Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha te premten (4 qershor) se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara është që të arrihet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai e ka lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të mbështesë edhe modalitete tjera të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, nëse për ato pajtohen të dyja palët. "Vizioni ynë është që Serbia dhe Kosova të jenë anëtare të Bashkimit Evropian. Por, si mund të jenë dy vendet anëtare të BE-së nëse nuk e njohin njëra-tjetrën? Читать дальше...