Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Hahn: Maqedonia meritoi rekomandimin, vazhdoni me reformat

0
Hahn: Maqedonia meritoi rekomandimin, vazhdoni me reformat

Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane pas sfidave të shumta lidhur me krizën politike, por kjo nuk është e mjaftueshme për arritjen e qëllimit final, ka deklaruar në Shkup, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, pas takimit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, të cilit i dorëzoi raportin e progresit të Komisionit Evropian.

Hahn tha se Maqedonia ka merituar raportin e pakushtëzuar për çeljen e negociatave dhe se periudha në vazhdim duhet të shfrytëzohet për përmbushjen e të gjitha reformave apo ngecjeve që janë konstatuar në fusha të caktuara.

“Nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi. Dinamika e reformave tani duhet të vazhdoj, veçanërisht në fushat me rëndësi si përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit. Zbatimi i reformave nuk është vetëm për përmirësimin e legjislatives, por edhe për përfitime nga ana e qytetarëve. Keni program të shkëlqyeshëm… keni bërë shumë për miratimin e rregullativës ligjore, por tani e gjithë kjo duhet të zbatohet”, ka deklaruar komisioneri Hahn.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë që ka për Maqedoninë zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë duke paralajmëruar me këtë rast edhe një kompromis të mundshëm në periudhën në vazhdim. Hahn ka thënë se zgjidhja e këtij kontesti ka rëndësi të madhe jo vetëm për procesin e integrimit, por edhe për raportet mes dy vendeve dhe rajonin në përgjithësi.

“Maqedonia dhe Greqia është e mundur që në një të ardhme të afërme të zgjidhin kontestin me emrin. Dy palët janë të përkushtuara në këtë proces, edhe atë në një nivel të lartë dhe është e nevojshme të arrihet marrëveshje që do të jetë në shërbim të interesave të dy shteteve”, ka deklaruar komisioneri Hahn pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, të cilit i ka dorëzuar raportin e progresit me rekomandimin për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Por, komisioneri Hahn nuk dha përgjigjen konkrete në pyetjen nëse BE-ja ka plan B, nëse Maqedonia dhe Greqia nuk arrijnë të zgjidhin kontestin.

Kryeministri Zoran Zaev, tha pas takimit se synimi i radhës i qeverisë është marrja e datës për nisjen e bisedimeve.

“Qëllimi jonë i radhës është vendimi për fillimin e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së për anëtarësim në Samitin e ministriave në qershor.

"Qeveria në mënyrë edhe më energjike do të vazhdojë me politikën e reformave në dy muaj në vazhdim, që në qershor Maqedonia të merr datën për nisjen e bisedimeve”, ka deklaruar Zaev.

Raporti i progresit i është dorëzuar edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili shprehur bindjen se Maqedonia do të vazhdojë rrugën e reformave për arritjen e synimit përfundimtar, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Xhaferi tha se raporti nuk ka asnjë vërejtje për punën e Kuvendit përveç rekomandimin për zbatimin e ligjeve të miratuara.

“Besoj se muajin e ardhshëm, më 17 maj, në Samitin e BE-së në Sofje do të jepen vlerësimet më konkrete rreth kësaj çështjeje dhe deri atëherë mbetet për të gjithë ne që të vazhdojmë më mënyrën siç kemi punuar deri më tani, në rrugën që e presin qytetarët tanë. Unë besoj se subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend do të reflektojnë për të gjitha nevojat që të kryhen në aspektin procedural që të mundet vendi ynë të ecë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka deklaruar Xhaferi.

Komisioneri Johanes Hahn dhe drejtuesit e institucioneve kanë përshëndetur edhe rolin e opozitës në dhënien e mbështetjen për disa nga ligjet reformuese që janë miratuar disa ditë pas publikimit të raportit të progresit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

Петербургский «Зенит» стал чемпионом Единой лиги ВТБ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Ига Свёнтек

«Ну и кто сказал, что женский теннис — это скучно?» Свёнтек — после матча с Соболенко


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Изменение климата обойдется человечеству в 35 трлн долларов в год





Путин в России и мире
Москва

В Москве усилят ПВО и установят сверхмощные "глушилки" для дронов в день инаугурации Путина


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Жасмин

Певица Жасмин подарила сыну на свадьбу роскошную квартиру в Москве



Москва

Сойдет ли на Латвию Благодатный огонь?

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net