Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2018

Maqedonia dhe Bullgaria ashpërsojnë retorikën për maqedonishten

0
Maqedonia dhe Bullgaria ashpërsojnë retorikën për maqedonishten

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i është përgjigjur deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë të Bullgarisë lidhur me pohimet e tij për gjuhën dhe kombin maqedonas, duke theksuar se askush në botë nuk mund t’i kontestojë dikujt të drejtën e përcaktimit etnik, që sipas Zaevit, është vlerë evropiane e cila duhet të pranohet nga të gjithë.

“Unë jam maqedon, flas gjuhën maqedonishte, kjo është e drejtë e imja. Kjo është vlerë evropiane. Unë pres që vlerat evropiane të pranohen nga të gjithë. Ashtu siç kam shtrirë dorën dhe kam pranuar të ndajmë historinë e përbashkët, do të vazhdoj të flas në frymën e miqësisë dhe do të vazhdoj të ndërtoj fqinjësi të mirë, pa marr parasysh se në çka i bazojnë deklarata e tyre. Unë besoj se zoti Karakaçanov, ministrja e jashtme Zaharieva dhe kryeministri Borisov, por para se gjitha populli bullgar është popull mik i popullit tonë”, deklaroi Zaev, duke shtuar se të drejtën e përcaktimit e garanton Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit me të cilën Maqedonia do të ketë emër të ri , Maqedonia e Veriut.

“Po, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, por askush më nuk do të na e kontestojë këtë copë tokë, që na e kanë lënë në trashëgimi. Që nga pavarësia në vitin 1991 e kemi tonën dhe njihet nga të gjithë. Aty jeton popull maqedonas që njihet nga të gjithë. Askush më botë nuk do të ma kontestoj mua e as juve të drejtën e vetë-përcaktim”, ka deklaruar Zaev.

Ka reaguar edhe opozita duke e vlerësuar qëndrimin e zyrtarëve bullgar si kuazi-patriotizëm në kohën kur në bullgari po hetohen edhe afera mbi tregtinë me pasaporta.

“Vlerësoj se ende ka forca në të dyja anët që nuk i mendojnë të mirën raporteve fqinjësore. Në këtë drejtim i shoh edhe deklaratat e zyrtarëve bullgarë që vijnë edhe në kohën e një teme aktuale lidhur me dhënien e pasaportave bullgare. Supozoj se ky kuazi-patriotizëm i zotit Karakaçanov është në funksion të politikës”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Reagimet e zyrtarëve bullgarë kishin pasuar një deklaratë të kryeministrit Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.

“Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE...Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe territore të Republikës së Bullgarisë. Zaevi nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranueshme. Ky është provokim”, kishte deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për Siguri dhe Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë.

Ndërkohë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se dy vendet duhet të zgjidhin çështjet e hapura historike para se Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Bullgaria ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi mes Maqedoninë, por shumë me rëndësi është zbatimi i saj. Bullgaria kërkon që gjatë bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të kryhen të gjithë obligimet e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka deklaruar Zaharieva.

Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe kanë kërkuar aneks në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt.

“Nëse këtë e kundërshtojnë, nuk do ta marrin mbështetjen tonë për në NATO dhe BE”, ka theksuar Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Maqedonia dhe Bullgaria, Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë e kanë arritur më 1 gusht dhe me të dy vendet pretendojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet historike që kryesisht kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase të para Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja ishte nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase, të cilën tani zyrtarët bullgarë e mohojnë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве заметили первый в России электромобиль Tesla Cybertruck





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Брановицкий

Продвижение Музыки. Раскрутка Музыки. Продвижение Песни. Раскрутка Песни.



Москва

Казань вошла в топ популярных железнодорожных направлений на 1 Мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net