntë zytarë policorë janë plagosur në protestat që janë mbajtur në dy qytete të Francës, pas rritjes së pakënaqësive për ndryshimet ligjore nga laboristët e presidentit Emmanuel Macron, transmeton AP. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka dënuar dhunën dhe dëmin në dyqane dhe ndërtesa publike në protestat e së shtunës. Ai ka bërë thirrje për qetësi në protestën e rradhës që është planifikuar të mbahet në përëndim të Francës.... Читать дальше...

SHBA dhe Rusia interpretojnë ndryshe sulmet Perëndimore në Siri

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përmendur shifra krejtësisht të ndryshme lidhur me sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në baza siriane, të cilat Uashingtoni i ka cilësuar si “zemra” e programit të armëve kimike të Sirisë. Moska ka pretenduar më 14 prill se mbrojtja siriane ka ndaluar 71 nga 103 raketa, në kuadër të operacionit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës. Pentagoni ka kundërshtuar një gjë të tillë, derisa Gjenerali, Kenneth McKenzie ka thënë se “asnjë... Читать дальше...

Avokati amerikan djeg veten duke protestuar ndryshimet klimatike

Evropaelire.org 

Një avokat i mirënjohur amerikan ka vdekur pasi ka djegur veten në një park në Nju Jork në shenjë proteste kundër ndryshimeve klimatike. Trupi i David Buckel, 60 vjeçar është gjetur në një park në Brukllin. Përmes një letre pasi ka kryer vetëvrasje ai ka thënë se ka djegur veten duke përdorur karburante për të simbolizuar siç ka thënë dëmin që po i bëjnë njerëzit, botës. Ai ka thënë se shumë persona marrin ajër të keq dhe disa prej tyre përballen me vdekje të hershme. Buckel është njohur për punën e tij në të drejtat e komunitetit LGBT... Читать дальше...

Familja e parë e myslimanëve Rohingya kthehet në Mianmar

Evropaelire.org 

Mianmari ka thënë se ka riatdhesuar familjen e parë të refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, pavarësisht një paralajmërimi të Kombeve të Bashkuara se ende ka rrezik për kthim. Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin për t’u larguar nga fushata brutale ushtarake që ka filluar në gusht të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Mianmarin për “spastrim etnik”. Mianmari kundërshton një gjë të tillë. Ky vend ka thënë se pesë anëtarë të një familje kanë arritur në “kampin... Читать дальше...

Reformat garantojnë pavarësimin e medieve nga ndikimet

Evropaelire.org 

Punonjësit në media thonë se ligji që rregullon punën e medieve në Maqedoni, në masë të madhe ka përfshirë kërkesat e gazetarëve, porse akoma ka nevojë për intervenim, veçanërisht në pjesën që rregullon çështjen e reklamave, rritjen e mjeteve për servisin publik, si dhe gjetjen e mekanizmave që ligji të jetë i zbatueshëm. Sefer Tahiri, ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se ndryshimet ligjore... Читать дальше...

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në veri të Sirisë

Evropaelire.org 

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Sirisë, lokacion ku gjenden luftëtarët iranianë pro-qeveritarë dhe milicia shiite, ka thënë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ky grup ka thënë se burimi i shpërthimit të 14 prillit ende nuk është bërë i ditur, pasi që mund të ketë ndodhur nga ndonjë sulm ajror apo ka qenë incident. “Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në provincën Aleppo”, ka thënë grupi me bazë në Britani. Udhëheqësi i këtij grupi, Rami Abdel Rahman, ka thënë se zona... Читать дальше...

Mali i Zi po mban zgjedhjet presidenciale

Evropaelire.org 

Në Malin e Zi kanë filluar zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë Millo Gjukanoviq, i cili ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president i këtij vendi. Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë. Sondazhet e fundit nga Qendra për Tranzicion Demokratik kanë parashikuar se Gjukanoviq do të fitojë 50.6 përqind, mjaftueshëm sa për të fituar raundin e parë. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Спартак» лидирует по очкам с командами из первой половины РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

АО «Транснефть – Прикамье» провело свыше 3 тыс. экологических исследований в I квартале 2024 года





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черного моря до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пообещал потенциальным агрессорам ответ всеми видами оружия




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Александр Розенбаум

Певец Розенбаум похвастался возрождением сети советских пивных в Петербурге



Москва

«Единая Россия» фиксирует мощные DDoS-атаки на фоне акции «Диктант Победы»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net