Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Апрель
2018

Kërcënimet përtej bontonit diplomatik

0
Kërcënimet përtej bontonit diplomatik

Kërcënimet ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe falënderimi ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga ana e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq nga autoritetet e Kosovës, janë përtej çdo bontoni diplomatik, vlerësojnë njohës e marrëdhënieve diplomatike dhe të çështjeve politike në vend.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në kongresin e rregullt të partisë në pushtet AKP, ditën e diel, presidenti turk Erdogan, ka thënë se “e falënderon presidentin e Kosovës”. Ndërkaq “ kryeministrit i them 'turp'”, ka thënë Erdogan. Edhe ditën e shtunë presidenti turk ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Haradinajn, duke thënë se “do të paguajë” dhe se së shpejti do t’i përfundojë karriera, për shkak se ky i fundit ka larguar nga detyra kreun e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ministrin e Punëve të Brendshme, për shkak se nuk e kishin njoftuar për operacionin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq.

Valon Murtezaj, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, në mandatin e kaluar të ekzekutivit, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se sipas parimeve themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, konsiderohet e papranueshme që një Qeveri të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër.

“Vendet serioze dhe liderët seriozë kanë respekt për njëri-tjetrin edhe kur kanë mospajtime, nganjëherë edhe mospajtime të thella, për sjelljet respektive në vendet e ndryshme. Ne duhet të nisemi nga një parim themelor, i cili është i vlefshëm edhe për ne në Kosovë, që ne nuk përzihemi dhe nuk duhet të merret anë në konfliktet e vendeve të tjera. Megjithatë, nuk lejohen as ndërhyrjet e vendeve të tjera, në territorin apo në sovranitetin e Kosovës në këtë rast”, tha Murtezaj.

Politologu Belul Beqa, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas situatës së krijuar pas arrestimit dhe deportimit të 6 shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, si dhe deklaratave që së fundmi janë bërë nga presidenti turk Erdogan, duhet pasur kujdes që çështja e lidhjeve autoritare të lidershipeve në Turqi dhe në Kosovë, të mos ndërlidhen me orientimet e shtetasve të Turqisë, kur bëhet fjalë për raportet e tyre ndaj Kosovës.

“Gjithsesi është një grusht i rëndë, i cili e ka dëmtuar një raport të shkëlqyeshëm që e kanë pasur këto dy shtete. Por, veprimet autoritare nuk do të ishte mirë që t’i identifikojmë me orientimet e shoqërive në Turqi dhe në Kosovë. Këto janë veprime të liderëve autoritarë dhe duhet të kemi kujdes që liderët autoritarë të mos kenë vend dhe hapësirë as në Kosovë e as në Turqi. Sa më shumë që përshpejtohet procesi i largimit të tyre, aq më shumë dhe më shpejtë mund të përforcohet prapë raporti i mirëfilltë i interesave të ndërsjella, duke respektuar sovranitetin e ndërsjellë dhe duke respektuar interesat e përbashkëta në mes Turqisë dhe Kosovës”, tha Beqa.

Në anën tjetër, përkundër dy deklaratave radhazi të presidentit turk Erdogan, përmes të cilave ka kritikuar, por edhe kërcënuar kryeministrin Haradinaj, ky i fundit nuk ka reaguar deri më tash.

Murtezaj vlerëson se deklaratat e Erdoganit, por edhe mosreagimi i Haradinajt, flasin për dy mentalitete të ndryshme të qasjes ndaj politikës, por edhe diplomacisë.

“Ndoshta, nuk duhet që të merremi me secilën deklaratë, mirëpo ajo tregon edhe realitetin dhe mentalitetin qeverisës në atë pjesë të botës. Prandaj, Kosova duhet të ketë një mentalitet qeverisës evropian, të cilin e ka pasur vazhdimisht dhe shpresojmë, si dhe duhet që të gjithë të punojmë që kjo të mbetet vlera themelore, sepse bazamenti i ndërtimit të shtetit të Kosovës është respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Mbi këtë është ndërtuar shteti i Kosovës dhe vetëm mbi këto parime mund të mbijetojë shteti i Kosovës”, tha Murtezaj.

Të enjten e javës së kaluar në Kosovë janë arrestuar dhe më pas deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk. Erdogan, e fajëson klerikun Gulen për një përpjekje grusht-shteti në Turqi më 2016.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Судоверфь в районе Нагатинский Затон заработает в конце года


Спорт в России и мире
Москва

Московское "Динамо" возглавило турнирную таблицу РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Позднякова: москвичей 7 мая ждет аномально холодная погода





Путин в России и мире
Москва

Путин проведет встречу с членами правительства на следующей неделе


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья Шмидт попросил защиты у Лукашенко и политического убежища в Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Гордон заявила, что вместе с Кудрявцевой готова оплатить Волочковой психиатра



Москва

Участки под ИЖС в Роговском выставили на торги

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net