Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Iranianët zgjedhin presidentin

0
Iranianët zgjedhin presidentin

Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës Islamike.

Votimet zhvillohen në kohën e zemërimit në rritje për gjendjen e dobët të ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga sanksionet amerikane, keqmenaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit.

Ebrahim Raisi, një klerik 60 vjeç i vijës së ashpër politike dhe udhëheqës i gjyqësorit, pritet të zëvendësojë presidentin Hassan Rohani, i cili ka shërbyer dy mandate.

Raisi ka qenë një nga gjykatësit iranianë në vitin 1988, i cili ka mbikëqyrur një seri gjyqesh të shpejta, në të cilat mijëra të burgosur politikë janë dënuar me vdekje dhe janë ekzekutuar.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ai është fajtor për krime kundër njerëzimit.

Video:

Këshilli i Gardianëve - një organ i fuqishëm i vetingut në Iran - ka penguar kandidatët e moderuar të garojnë.

Sfiduesi kryesor i Raisit dhe i vetmi i moderuar në garë është Abdolnaser Hemmati.

Ai ka shërbyer si shef i Bankës Qendrore të Iranit përpara se të shkarkohej, për të kandiduar për president.

Hemmati, 64 vjeç, teknokrat, ka fituar vëmendje në ditët e fundit, duke kritikuar kufizimet shtetërore. Megjithatë, sondazhet e opinionit publik sugjerojnë se mbështetja për të është me një shifër.

Dy sfidues të tjerë të Raisit nga vija e ashpër, ish-negociatori i çështjeve bërthamore, Saeed Jalili, dhe ligjvënësi Alireza Zakani janë tërhequr nga gara më 16 qershor - në ditën e fundit të fushatës zgjedhore. Të dy u kanë kërkuar mbështetësve të tyre të votojnë për Raisin.

Një reformator tjetër, ish-nënkryetari për Sporte, Mohsen Mehralizadeh, gjithashtu është tërhequr nga zgjedhjet të enjten.

Dy kandidatë të tjerë të vijës së ashpër, Mohsen Rezai, ish-komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, dhe Amir Hussein Ghazizadeh Hashemi, i cili ka shërbyer si nënkryetar i parë i Parlamentit, mbeten në garë.

Votimet mund të shënojnë pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve ndonjëherë - një eventualitet ky që do të hidhte dyshime të mëtejshme mbi legjitimitetin e rezultatit.

Një sondazh i kryer nga Agjencia iraniane e Sondazheve të Studentëve ka sugjeruar se vetëm 42 për qind e 59 milionë votuesve iranianë do t’i hedhin votat. Pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit presidenciale, më 2017, ka qenë 73 për qind.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton një shumicë të përgjithshme të premten, dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në rundin e dytë të votimeve.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në mesnatë.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Abdolreza Rahmani Fazli, ka pranuar këtë javë se pjesëmarrja në zgjedhje “mund të jetë më e ulët, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”.

“Konkurrenca e dobët është një arsye dhe situata me koronavirus është një tjetër”, ka thënë Fazli për gazetarët.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa ka fajësuar “armiqtë” e vendit për dekurajimin e njerëzve për të marrë pjesë në zgjedhje.

Khamenei ka akuzuar “mediat amerikane dhe britanike” dhe “mercenarët e tyre” për, siç ka thënë, “vrasjen e vetvetes, për të vënë në dyshim zgjedhjet dhe për të dobësuar pjesëmarrjen e qytetarëve”.

Përgatiti: Valona Tela






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Искусственный интеллект станет базовой медицинской технологией в Москве


Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черноморья до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

Поклонник Басты сделал предложение девушке на концерте рэпера в Новосибирске



Москва

Столичный завод наладил выпуск элемента для защиты кабелей

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net