Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Новости за 15.06.2021

Një nga gratë më të pasura në botë dhuron miliarda dollarë

Evropaelire.org 

Miliarderja amerikane, MacKenzie Scott, dhuroi edhe 2.7 miliardë dollarë për qëllime bamirësie. Scott tha përmes një blogu se dëshiron t’u japë para atyre që janë “nënfinancuar dhe anashkaluar historikisht”. Ajo tha se ka zgjedhur 286 organizata që trajtojnë pabarazinë racore, artet dhe arsimin. Scott, shkrimtare dhe filantropiste, është ish-gruaja e Jeff Bezos, themeluesit të kompanisë së shitjeve online, Amazon. Ajo është një nga gratë më të pasura në botë. Pjesën më të madhe të pasurisë e ka nga Bezos... Читать дальше...

Sllovakia urdhëron gjykim të ri në rastin e vrasjes së gazetarit

Evropaelire.org 

Gjykata e Lartë e Sllovakisë anuloi lirimin e një biznesmeni dhe të një të akuzuare tjetër për vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak, dhe të fejuarës së tij. Gjykata urdhëroi gjykim të ri të rastit. Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë qëlluar dhe vrarë në shtëpinë e tyre pranë Bratisllavës, në shkurt të vitit 2018. Incidenti ka shkaktuar protesta masive në Sllovaki dhe ka çuar në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm. Kuciak ka qenë duke hetuar disa pretendime për korrupsion përpara se të vritej. Читать дальше...

Opozita akuzon LVV-në për kapje të shtetit 

Evropaelire.org 

Vendimi i fundit i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe vendimet e tjera të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordeve, nga opozita në Kosovë po shihen si përpjekje për kontroll total të të gjitha institucioneve të pavarura.  Mirëpo, në Qeverinë e Kosovës thonë se institucionet e kapura janë trashëgimi e keqe e qeverive të kaluara dhe do t’i mbetet të kaluarës, “ndërsa çkapja dhe funksionalizimi i tyre është synim i qeverisë së sotme”. Читать дальше...



Kalon 600,000 numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Evropaelire.org 

Numri i qytetarëve të vdekur nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 600,000. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të martën janë konfirmuar 600,012 viktima. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në ndonjë vend. SHBA-ja prin edhe me totalin e rasteve të konfirmuara pozitive: afro 33.5 milionë. Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 173 milionë njerëz, apo rreth 52 për qind e popullatës amerikane, kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Читать дальше...

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e V., së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë. Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Osmani ia vazhdon mandatin teknik EULEX-it

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia vazhdoi mandatin misionit evropian për sundimin e ligjit - EULEX edhe për një vit. Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se Osmani e njoftoi shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me vendimin. Në  letrën drejtuar atij, Osmani tha se EULEX-i “do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”. “I njëjti mandat mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër... Читать дальше...

Biden arrin në Gjenevë për takim me Putinin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti të martën pasdite në Gjenevë, ku do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Biden u prit në pistën e Aeroportit të Gjenevës nga presidenti zviceran, Guy Parmelin, i shoqëruar nga krerët e kantonit dhe autoritetet e qytetit të Gjenevës, si dhe nga diplomatët amerikanë, të vendosur atje. Takimi me Putinin do të zhvillohet të mërkurën. Të dyja palët i kanë minimizuar shanset për arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Një ndihmës i... Читать дальше...

Kurti e Vuçiq me dallime të mëdha në rinisje të dialogut

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të kundërta në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel. Në takim e tyre të parë në këtë proces, Kurti tha se i ka disa propozime që çojnë përpara dialogun, ndërkohë që presidenti serb, Vuçiq, tha se delegacioni kosovar kishte shkuar që të mos pajtoheshin për asgjë.



Hungaria miraton ligjin që ndalon përmbajtjen LGBT për të miturit

Evropaelire.org 

Parlamenti i Hungarisë miratoi ligjin që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë. Kritikët e cilësuan masën si sulm mbi të drejtat e komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Legjislacioni u mbështet nga 157 ligjvënës, nga 199 sa ka Parlamenti hungarez në total. Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan votimin, me përjashtim të atyre nga partia e krahut të djathtë Jobbik, e cila e mbështeti masën. Читать дальше...

Ikea në Francë gjobitet me 1 milion euro për spiunim të stafit

Evropaelire.org 

Një gjykatë franceze urdhëroi gjigantin suedez të mobiljeve Ikea të paguajë gjobë prej një milion eurosh, pasi u gjet fajtor për spiunim të stafit në Francë. Ish-shefi i Ikeas-s në Francë, Jean-Louis Baillot, u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe me gjobë prej 50,000 eurosh. Dega në Francë e Ikea-s u zbulua se ka përdorur detektivë privatë dhe oficerë të policisë, për të mbledhur të dhëna private për stafin. Dëshmitë dolën në pah në vitin 2012. Për pasojë, Ikea shkarkoi katër menaxherë dhe miratoi kod të ri të sjelljes. Читать дальше...

G7 premton vaksina për të gjithë

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e G7 njoftuan një plan për të dhuruar më shumë se 1 miliard doza të vaksinave në vendet e varfra dhe gjithashtu kërkuan një hetim të plotë mbi origjinën e COVID-19. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Arben Hoti)

Zaev nuk shpreson në marrëveshje me Bullgarinë në qershor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk është optimist për një zgjidhje të mundshme të kontestit me Bullgarinë deri më 22 qershor, kur është paraparë mbajtja e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Zgjidhja eventuale e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes nënkupton edhe zhbllokimin e procesit integrues apo nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. “Kam ndjenjën se dallimet nuk do të zgjidhen më 22 qershor,... Читать дальше...

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u raportuan të martën 12 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,668 mostrave, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 119 pacientë. Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,595, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,107. Raste aktive aktualisht janë 238. Të martën... Читать дальше...

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut thonë se partitë në pushtet, me zvarritjen e bisedimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së tyre për demokratizimin e procesit zgjedhor, qoftë të drejtuesve të komunave apo edhe të përfaqësuesve në institucionin ligjvënës. Flakron Bexheti nga partia shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët, thotë se këtyre partive më tepër iu intereson modeli aktual, pasi nuk duan që populli të bëjë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Читать дальше...

Kurti e Vuçiq me qasje të kundërta për dialogun

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel në një raund të ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Kurti ka thënë se i ka bërë katër propozime që çojnë përpara dialogun, ndërkohë që presidenti serb, Vuçiq tha se delegacioni kosovar kishte shkuar për të mos u pajtuar për asgjë. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)

Sulm vdekjeprurës kundër ekipit të vaksinimit në Afganistan

Evropaelire.org 

Persona të armatosur sulmuan disa ekipe për vaksinim kundër poliomelitit në lindje të Afganistanit, duke vrarë së paku pesë punonjës shëndetësorë. Ky është sulmi i dytë i tillë në zonë, në më pak se tre muaj. Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khoqyani, i tha Radios Evropa e Lirë se përveç të vrarëve, janë edhe katër persona të plagosur. Zëdhënësi i policisë provinciale, Farid Khan, tha se viktimat janë qëlluar në tre lokacione të ndryshme të provincës Nangarhar, brenda dy orësh. Читать дальше...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Evropaelire.org 

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë nga Pekini. Veprimet e Kinës, duke përfshirë zgjerimin e arsenalit bërthamor, kërcënojnë “rregullat e bazuara në ligjin ndërkombëtar”, ka thënë NATO-ja. Kjo është hera e parë që NATO-ja ka vendosur Kinën në qendër të agjendës së vet. Si përgjigje, Kina ka thënë se politika e saj e jashtme ka “natyrë mbrojtëse” dhe i ka bërë thirrje NATO-s që... Читать дальше...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.   Kurti i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.  “Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan... Читать дальше...

Në kërkim të diamanteve

Evropaelire.org 

Më shumë se 1.000 persona janë mbledhur të hënën në një fshat të Afrikës së Jugut, për të kërkuar ato që ata besojnë se janë diamante, pas zbulimit të gurëve të paidentifikueshëm atje. (Përgatiti: Trim Haliti)


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Матильда Шнурова примерила откровенный наряд в сетку





Персональные новости
ЦСКА

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве





Lajçak: Palët ishin të sinqerta se çfarë duan nga dialogu

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që ka ndodhur. Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut. “Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan... Читать дальше...

Daka: Shkarkimi im jokushtetues, do të ndjek rrugët ligjore

Evropaelire.org 

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkarkimin e saj nga kjo pozitë është në kundërshtim me kushtetutën dhe i pa mbështetur në ligj. Ajo ka thënë se do të ndjekë rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtën e saj. “Të akuzohem për mospunë dhe për vendimet kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit... Читать дальше...

Nis vaksinimi masiv, MSH-ja thotë se ka doza të mjaftueshme

Evropaelire.org 

Mbi 320 mijë qytetarë pritet që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusin, gjatë një muaji, ka thënë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një vizite që bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të qytetarëve. Ministri Vitia tha se Kosova ka doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19, edhe pse nuk tregoi numrin e saktë të tyre. Deri në fund të këtij muaji, Vitia tha se në Kosovë do arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga kompania farmaceutike amerikane... Читать дальше...

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim nga Presidenca. Shpallja e datës së zgjedhjeve pason konsultimet që ka zhvilluar presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike në fillim të muajit qershor. Читать дальше...

OBSH: Numri i të infektuarve me koronavirus po bie, por jo i të vdekurve

Evropaelire.org 

Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë javët e fundit, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, mirëpo ai po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000. Shefi i OBSH-së ka thënë më 14 qershor se rënia e numrit të rasteve në periudhë prej shtatë javësh është më e gjata prej kur ka nisur pandemia. Mirëpo vdekjet sipas tij nuk po e ndjekin trendin e njëjtë, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa shtete. Читать дальше...

Borrell: Ky është rasti që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje ligjërisht obliguese për normalizim të marrëdhënieve. Borrell ka thënë se në BE është një momentum i ri sa i takon perspektivës së Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë atë. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

«Был риск завершить борьбу еще в первом матче». В России оценили победу Рыбакиной в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

При каких обстоятельствах может затопить Петербург и Москву? Отвечает гидролог





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черного моря до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: на территории Польши и Прибалтики готовят атаки на восток




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: встречи по продвижению "формулы Зеленского" дают Киеву чувство вседозволенности


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Совместная Песня со Звездой.



Москва

Проблематика сегмента верхней одежды - фокус внимания 27-ой Международной выставки зимней моды «LeShow Москва» в ЦВК “Экспоцентр”

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net