123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 24.06.2021

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së - të tilla si Britania - për të luftuar variantin Delta të koronavirusit. Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit. “Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”... Читать дальше...

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Evropaelire.org 

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan të enjten një rezolutë, e cila u bën thirrje 27 vendeve anëtare të bllokut që të sigurojnë të drejtën në abort legal dhe të sigurt. Rezoluta jodetyruese u miratua me 378 vota për dhe 255 kundër. Sipas saj, pandemia COVID-19 e ka kufizuar qasjen në shumë shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe ka prekur më shumë gratë sesa burrat. Derisa pjesa më e madhe e Evropës e ka legalizuar abortin, disa vende janë duke vendosur kufizime. Aktivistët... Читать дальше...

Çfarë pas Merkelit?

Evropaelire.org 

Manifesti i paraqitur nga partitë që garojnë për të formuar Qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, përcakton vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e këtij vendi dhe të Evropës, pas zgjedhjeve federale të shtatorit. Në lojë është drejtimi që Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës - do të marrë pas largimit të Angela Merkelit nga posti i kancelares. Në pushtet qysh në vitin 2005, Merkel planifikon të tërhiqet pas zgjedhjeve të 26 shtatorit. Konservatorët, në manifestin e tyre, u premtojnë votuesve “stabilitet dhe ringjallje”. Читать дальше...



Kryeministri i Holandës: Hungaria s’ka më punë në BE

Evropaelire.org 

Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual. Ligji - të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor - ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë. Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër... Читать дальше...

Ta jetosh komunizmin, segregimin, luftën dhe pavarësinë

Evropaelire.org 

Jahja Prestreshi, një mësues nga fshati Mazgit në periferi të Prishtinës, ishte duke dhënë mësim në një nga shkollat e Obliqit, kur policia serbe e largoi atë nga puna në vitin 1990. Ky ishte vetëm fillimi i një dekade të vështirë për Prestreshin, i cili jetoi në dekadën e segregimit që kulmoi me luftën e përgjakshme të Kosovës, në fund të viteve të 90-ta, në të cilën u vranë rreth 13.500 persona.

SHBA formon komitetin për hetimin e trazirave të 6 janarit

Evropaelire.org 

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi, njoftoi për krijimin e një komiteti që do të hetojë trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, që ndodhën më 6 janar të këtij viti. Pelosi tha se komiteti, i udhëhequr nga demokratët, do të synojë që “të përcaktojë të vërtetën e asaj dite” dhe “të sigurojë që një sulm i atij lloji të mos mund të ndodhë më”. Ky veprim vjen pasi republikanët e Senatit e bllokuan projekt-ligjin për krijimin e një komiteti dypartiak. Aleatë të ish-presidentit amerikan... Читать дальше...

Ambasadori amerikan kthehet në Moskë

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Sullivan, u kthye në Moskë, dy muaj pasi u largua nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Rusisë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Rusi, Jason P. Rebholz. Vetë Sullivan tha në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, se “është i lumtur” që është kthyer në Moskë. “Pres që të punoj me kolegët tanë në Qeverinë ruse për të arritur qëllimin tonë për marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”... Читать дальше...

Tri viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e V.; priten vaksina të reja

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten tri viktima nga koronavirusi dhe dhjetë raste të reja pozitive. Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, viktimat janë nga Dibra, Kërçova dhe Kriva Pallanka. Me to, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend arrin në 5,481. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, u regjistruan në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë. Ato rezultuan pas testimit të 2,302 mostrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...



Kundërthënie midis Rusisë dhe Britanisë për incidentin në Detin e Zi

Evropaelire.org 

Moska dhe Londra vazhdojnë të bëjnë deklarata kundërthënëse rreth incidentit në Detin e Zi, që ndodhi një ditë më parë. Rusia paralajmëroi të enjten se është e gatshme të hapë zjarr kundër luftanijeve, që hyjnë në ujërat territoriale të Gadishullit ukrainës të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar në vitin 2014. Moska tha se anija e saj luftarake ka shkrepur të shtëna paralajmëruese të mërkurën, ndërsa një aeroplan i saj ushtarak ka hedhur bomba në rrugën e luftanijes britanike HMS Defender, për ta detyruar atë që të ndryshojë drejtim... Читать дальше...

Kosova dhe Serbia heshtin për propozimin amerikan për Ujmanin 

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë qëndrim për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.  Kjo nuk i ka ndaluar ekspertët nga Kosova dhe Serbia, të komentojnë lidhur me propozimin në fjalë.    Ky studim po konsiderohet i pranueshëm dhe i realizueshëm nga Halim Gjergjizi, profesor i menaxhimit strategjik në Kolegjin privat “Dardania”.   E rëndësishme sipas tij, është që studimi nuk i referohet pronës së liqenit, por vetëm... Читать дальше...

Vapa e qershorit befason Ballkanin

Evropaelire.org 

Një valë e të nxehtit të madh ka përfshirë Ballkanin, duke e befasuar gadishullin, i cili është mësuar që të përballet me temperatura të larta kryesisht gjatë muajit gusht, dhe jo aq herët sa tani, në qershor. Në qytetin boshnjak të Mostarit, termometri në mesditë, të mërkurën, shënoi 41 gradë, ndërkaq në Prishtinë u regjistrua temperatura maksimale prej 39 gradësh. Zhegu po e mundon edhe Beogradin, ku janë raportuar alivanosje të njerëzve nëpër rrugë. Autoritetet në Ballkan po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin daljen e panevojshme jashtë... Читать дальше...

Lehtësimi i masave kundër koronavirusit mund të sjellë fluks të migrantëve

Evropaelire.org 

Lehtësimi i masave që kanë të bëjnë me pandeminë e koronavirusit, ka rritur frikën e një fluksi të mundshëm të migrantëve, të cilët, sipas ekspertit për çështje të sigurisë, Lubomir Gjurçevski, mund të shfrytëzojnë lëvizjen e madhe të njerëzve dhe mallrave për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. Kjo, sipas tij paraqet rrezik jo vetëm për paraqitjen e ndonjë varianti të ri të koronavirusit, por edhe për çështje tjera lidhur me akte të ndryshme kriminale. “Rreziku është i madh. Kemi lëvizje të shumta të njerëzve e mallrave... Читать дальше...

Rritja e kostos së ndërtimit shtrenjton banesat

Evropaelire.org 

Vetëm ngritja që ka pasur çmimi i hekurit gjatë muajve të fundit, e ka shtrenjtuar koston e ndërtimit për një metër katror në Kosovë, për rreth 17 euro, thotë Faton Hoxha, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë. Kjo rritje e kostos së ndërtimit sipas tij, pashmangshëm rrit edhe koston e banimit. “Kemi ngritje të çmimit të hekurit apo armaturës për afër 100 për qind, çimentos 80 për qind, drurit 60 për qind, pra të gjitha materialet që janë bazë për ndërtim u janë rritur çmimet. Kur të shtojmë edhe transportin... Читать дальше...

Biden shpall planin për ta luftuar valën e krimit

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një plan për financimin më të lartë të policisë, si përpjekje për ta luftuar rritjen e numrit të vrasjeve. Ai tha se zyrtarët në zonat e krimit mund të punësojnë më shumë personel të zbatimit të ligjit. Strategjia e presidentit Biden për luftimin e krimit synon kufizimin e tregtarëve mashtrues të armëve dhe të trafikut të armëve të zjarrit. Qytetet e mëdha amerikane janë përballur me një rritje të të shtënave, vrasjeve dhe grabitjeve të armatosura,... Читать дальше...

OXFAM: Krizat në Liban vështirësojnë jetën e komunitetit LGBTQ

Evropaelire.org 

Situata pas shpërthimit në portin e Bejrutit në Liban, kriza ekonomike dhe pandemia e COVID-19 janë faktorë që kanë cenuar më shumë se kurrë komunitetin LGBTQ (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët). Kështu thuhet në një raport të ri të organizatës OXFAM, një lëvizje globale që lufton padrejtësitë dhe varfërinë. Më 4 gusht të vitit 2020 në portin e Bejrutit ndodhi një shpërthim që shkatërroi një pjesë të qytetit, dhe si pasojë, sipas OXFAM-it, ndikimet në komunitetin LGBT ishin të mëdha. Читать дальше...

Ku po vaksinohet bota?

Evropaelire.org 

Për t’iu mundësuar qytetarëve vende të përshtatshme dhe të sigurta për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, shume shtete në botë po i transformojnë qendrat tregtare, kishat, aeroportet, stacionet e metrosë, muzetë dhe stadiumet në qendra të vaksinimit. Në disa vende, vaksinat kundër koronavirusit po ofrohen edhe në autobusë, por edhe në bare e në lumenj. (Përgatiti: Trim Haliti)

SHBA-ja dhe Turqia diskutojnë për sigurinë e aeroportit të Kabulit

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë dhe ata turq do të diskutojnë për të ardhmen e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit pas tërheqjes së planifikuar të forcave ndërkombëtare nga Afganistani më vonë këtë vit. Turqia është angazhuar për të ofruar sigurinë e aeroportit, si një pikë strategjike. Më 24 qershor, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, do të presë  një delegacion amerikan në përbërje të zyrtarëve nga Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes. Bisedimet në Ankara do të mbahen derisa presidenti afgan... Читать дальше...

Senatorët amerikanë arrijnë marrëveshje për investimet në infrastrukturë

Evropaelire.org 

Pasi arritën një marrëveshje "kornizë" të një projekt-ligji të shpenzimeve për infrastrukturë, një grup senatorësh republikanë dhe demokratë do të zhvillojnë bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden, më 24 qershor në Shtëpinë e Bardhë. "Ne arritëm një marrëveshje për një plan, por do ta përfundojmë atë nesër", tha senatori demokrat, Joe Manchin. Presidenti Biden e ka vënë si prioritet kryesor ndërtimin e rrugëve, urave dhe infrastrukturës tjetër pasi, sipas tij, kjo do të ndihmonte në rritjen... Читать дальше...

BE-ja vendos nëse do të takohet me Putinin

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian gjatë një samiti dy-ditor që fillon të enjten (24 qershor) në Bruksel, do të diskutojnë një strategji të ri të raporteve me Rusinë si dhe për ligjin që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) në literaturën shkollore të miratuar nga Hungaria. Në samit do të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, që do të pasonte takimin e presidentit amerikan, Joe Biden me Putinin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor. Читать дальше...

Kosova kërkon kthimin e “Ganimete Tërbeshit” nga Mali i Zi  

Evropaelire.org 

Një pronë në bregdetin Adriatik, me mbi 4.5 mijë metra katrorë, është bërë mollë sherri ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi. Autoritetet malazeze thonë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf beach properties d.o.o.” nga Podgorica, duke kërkuar kthimin e së drejtës së pronësisë në mbi 4.5 mijë metra katrorë tokë në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës. Bëhet fjalë për parcela në shëtitoren përgjatë plazhit të Beçiqit, ku dikur ndodhej një vend-pushimore për fëmijët. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Сотрудники Росгвардии приняли участие в чемпионате Центрального округа по боксу.


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Россиянка Хромачёва вышла в финал турнира WTA в Руане в парном разряде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае





Путин в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о развитии отечественного судостроения   


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Игорь Бутман

Бутман: не стоит обращать внимания на выбранную МОК музыку для россиян на ОИ



Москва

Основатель торгового комплекса «Три кита» Сергей Зуев умер в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net