Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Kryeministri armen fiton zgjedhjet

0
Kryeministri armen fiton zgjedhjet

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë.

Rezultatet paraprake e nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje.

Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit “Kontrata Qytetare” fitoi 53.9 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Armenisë e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21 përqind.

"Populli i Armenisë i dha partisë sonë një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua si kryeministër", tha Pashinian në orët e para të 21 qershorit.

"Ne tashmë do të kemi një shumicë bindëse në parlament", shtoi ai.

Ai ftoi mbështetësit e tij që të dalin në sheshin e Jerevanit.

Pak më vonë, aleanca e Kocharian tha se nuk do të njihte rezultatet, derisa të adresoheshin parregullsitë e pretenduara të procesit të votimit.

"Qindra të dhëna nga qendrat e votimit dëshmojnë për falsifikime të organizuara dhe të planifikuara", tha blloku opozitar në një deklaratë.

Sondazhet e opinioneve para zgjedhjeve treguan se gara ishte e ngushtë midis partisë së Pashinianit dhe aleancës së sapo krijuar të Kocharian. Secila palë kishte rreth 24 për qind mbështetje të qytetarëve.

Qytetarë me të drejtë votë ishin 2.6 milionë ndërsa në zgjedhje morën pjesë 21 parti dhe katër koalicione.

Partive u duhet 7 për qind për të hyrë në parlament. Megjithatë, sipas ligjit në Armeni, nëse vetëm dy parti fitojnë ulëse, një parti e tretë mund të hyjë në parlament, pavarësisht kuotës.

Nëse mbesin këto rezultate paraprake atëherë partia e Pashinian do të ketë më shumë se 50 për qind të vendeve në parlament.

Zgjedhjet pasuan tensionet politike në këtë vend të nxitura nga humbja e forcave armene kundër Azerbajxhanit në luftën gjashtë javore të zhvilluar në vjeshtë të vitit 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Opozita organizoi protesta të vazhdueshme. Pashinianin ofroi dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Marrëveshja e brishtë e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u ndërmjetësua nga Moska. Ajo riktheu sovranitetin e Azerbajxhanit mbi një pjesë të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth që ishin kontrolluar nga forcat etnike armene që nga një luftë në fillim të viteve 1990.

Retorika e përdorur gjatë fushatës zgjedhore kishte ngritur shqetësimet për mundësinë e dhunës gjatë zgjedhjeve, sidomos nëse rezultati është i manipuluar ose i njëjti kundërshtohet nga ndonjëra palë.

Disa kandidatë dhe aktivistë të opozitës janë arrestuar gjatë fushatës nën akuzat për kanosje ose ryshfet.

Në prag të zgjedhjeve, presidenti, Armen Sarkisian, u kërkoi  qytetarëve të qëndrojnë paqësor, duke thënë se do të ishte e papranueshme që "të kalohen kufijt politik dhe moral dhe që situata të përshkallëzohet".

Më vonë më 21 qershor vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të paraqesin një vlerësim të procesit zgjedhor.

"Zgjedhjet ishin në tërësi të zhvilluara në përputhje me ligjet", tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tigran Mukuchian.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве судостроительной верфи в районе Нагатинский Затон


Спорт в России и мире
Москва

К.ВАЛИЕВА, 23 КИТАЙЦА, WADA помогают раскрыть сеть секретных преступных отделов. Дело Скрипалей можно дополнить с пользой.


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA огорчила Елену Рыбакину после турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Для лесопожарных станций Подмосковья закуплены три новых грузовика





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин принёс присягу и вступил в должность президента России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья Шмидт попросил защиты у Лукашенко и политического убежища в Белоруссии




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Карди Би

Создала пробку: юбку Карди Би на Met Gala несли сразу девять ассистентов



Москва

Почти 147 тыс томичей проголосовали за благоустройство скверов в 2025г

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net