Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Qeveria nuk paguan borxhe për Telekomin, synon privatizimin

0
Qeveria nuk paguan borxhe për Telekomin, synon privatizimin

Qeveria e Kosovës nuk do të paguaj borxhet e Telekomit të Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, por do të gjejë formë për rimëkëmbje dhe ta përgatis për procesin e privatizimit, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Telekomi i Kosovës aktualisht gjendet në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e 60 milionë euro.

Ministri  Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se pavarësisht faktit se aksionar i kësaj kompanie është Qeveria e Kosovës, borxhet nuk do t’i shlyej. Ai thotë se Telekomi ka potencial për të qenë fitimprurës në treg, por nuk është menaxhuar në mënyrë të duhur.

“Tashmë duhet të shikohen format si qeveri, do të mblidhemi dhe të diskutojmë se si të rimëkëmbim Telekomin, si të kthejmë në kompani profitabile, të ulim kostot operative, sepse këto kosto janë shumë të mëdha. Normalisht t’i shikojmë trendet, sepse një ndërmarrjeje që i ulet shitja dhe i rriten shpenzimet në të njëjtën kohë nuk është normale në asnjë biznes në botë”, ka thënë Lluka

Për krizën financiare të kësaj kompanie, kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha, të hënën ka njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar ka arritur në 60 milionë euro.

Nëse nuk intervenohet shpejtë, ka thënë ajo, rrezikohet falimentimi për 12 muaj.

Sipas saj, kompania ka një numër të madh të punëtorëve, shpenzime të mëdha të qirasë, mbyllja e një borxhi me Z-mobile mbi 26 milionë euro, rreth 11 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve si dhe vazhdimi i humbjeve ku vetëm për tre muaj kompania ka humbur katër milionë euro.

Naim Gashi, ekspert i ekonomisë, thotë se Qeveria e Kosovës në radhë të parë duhet të identifikojë shkaqet e krizës financiare dhe të merren masa ndaj atyre që kanë sjell kompaninë në këtë situatë.

Sipas tij, menaxhimi jo i duhur i kompanisë dhe pikërisht lidhja e kontratës me operatorin Z- Mobile, ka sjell Telekomin para falimentimit.

“Unë mendoj se pika e parë duhet të hetohet pse ka ardhur tek kjo gjendje. Kjo gjendje ka ardhur pikërisht për shkak të kontratës se dëmshme financiare më Z- Mobile. Këtu mund të ketë edhe skenarë të cilat kanë pasur dëshirë që ta falimentojnë Telekomin e Kosovës dhe ta privatizojnë për një çmim simbolik. Nuk do të ishte çudi, se pikërisht ata të cilët e kanë shkatërruar Telekomin e Kosovës të jenë edhe blerësit ose privatizuesit e Telekomit të Kosovës”, shprehet Gashi 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndërkaq ka thënë se synim i Qeverisë së Kosovës është privatizimi i Telekomit të Kosovës. Sipas tij, një proces i tillë mund të fillojë pas dy vjetëve.

“Jemi duke pritur vendimin e arbitrazhit sepse ajo është një ndër pengesat kryesore për momentin. Pastaj duhet të bëhet një ristrukturim brenda Telekomit në mënyrë që të krijojmë hapësirë edhe për privatizim. Një ndërmarrje që ka humbje rreth 20 milionë euro në vit, kurse tashmë në 2018 ka edhe më shumë, atëherë nuk është lehtë edhe të privatizohet, sepse investitorët e huaj kanë frikë të futen në atë privatizim", ka thënë Lluka. 

Telekomi i Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë me sukses këtë proces.

Në rastin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, në vitin 2013 kompania “Axos - Capital” u shpall fituese, me një vlerë prej 277 milionë eurosh, por kontrata, sipas kompanisë fituese, nuk u zbatua asnjëherë.

Kompania e paditi Qeverinë e Kosovës dhe proceset gjyqësore janë duke u zhvilluar në një gjykatë të arbitrazhit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин поздравил Мишустина с назначением на пост председателя правительства РФ


Спорт в России и мире
Москва

Танцоры из Асбеста выступят в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Касаткина обыграла Марию и вышла в третий круг турнира WTA-1000 в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Чем грозит парковка на газоне





Путин в России и мире
Москва

Уроженец Кировской области с позывным Струна стоял на параде рядом с Путиным


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Юрий Лоза

«Они убрали Листьева». Лоза назвал виновников убийства Владислава Листьева



Москва

Встреча предпринимателей «Бизнес.ReStart» прошла в Химках

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net