123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 17.06.2021

Ushtritë e Izraelit dhe SHBA-së do të diskutojnë tensionet në Lindje të Mesme

Evropaelire.org 

Shefi i ushtrisë së Izraelit do të shkojë të shtunën (19 qershor) në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar me zyrtarët amerikanë për situatën në Gaza dhe armëpushimin e 21 majit që i dha fund luftimeve 11 ditëshe me militantët e Hamasit. Gjenerali Aviv Kohavi, është zyrtari i parë izraelit që viziton Shtetet e Bashkuara që kur u votua qeveria e re me kryeministër, Naftali Bennett. Armëpushimi u shkel këtë javë pasi militantët palestinezë lëshuan balonë zjarrëvënës në drejtim të Izraelit, duke nxitur si hakmarrje sulmet ajrore izraelite. Читать дальше...

BE-ja duhet të përdorë të gjitha vaksinat, thotë rregullatori evropian

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjitha opsionet e vaksinave kundër koronavirusit që janë në dispozicion për të luftuar pandeminë, tha të enjten (17 qershor) Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sipas rregullatorit evropian, ende është shumë herët të thuhet nëse një lloj i veçantë i vaksinës është më i miri, raporton AFP. Disa vende kanë kufizuar imunizimin me vaksinat e AstraZeneca-s dhe Johnson&Johnson për shkak të shqetësimeve të lidhura me mpiksjen e gjakut. Ato kryesisht... Читать дальше...

SHBA: Gjykata hedh poshtë padinë ndaj ligjit për kujdesin shëndetësor

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme në SHBA ka hedhur poshtë një padi nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët, kundër ligjit i cili synon të sigurojë sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët.   Ligji ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama. Ligji u mundësoi qasje në sigurimet mjekësore miliona amerikanëve me të ardhura të ulëta.   Anëtarët e gjykatës, votuan 7-2  në favor që ligji të mbetet i pandryshuar. Në vendim gjyqtarët thanë se parashtruesit... Читать дальше...



Sinjalizuesit në bela me të fuqishmit e politikës

Evropaelire.org 

Avdullah Thaçi jeton në Gjermani prej vitit 2015. Para kësaj kohe ai jetonte në qytetin e tij të lindjes në Prizren, ku edhe punonte në një bankë komerciale.  Atëbotë, derisa po kryente punët e përditshme, ai kishte vërejtur disa transaksione të dyshimta të një zyrtari të lartë të komunës së Prizrenit.  Duke besuar se zyrtari po abuzonte me fonde publike, ai thotë se dyshimet i ndau fillimisht me përgjegjësit në vendin e tij të punës, por pastaj edhe më individë të tjerë.  Informacioni që Thaçi e bëri publik... Читать дальше...

Grupet militante nga Afganistani, rrezik për SHBA-në, thotë Pentagoni

Evropaelire.org 

Për dy vjet, grupet militante ndërkombëtare, siç është Al-Kaida, mund të paraqesin rrezik për tokën amerikane dhe aleatët e SHBA-së. "Mbase do të duheshin dy vjet që ata të zhvillonin këtë aftësi", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, gjatë një seance dëgjimore në Kongres. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Mark Milley, tha se edhe ai pajtohet me këtë afat, por për momentin ekziston një rrezik mesatar. "Ky rrezik padyshim se do të rritej nëse do të ketë një kolaps të qeverisë afgane... Читать дальше...

PDK: I kemi nënshkrimet për ta dërguar presidenten në Kushtetuese

Evropaelire.org 

Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Për të ngritur një çështje në Gjykatën Kushtetuese duhet nënshkrimi i 30 deputetëve. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten më 17 qershor, përmes një postimi në rrjetin social Facebook... Читать дальше...

Shtohet presioni për Asociacionin   

Evropaelire.org 

Që nga dita kur mori detyrën për herë të dytë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur si fillim të ri të dialogut, procesin e bisedimeve me Serbinë. Por ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, thotë se “historia nuk ka filluar me Qeverinë Kurti”. Kosnett ia bëri të qartë të mërkurën kryeministrit Kurti, se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Një ditë më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizite në fshatin Krushë e Madhe... Читать дальше...

Vizita e Zaevit në Sofje, pa epilog për heqjen e vetos

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të enjten ka qëndruar në Bullgari në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Sofjen para samitit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, më 22 qershor në Luksemburg. Pas takimit në Sofje me kryeministrin bullgar në detyrë, Stefan Janev, kryeministri maqedonas tha se kapërcimi i dallimeve mes dy vendeve është i mundur, por se për këtë nevojitet përkushtim nga të dyja palët. “Kemi biseduar për thelbin e problemit përmes udhërrëfyesit dhe propozimit portugez. Читать дальше...



Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja  

Evropaelire.org 

Problemi i papunësisë mbetet në krye të shqetësimeve që kanë  qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në bazë të hulumtimit që ka realizuar Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan,  IRI.  Përkatësisht në pyetjen se cili është për ju problemi më i rëndësishëm, 23% e  qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, e kanë apostrofuar si shumë  problematike çështjen e papunësisë  dhe 22 për qind e të anketuarve, e kanë apostrofuar si problematike pandeminë dhe shqetësimet për qasjen në vaksinat kundër COVID-19. Читать дальше...

Navalny e quan Putinin "gënjeshtar"

Evropaelire.org 

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Putinit se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi. Këto komente Putin i bëri më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës pasi u takua me presidentin amerikan, Joe Biden. Në Gjermani, Navalny është trajtuar si pasojë e helmimit me një agjent nervor brenda Rusisë. Читать дальше...

Dhjetë raste të reja me COVID-19, njofton IKSHPK

Evropaelire.org 

Në Kosovë më 17 qershor janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) shifra bazohet në testimin e 1.848 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 184 . Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,620, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,186. Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit. Читать дальше...

Tenisti i ri Filip Paviq mes Kosovës dhe Serbisë 

Evropaelire.org 

Ndonëse tash e dy vjet nuk ka trajner dhe as vend të përhershëm për trajnim, Filip Paviq nga Novobërda, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, është shpallur tenisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020, në kategorinë deri në 14 vjeç. Filipi, 14-vjeçar, ka marrë këtë çmim, por edhe shumë çmime të tjera nga Federata e Tenisit e Kosovës dhe që nga ky vit, ai garon në kategorinë deri në 16 vjeç. Ai tashmë është pozicionuar në vendin e katërt të tenistëve më të mirë të Kosovës në atë kategori. Gjithashtu... Читать дальше...

Turqia nuk heq dorë nga armatimi rus

Evropaelire.org 

Turqia nuk do të heqë dorë nga furnizimi me sistemin mbrojtës raketor rus, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftuan mediat shtetërore. Ai tha se këtë ia ka konfirmuar edhe presidentit amerikan, Joe Biden gjatë takimit të tyre më 14 qershor në Bruksel. “I thash Bidenit se ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Azerbajxhani.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO përbën "vijë të kuqe" për Rusinë

Evropaelire.org 

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO përbën “vijë të kuqe” për Rusinë, ka thënë Kremlini më 17 qershor, një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin kanë mbajtur samitin e parë në Gjenevë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia është e shqetësuar nga bisedimet se Kievit një ditë mund t’i sigurohet një Plan për Anëtarësim, i cili njëherësh është hapi i parë për anëtarësim në aleancën veriatlantike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë më 14 qershor... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës kalon në lexim të parë ndryshimet për heqje të homologimit

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim për heqjen e homologimit për veturat që importohen nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Norvegjia. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë të enjten përmes një postimi në rrjetin social Facebook se brenda ditësh pritet që projektligji të votohet edhe në leximin e dytë dhe më pas të hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për automjete. “Më në fund, po hiqet kjo barrë e panevojshme për qytetarët”, ka thënë mes tjerash Murati. Nëse ndryshimet miratohen edhe në leximin e dytë... Читать дальше...

Problemet me mushkëri pas COVID-19 

Evropaelire.org 

Sanije Abdullahu 68-vjeçare, në muajin tetor të vitit të kaluar kishte rezultuar pozitive me sëmundjen COVID -19, të cilin e ka përfunduar pa simptoma. Problemet shëndetësore Sanijes iu paraqiten pas shërimit nga koronavirusi, saktësisht dy javë pasi një testim tjetër kishte treguar se tashmë ajo e kishte kaluar virusin. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ajo tregon se filloi të ndihej e lodhur, të kishte koll dhe vështirësi në frymëmarrje. “Pas përfundimit të koronavirusit filluan problemet shëndetësore. Читать дальше...

Vendi ku HIV-i po ua merr jetën fëmijëve

Evropaelire.org 

Qindra bebe dhe fëmijë kanë rezultuar pozitivë me HIV në vitin 2019, në provincën Sind të Pakistanit, pasi një mjek zbuloi një skandal të ripërdorimit të gjilpërave. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Intensifikohen konfliktet prej shpërthimit të pandemisë

Evropaelire.org 

Shkalla e konflikteve në botë është rritur prej kur ka shpërthyer pandemia, sipas Indeksit Global për Paqe, të publikuar të enjten nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Raporti, që vlerëson situatën më 2020, tregon se shkalla e konfliktit është rritur në botë për të nëntën herë në 12 vjet. Themeluesi i Institutit Steve Killelea, ka thënë se pandemia e ka fajin për këtë situatë. Ndonëse nivelet e përgjithshme të konfliktit dhe terrorizmit kanë rënë më 2020, jostabiliteti politik dhe protestat e dhunshme kanë shënuar rritje... Читать дальше...

Kurti për deklaratën e Kosnett: Nuk mund të ketë Asociacion njëetnik 

Evropaelire.org 

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë.  Komentet e kryeministrit Kurti vijnë pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.  “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Читать дальше...


Музыкальные новости
Алла Пугачёва

«Отрешенность от РФ»: адвокат объяснил молчание Пугачевой о теракте в «Крокусе»





Персональные новости
#123ru.net

Стартовал конкурсный отбор на участие в летней выездной программе литературного проекта «Языковая арт-резиденция»





Lideri verikorean e pranon se është rënduar situata me ushqim

Evropaelire.org 

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit. Duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u rënduar”. Ai ka thënë se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat për grurin, për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilat kanë shkaktuar vërshime. Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë. Читать дальше...

SHBA-ja do të shtojë një festë federale për të shënuar fundin e skllavërisë

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një projektligj që parasheh kthimin e 19 qershorit në ditë pushimi në nivel federal, për të shënuar fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara. Dita e pushimit, e njohur në SHBA si “Juneteenth,”shënon ditën e vitit 1865, kur afrikano-amerikanët e fundit kanë kuptuar se janë të lirë. Ky lajm ka arritur tek ata dy vjet pasi ish-presidenti Abraham Lincoln ka lëshuar Shpalljen e Emancipimit gjatë luftës civile. Shumica e shteteve amerikane veçse shënojnë këtë ditë. Читать дальше...

Kina nis tre astronautë në stacionin hapësinor të ndërtuar pjesërisht

Evropaelire.org 

Tre astronautë kinezë janë nisur më 17 qershor në stacionin e ri hapësinor të Kinës. Astronautët, dy prej të cilëve veteranë, janë nisur në stacionin hapësinor Tiangong, i cili është lëshuar në muajin prill. Ata pritet të qëndrojnë aty për tre muaj për të kryer eksperimente, për të testuar pajisjet dhe për t’u përgatitur që të pranojnë dy module tjera të stacionit vitin e ardhshëm. Anija kozmike është nisur nga qendra Jiuquan në veriperëndim të Kinës. Ky njëherësh shënon misionin e parë hapësinor të Kinës me ekip... Читать дальше...

Vaksina e kompanisë CureVac vetëm 47 për qind efikase kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Kompania farmaceutike gjermane CureVac, ka shënuar kthim të madh mbrapa në zhvillimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, ndërkohë që varianti Delta i këtij virusi vazhdon të rrisë shqetësimet në Angli dhe shtetet tjera, pavarësisht shkallës relativisht të lartë të vaksinimit. CureVac ka njoftuar më 16 qershor se vaksina e saj potenciale është 47 për qind efikase kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi. CureVac është konsideruar kandidate kyçe në garën ndërkombëtare për miratim të vaksinave kundër koronavirusit... Читать дальше...

Frika e punonjësve afganë: “Talibanët do të na vrasin”

Evropaelire.org 

Talibanët, me vite, janë zotuar se do të vrasin çdo afgan që ka punuar për forcat e SHBA-së dhe të NATO-s në Afganistan. Militantët i cilësojnë ata si “tradhtarë”. Tani që trupat e huaja pritet të largohen nga Afganistani deri në shtator, dhjetëra mijëra afganë që kanë punuar në role mbështetëse, janë mbërthyer nga frika dhe paniku. Shqetësimet e tyre janë të bazuara mirë. Talibanët, gjatë viteve, kanë vrarë qindra afganë, të cilët kanë punuar për forcat e huaja ushtarake, dhe familjarë të tyre. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Блиц-матч по шахматам между двумя командами провели в павильоне «Спорт для каждого»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Чесноков оценил шансы Александровой в борьбе за выход в финал турнира WTA в Майами


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошла эковыставка Hydrate The World





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ «Москва — Санкт-Петербург»


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

Силовики задержали за сутки пятерых журналистов, часть проходит по делу об «участии в работе ФБК», одного жестоко избили при задержании



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певица

Певица Ирина Понаровская перенесла концерт в Москве



Москва

"Решено выдать сразу две пенсии": россияне получат в апреле очень приятные выплаты

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net