Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Shtatë ditë protesta pa rezultate

0
Shtatë ditë protesta pa rezultate

Mijëra studentë nga Shqipëria janë nisur nga rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve tjera për t’u bashkuar përpara ndërtesës së Ministrisë të Arstimit në Tiranë.

Ata, në ditën e shtatë të protestave të pandërprera, nuk u lëkundën nga kërkesat për ulje të tarifave të shkollimit dhe përmirësim të infrastrukturës shkollore.

Studentët i kishin vendosur një ultimatum Qeverisë për marrje të vendimeve për realizimin e kërkesave të tyre. Pas skadimit të këtij ultimatumi të dhënë Qeverisë shqiptare, të martën në mbrëmje pas rreth 8 orë protestë, studentët protestues u shpërndanë qetësisht.

Por, më herët, pasi nuk morën përgjigje konkrete nga Qeveria, protestuesit u ndanë në dy grupe, njëri qëndroi te godina e Ministrisë së Arsimit, tjetri bllokoi aksin rrugor te rrethrrotullimi “Zogu i Zi”, që është arteria kryesore e qarkullimit në kryeqytet dhe më pas vazhdoi marshimin deri te ndërtesa e Kryeministrisë.

Të mbledhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, në turmën e studentëve nuk munguan pankartat e shumta, ku ndër tjerash shkuhej “ndërprisni kostot, jo ëndërrat”, “duam barazi”, “mjekësia nuk është hotel me 5 yje”.

Përmes këtyre protestave, studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave që përfshijnë përgjysmim të tarifave dhe përmirësimit të cilësisë të arsimit publik, përmirësimin e kushteve të konvikteve, përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve shkencore.

Ata refuzuan çfarëdo lloj negociate me institucionet shtetërore.

Meqë këto protesta ishin spontane që nga dita e parë, studentët vazhdimisht përsëritën se nuk kanë përfaqësi, dhe nuk lejuan që mbi protestë të bie asnjë ngjyrim partiak.

Studentët kërkonin që kjo protestë të mbahej e kornizuar dhe e izoluar.

“Jo politikë”, ishte brohorima më e dëgjuar për një javë rresht.

“Nuk kemi përfaqësi, e kemi të gjithë kauzën tonë”, tha një student.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Facebook edhe të martën, u bëri thirrje studentëve që të ngrijnë ura komunikimi me Qeverinë.

Megjithatë, ai shtoi se një qeveri që flet me gjuhën e dialogut, nuk e kupton gjuhën e ultimatumeve.

“Kujdes nga kushdo ju mëson t'u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e dialogut, e ka gabim”, shkroi kryeministri në Facebook që në orët e para të protestës. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti kjo opozitare, duke kujtuar përvjetorin e partisë së tij që u themelua pas protestave të studentëve të vitit 1990, që pasuan me rrëzimin e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, tha se “kjo është liria, demokracia dhe beteja që duhet luftuar çdo orë”.

“Këto janë orët e revoltës popullore sepse studentët shqiptarë janë rezistencë dhe sakrificë për lirinë dhe të drejtat duke thirrur një ‘dhjetor të dytë’”, tha Basha duke shtuar se studentët kanë përkrahjen e plotë të opozitës.

Përgjatë ditës së martë, shumë biznese të Tiranës kanë hapur dyert për studentët protestues. Ata në shenjë solidariteti me ta, gjatë gjithë ditës ju kanë shpërndarë falas ujë, kafe dhe çaj të ngrohtë, si dhe ushqime nga furra dhe restorante të ndryshme.

Protesta studentore e së martës, edhe pse me paralajmërime nga vetë studentët se mund të përshkallëzojë, përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident.

Mbetet e paqartë nëse studentët do të vazhdojnë protestat në ditët në vijim.

Të martën nëpër Shqipëri u zhvilluan edhe disa protesta dhe mbledhi të tjera, nga banorë e fermerë që shprehën pakënaqësitë e tyre mbi çmimet e ngritura të naftës, si dhe banorët e lagjes “Astiri” të Tiranës, që kundërshtojnë ndërtimin e unazës së re në kryeqytet.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда


Спорт в России и мире
Москва

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина узнала неприятную новость перед "казахстанским дерби"


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга





Путин в России и мире
Москва

Пашинян подготовил "подарок" Путину к его инаугурации. Запад будет доволен


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Анциферова заявила, что уехавшие из России артисты мозолили глаза на ТВ



Москва

Панда Катюша ненадолго вышла в уличный вольер в Московском зоопарке

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net