Sulmet e talibanëve kanë vrarë 14 ushtarë dhe policë afganë
![Sulmet e talibanëve kanë vrarë 14 ushtarë dhe policë afganë](https://gdb.rferl.org/79EAE96D-9A9E-4694-92B2-4A711824103A_cx0_cy1_cw0_w800_h450.jpg)
Dy sulme të talibanëve në provincën perëndimore të Afganistanit, Badghis kanë lënë të vdekur të paktën 14 trupa ushtarakë dhe zyrtarë policorë, kanë thënë zyrtarët afganë.
Zëvendës-shefi policer, Ghulam Sarwar Haidari ka thënë se një numër i kryengritësve ka sulmuar trupat e ushtrisë afgane në distriktin Ab Kamari, duke lënë të vdekur nëntë ushtarë në sulmin e 23 prillit.
Në po të njëtjën kohë, një tjetër sulm i kryengritësve në distriktin Qadis ka lënë të vdekur pesë zyrtarë policorë, ka thënw Haidari.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Haidari ka fajësuar talibanët për sulmet kundër forcave qeveritare në provincën Badghis.
Më 22 prill një sulm i grupit militant, Shteti Islamik ka lënë të vdekur 57 persona në kryeqytetin afgan, Kabul.