Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Irani 'kërcënon' me rinisje të programit bërthamor

0
Irani 'kërcënon' me rinisje të programit bërthamor

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Teherani do të rinisë programin e tij bërthamor “me shpejtësi më të madhe”, nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015.

“Nëse vjen vendimi nga presidenti Donald Trump që zyrtarisht të tërhiqen nga marrëveshja, atëherë Irani do të marrë vendime që janë të siguruara nën marrëveshje dhe jashtë saj”, ka deklaruar Zarif, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore.

Ministri i Jashtëm iranian, i cili është në SHBA për të marrë pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara, ka dhënë një intervistë për televizionin CBS më 22 prill.

“Ne kemi një numër të opsioneve për vetën tonë dhe ato opsione janë të gatshme, përfshirë edhe opsionet që do të përfshinin rinisjen në shpejtësi të madhe të aktiviteteve tona bërthamore”, ka thënë Zarif.

Megjithatë, Zarif, në një deklarim para gazetarëve më 21 prill, ishte shprehur se Irani nuk po kërkon që të krijojë bombë bërthamore.

Por, ai tha se përgjigja “e mundshme” e Teheranit nëse SHBA-ja heq dorë nga marrëveshja, është që të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar – një përbërës kyç në prodhimin e armëve bërthamore.

“Amerika kurrë nuk është dashur të frikësohet se Irani do të prodhojë bombë bërthamore, por ne do të vazhdojmë fuqishëm në pasurimin tonë bërthamor”, ka theksuar ai ai.

Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Presidenti Trump ka thënë se Irani po shkel “shpirtin” e marrëveshjes bërthamore, duke vazhduar testet e raketave balisitike, duke sponsorizuar militantët në rajon dhe duke mbështetur Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Trump u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i “përmirësojnë”, ato që ai i quan “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes, duke thënë se kufizime të reja duhet të vendosen ndaj programin bërthamor të Teheranit.

Presidenti amerikan ka vendosur 12 majin, si afat të fundit për të përmirësuar marrëveshjen.

Fuqitë e tjera që kanë nënshkruar këtë marrëveshje – Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia – i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të vazhdojë të qëndrojë në këtë pakt, duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Një zyrtar i administratës amerikane, u ka thënë gazetarëve se Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, do të bisedojnë për paktin bërthamor, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë më 23 prill.

Përgatiti: Mimoza Sadiku






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Магаданцы завоевали медали на Чемпионате России по борьбе джиу-джитсу


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ролан Гаррос

Увидит ли Париж Мирру из России? Андреева дает жару в Мадриде и включается в олимпийскую гонку


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Cybertruck впервые заметили на территории России





Путин в России и мире
Москва

Путин: пример поколения ветеранов Великой Отечественной войны вдохновляет и сейчас


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве СБУ проводит облавы против нелояльных Зеленскому


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Сразу прыгнула голой в кровать: Волочкова уединилась с тайным спутником на Мальдивах



Москва

Экс-игрок Колыванов о "Зените": в матчах не видно, что у ребят горят глаза

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net