123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 18.06.2021

OKB bën thirrje për embargo të armëve në Mianmar

Evropaelire.org 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për vënie të embargos së armëve në Mianmar. Kjo thirrje është pjesë e një rezolute jodetyruese që dënon juntën ushtarake në shtetin e përfshirë nga dhuna, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Rezoluta është miratuar të premten nga 190 shtete, ndërsa 36 kanë abstenuar, përfshirë Kinën, aleaten kryesore të Mianmarit. Vetëm Bjellorusia ka votuar kundër rezolutës. Kjo rezolutë ka ardhur në ditën e njëjtë kur Këshilli... Читать дальше...

Merkel e Macron bëjnë thirrje për vigjilencë ndaj varianteve të koronavirusit

Evropaelire.org 

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim. “Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin. ... Читать дальше...

BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për ta detyruar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca, që ta furnizojë BE-në me 120 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit qershor. Blloku evropian e ka dërguar lëndën në gjykatë muajin e kaluar, pasi kompania ka vonuar dërgesën, ndonëse ishte pajtuar që të dërgonte 300 milionë doza deri në fund të muajit qershor. Gjyqtari në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën e BE-së, mirëpo ka urdhëruar AstraZenencan që të dërgojë në BE... Читать дальше...



OBSH: Afrika po përballet plotësisht me valën e tretë të pandemisë

Evropaelire.org 

Afrika është duke u përballur plotësisht me valën e tretë të pandemisë dhe ka nevojë për më shumë vaksinime, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri total i të infektuarve ka kaluar pesë milionë dhe të paktën shtatë shtete afrikane tani nuk kanë vaksina. Zyrtarë të OBSH-së kanë thënë se janë të shqetësuar për rajonin e Afrikës, ndonëse vetëm pesë për qind e infektimeve të reja dhe 2 për qind e vdekjeve regjistrohen nga atje në nivel global. Numri i rasteve të reja në Namibi, Sierra Leone... Читать дальше...

Aktivistët LGBT në Serbi bëjnë thirrje për bojkotim të një hoteli turk

Evropaelire.org 

Pushimi në një hotel “all inclusive” (të gjitha shërbimet e përfshira në çmim) në qytetin bregdetar të Kemerit në Turqi, është në dispozicion për të gjithë qytetarët, përveç nëse aty kanë dëshirë të shkojnë dy burra që planifikojnë ta ndajnë një dhomë. Në faqen e internetit të një agjencie turistike në Serbi, krahas përshkrimit të shërbimeve që ofron hoteli është edhe paralajmërimi: "Hoteli nuk pranon rezervime për dy burra në një dhomë". “Diskriminim i pastër” Kundër kësaj ndalese ka reaguar shoqata “Le të dihet”... Читать дальше...

Kurti kërkon sërish deklaratë të paqes Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar sërish të premten që Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës. Ai ka thënë t’i ketë bërë këto deklarata në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Vjenë. Kosova është përfaqësuar nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave... Читать дальше...

Izraeli ndan vaksina për palestinezët, pas marrëveshjes për reciprocitet

Evropaelire.org 

Izraeli do të ndajë të paktën një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për Autoritetin Palestinez, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të vaksinave, kanë thënë zyrtarët. Sipas marrëveshjes, Autoriteti  Palestinez duhet t’i japë Izraelit një numër reciprok të dozave në një prej dërgesave që pritet të pranojë më vonë gjatë këtij viti. Vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech, që pritet të dorëzohen në territoret palestineze, janë afër skadimit. Izraeli është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm... Читать дальше...

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Evropaelire.org 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten Antonio Guterres për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë. Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë. Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit. Читать дальше...



Kremlini i vë fajin “nihilizmit” për shpërthimin e ri të koronavirusit

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë se shpërthimi i ri i koronavirusit në Rusi, është rezultat i “nihilizmit në rritje” në mesin e rusëve. Ndërkohë, kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka njoftuar se masat kufizuese, të vendosura këtë javë, do të zbatohen deri më 29 qershor. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thënë se fushata e vaksinimit në Rusi, shihet qartë se nuk ka qenë efektive siç është pritur. Ai ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është duke analizuar nga afër situatën. Sobyanin ka bërë... Читать дальше...

Asociacioni mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA 

Evropaelire.org 

Replika e kryeministrit Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas opozitës, mund të ndikojë në dëmtimin e raporteve me SHBA-në.     Të mërkurën më 16 qershor, ambasadori Philip Kosnett tha se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.    Duke iu referuar kundërshtimit të qeverisë që të çojë përpara formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe... Читать дальше...

Nëntë raste të reja të infektimit me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten nëntë raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,694 mostrave. Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. IKSHPK-ja ka njoftuar se më 18 qershor janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 179. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,629 pacientë me këtë virus. Читать дальше...

Austria ndan një milion doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Austria do të ndajë një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë kancelari austriak Sebastian Kurz të premten. Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të mbajtur me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Austria po ashtu ka ndarë 651,000 vaksina për këtë rajon përmes bllokut evropian. “Përtej kësaj, ne po ashtu duam të bëjmë një kontribut bilateral si Republikë e Austrisë, andaj kemi vendosur... Читать дальше...

Kim Jong-un: K.Veriore duhet të përgatitet për dialog dhe përballje me SHBA-në

Evropaelire.org 

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, ka thënë se shteti i tij duhet të përgatitet për “dialog dhe përballje” me Shtetet e Bashkuara, por sidomos “duhet të përgatitet për përballje”. Kjo është hera e parë që Kim komenton drejtpërdrejt administratën e presidentit amerikan Joe Biden. Më herët, Koreja Veriore ka injoruar përpjekjet e Qeverisë amerikane për të zhvilluar komunikim diplomatik. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Koresë Veriore të heqë dorë nga armët bërthamore. Mirëpo Phenjani ka... Читать дальше...

Bie numri i emigrantëve ilegalë, problem identifikimi 

Evropaelire.org 

Kosova vazhdon të shfrytëzohet edhe me tej nga emigrantët, si vend transit për në vendet e Bashkimit Evropian. Emigrantët të cilët po hynë në Kosovë ilegalisht, janë kryesisht nga Siria.    Autoritetet në Kosovë thonë se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, vërehet një rënie e emigrantëve që hyjnë në Kosovë. Nga 1 janari deri më 16 qershor, në Kosovë kanë hyrë 187 persona, nga 2.081 sa kishin hyrë vitin e kaluar.  “Policia e Kosovës për qëndrim 72 orësh në Kosovë, kanë dhënë leje për 199 persona. Читать дальше...

Shpresat te diamantet

Evropaelire.org 

Banorët e një fshati të quajtur Kuahlathi, në provincën Kuazulu-Natal të Afrikës së Jugut, kanë gjetur disa gurë të paidentifikueshëm në një fushë, që i kanë shtyrë të besojnë se vlejnë shumë dhe se do t'i pasurojnë. Njerëz nga e mbarë Afrika e Jugut kanë udhëtuar për t’iu bashkuar fshatarëve që kanë qenë duke gërmuar prej ditësh, pasi një bari - i cili në një fushë të hapur nxori gurin e parë, që disa besojnë se ishte kristal kuarci - përhapi fjalët. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Vjenë

Evropaelire.org 

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po kryeson një samit midis Austrisë dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti mblodhi në Vjenë udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, Shqipëria nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Serbia nga kryeministrja Ana Bërnabiq, Bosnja nga kryesuesi i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, Maqedonia e Veriut nga kryeministri Zoran... Читать дальше...

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Evropaelire.org 

Lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dëbuan gati tre milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, vitin e kaluar, përkundër pandemisë COVID-19, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara - UNHCR. Në raportin e saj vjetor "Trendet Globale" thuhet se totali i njerëzve të zhvendosur ka arritur në 82.4 milionë - dyfishi i shifrës së një dekade më parë. Gati 70 për qind e të prekurve janë nga vetëm pesë vende: Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari, thuhet në raport. Читать дальше...

Sofja kërkon nga Shkupi marrëveshje për identitetin maqedonas

Evropaelire.org 

Bullgaria kërkon marrëveshje të re me Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga ajo për fqinjësi të mirë që ishte arritur në gusht të vitit 2017, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Risto Nikovski dhe Arsim Sinani, duke komentuar vizitën të enjten në Sofje, të kryeministrit, Zoran Zaev dhe takimet me kreun shtetëror bullgar.  Përveç angazhimit deklarativ apo nevojës për vazhdim të dialogut, në takimet e realizuara nuk u shënua asnjë përparim, madje presidenti bullgar theksoi nevojën për një marrëveshje të re... Читать дальше...

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

Evropaelire.org 

Këshilli i Bashkimit Evropian e azhurnoi listën e vendeve, për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, dhe shtoi në të edhe Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi hyn në fuqi sot, kur “në bazë të kritereve dhe kushteve të përcaktuara në rekomandim, shtetet anëtare duhet t’i heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit nga kufijtë e jashtëm, për banorët e këtyre vendeve”. Azhurnimi i listës vjen pasi, në fillim të kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së rekomanduan heqjen e kufizimeve për nëntë vende... Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)





Персональные новости
Динамо

УГМК уступил курскому «Динамо» в Екатеринбурге. ФОТО





A ka shpresë për palestinezët?

Evropaelire.org 

Benjamin Netanyahu, në 12 vjetët e fundit, ka qenë fytyra e kombit izraelit. Çfarë do të thotë për paqen me palestinezët largimi i tij dhe ardhja në pushtet e Naftali Bennettit?

Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

Evropaelire.org 

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën vendimin e Kuvendit të Malit të Zi për të miratuar një rezolutë, e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. “Unë e konsideroj atë një akt civilizimi, veçanërisht për shkak të faktit që e ndalon mohimin e gjenocidit”, tha Komshiq. Për Xhaferoviqin, miratimi i rezolutës “paraqet një hap civilizues përpara dhe një kontribut të pamatshëm në rivendosjen e besimit dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”. Читать дальше...

SHBA izolon Ambasadën në Kabul, për shkak të koronavirusit

Evropaelire.org 

Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të koronavirusit, që vrau një punonjës lokal. Ambasada, përmes një deklarate për media,  tha se koronavirusi ka futur 114 punonjës në karantinë. “Mosrespektimi i politikave të misionit për koronavirus do të rezultojë me pasoja”, tha Ambasada. Ajo po ashtu bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar plotësisht. Читать дальше...

Izraeli sulmon sërish Gazën

Evropaelire.org 

Avionët izraelitë goditën Gazën për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit. Incidentet kërcënojnë një armëpushim të brishtë midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën. Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që kanë zgjatur 11 ditë. Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit. Читать дальше...

“Juneteenth”, fundi i skllavërisë në SHBA, bëhet festë federale

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, nënshkroi ligjin që e bën 19 qershorin festë federale, në kujtim të përfundimit të skllavërisë në SHBA. Festa, e njohur si “Juneteenth”, shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit të skllavëruar në Teksas janë njoftuar se janë të lirë. Kjo ka ndodhur dy muaj pas përfundimit të Luftës Civile në SHBA. “Kjo është një ditë me peshë të madhe dhe fuqi të madhe dhe për të kujtuar njollën morale dhe dëmin e tmerrshëm që skllavëria i ka bërë vendit”... Читать дальше...

Iranianët zgjedhin presidentin

Evropaelire.org 

Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike. Votimet zhvillohen në kohën e zemërimit në rritje për gjendjen e dobët të ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga sanksionet amerikane, keqmenaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit. Ebrahim Raisi, një klerik 60 vjeç i vijës së ashpër politike dhe udhëheqës i gjyqësorit, pritet të zëvendësojë presidentin Hassan Rohani, i cili ka shërbyer dy mandate. Raisi ka qenë një nga gjykatësit iranianë në vitin 1988... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Трехкратный обладатель Кубка Гагарина уволил тренера и назначил нового


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина о том, что не играла в Индиан-Уэллс из-за болезни: «К сожалению, восстановление заняло много времени»


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ Москва — Санкт-Петербург


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

СМИ: Байден и Шольц не успели предложить Москве обменять Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Алла Пугачёва

«Отрешенность от РФ»: адвокат объяснил молчание Пугачевой о теракте в «Крокусе»



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Страховая пенсия по старости может назначаться в автоматическом режиме

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net