Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Partitë politike nuk tregojnë nga i marrin dhe as si i shpenzojnë paratë

0
Partitë politike nuk tregojnë nga i marrin dhe as si i shpenzojnë paratë

Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë, vazhdon të mbetet kërkesë e Komisionit Evropian, e cila është përsëritur edhe në Raportin e Progresit të publikuar ditë më parë.

Partitë politike thuhet të kenë vazhduar të mos i bëjnë publike raportet e tyre financiare, ashtu siç edhe është paraparë me Ligjin për financimin e subjekteve politike.

Mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive ishte kritikuar edhe nga organizatat tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.

Shmangia e publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimit financiar nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, thuhet se ka të bëjë më atë se brenda këtyre financave të panjohura të partive politike ka diçka të dyshimtë.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet financiare të partive politike vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk publikohen në web faqen e tyre.

Ai thotë se niveli i transparencës dhe llogaridhënies karshi financimit të partive politike është në pikën zero.

“E gjithë kjo bëhet qëllimisht për shkak se në përgjithësi dhe në bazë të hulumtimeve që ne i kemi zhvilluar, tregon se partitë politike përveç që shpenzojnë paratë që marrin nga buxheti i Kosovës shpenzojnë edhe para që i marrin nga bizneset dhe kjo ka krijuar një lidhje klienteliste mes partive politike dhe bizneseve të caktuara të cilat fillimisht u japin para partive politike dhe pastaj këto i marrin shumëfishë përmes tenderimit publik”, thotë Demhasaj.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit dhe të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë.

Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet përkatëse zyrtare.

Nga matjet e shpenzime të subjekteve politike që kanë bëra organizatat joqeveritare, Demokracia Plus dhe Organizata për Demokraci, Anti –Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vlerësohet se mbi 3 milionë euro kanë shpenzuar subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar.

Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe auditimi i partive politike i cili ishte bërë pati nxjerrë shumë parregullsi, mirëpo që këto parregullsi nuk ishin adresuar nga institucioni mbikëqyrës.

“Fusha e financimit të partive politike nuk është një problem që përcjell vetëm Kosovën. Në të gjitha vendet e rajonit dhe në të gjitha vendet në tranzicion ka probleme me financimin e partive politike për shkak se donatorët synojnë që përmes dhënies së donacioneve për partitë politike pastaj të shpërblehen me kontrata publike ose lehtësime në licenca e favore të tjera".

"Pra, presin që ky favor që iu bëjnë partive politike të shpaguhet. Bërja publike e financave nuk është në interes as të donatorëve e as të partive politike”, thotë Zejna.

Ai thotë se duhet një presion më i madh nga Komisioni Evropian që kjo çështje të adresohet mirë të paktën në ndryshimet që pritet t’i ketë Ligji për financimin e subjekteve politike.

“Megjithatë, edhe po të kemi një legjislacion të mirë dhe në harmoni të plotë me direktivat dhe praktikat e shteteve të BE-së zbatimi i legjislacionit është një sfidë në veti".

"Është një nga ligjet më problematike në zbatim si pasojë e mungesës së institucioneve mbikëqyrës dhe gatishmërisë që të merren me partitë politike. Nëse shikohen raportet e Komisionit Qendrore të zgjedhjeve gjobat që janë ndarë partive politike për mosrespektim të këtij ligji janë zakonisht për partitë që nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka gjoba për partitë e mëdha politike që pranojnë donacione nga bizneset private dhe nga buxheti i shtetit”, thotë Zejna.

Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro. Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин на стройке судоверфи в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Позднякова: москвичей 7 мая ждет аномально холодная погода





Путин в России и мире
Москва

В городах России выступят летом юные вокалистки из Приамурья


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья приехал в Минск и попросил защиты у Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Linkin Park

Звездные разборки: Филипп Киркоров выпустил новую песню, Linkin Park поедут в тур, а Ольга Бузова показала сына-подростка



Москва

Телеведущая Виктория Боня решила покинуть Россию и улететь в Монако

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net