Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Prishtina kërkon epilogun e dialogut me Beogradin këtë vit 

0
Prishtina kërkon epilogun e dialogut me Beogradin këtë vit 

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, kanë vlerësuar udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës. Por, njëkohësisht është theksuar se nuk ka shumë vullnet te pala serbe për një marrëveshje ndër shtetërore, kurse janë ngritur edhe dyshime tek lehtësuesi i procesit të dialogut, përkatësisht tek Bashkimi Evropian, i cili është kritikuar për zvarritje të skajshme të procesit.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova mbetet e vendosur për vazhdimin e dialogut, i cili sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje dhe njohje reciproke.

Këto komente, Thaçi i bëri në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

“Në të gjitha proceset ndërkombëtarë udhëheqja e Kosovës ka qenë e gatshme për marrëveshje politike me Serbinë. Edhe në vitet e rënda të luftës dhe paqe ne kemi qenë të gatshëm për marrëveshjen historike, kjo gatishmëri ka munguar në Serbi”, theksoi Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, kohët e fundit është dëshmuar se ka gjithnjë e më pak durim për të vazhduar dialogun në Bruksel pa një vizion të qartë për finalen e tij.

 “Ka ardhur koha për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ‘status quo’ apo çështje të ngrirë. Ky vit duhet të jetë korniza kohore për nënshkrimin e marrëveshjes. Kjo marrëveshje në Kosovë ka peshën e njohjes reciproke”, nënvizoi Thaçi.

“Korrektimi i kufijve bart rreziqe që të gjithë i dimë, prandaj nuk do të futem të detaje”, tha presidenti Thaçi.

Kurse kryeministri Ramush Haradinaj tha se BE-ja si lehtësuese e bisedimeve po e udhëheqë këtë proces shumë ngadalë. Ai kërkoi nga Brukseli që të kërkojë ndihmë, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk ka kapacitet për ta përmbyllur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sa u përket marrëveshjeve, disa janë zbatuar, disa jo. Këtu shihet dobësia e Brukselit. Lejon të ndodhin plotë veprime të jashtëligjshme. Mosgatishmëria e dikujt që ta marrë rolin nuk do të thotë se e ndalë Kosovën. Finalja është marrëdhëniet njohja reciproke ndër shtetërore”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, njëri nga liderët opozitar, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Beogradi synon ndarjen e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhe të lëshoj pe në marrëveshjet me Serbinë, për të siguruar që në të ardhmen të ketë një ulesh në OKB apo në ndonjë organizatë tjetër.

“Prioritet për Kosovën duhet te jetë bashkimi i Mitrovicës. Nuk po them që ulësja në OKB është e parëndësishme, por më e rëndësishmja është bashkimi i Mitrovicës. Nuk duhet që në kurriz të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ta braktisim normalizimin e Kosovës”, theksoi Kurti.

Në konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtar, ndër ta edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie. 

Ky i fundit tha se falë dialogut ka ndodhur integrimi i sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës siç ka ndodhur edhe integrimi i policisë. Por, ka nënvizuar ai, kohët e fundit vërehet një lloj lodhje nga dialogu.

“Dialogu nuk ka alternativë. SHBA mbështet aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE-së. Këtë vit duhet të bëhet përparim në dialog”, theksoi Delawie. 

Në konferencë po debatojnë edhe përfaqësues të subjekteve politike, publicistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00


Спорт в России и мире
Москва

Спортсмены Росгвардии завоевали более 10 медалей на международных и российских соревнованиях по плаванию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Даниил Медведев

Чех Легечка пожелал здоровья россиянину Медведеву, который снялся с их матча


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В России замечен доступный кроссовер по цене Lada Granta: что о нем известно?





Путин в России и мире
Москва

Путин и патриарх Кирилл обменялись подарками на Пасху в храме Христа Спасителя


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Кристина Орбакайте

Певица Орбакайте оценила отмену концертов в России фразой Пугачевой



Москва

На Подмосковном ипподроме состоялось масштабное открытие летнего бегового сезона

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net