Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2021

Sinjalizuesit në bela me të fuqishmit e politikës

0
Sinjalizuesit në bela me të fuqishmit e politikës

Avdullah Thaçi jeton në Gjermani prej vitit 2015. Para kësaj kohe ai jetonte në qytetin e tij të lindjes në Prizren, ku edhe punonte në një bankë komerciale. 

Atëbotë, derisa po kryente punët e përditshme, ai kishte vërejtur disa transaksione të dyshimta të një zyrtari të lartë të komunës së Prizrenit. 

Duke besuar se zyrtari po abuzonte me fonde publike, ai thotë se dyshimet i ndau fillimisht me përgjegjësit në vendin e tij të punës, por pastaj edhe më individë të tjerë. 

Informacioni që Thaçi e bëri publik, ndikoi që kundër zyrtarit në fjalë dhe disa personave të tjerë, të ngritej aktakuzë për abuzim me fonde publike. Edhe pse fillimisht të akuzuarit u shpallën fajtorë, më vonë Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim, ku të akuzuarit u shpallën të pafajshëm. 

Vet Thaçi, asokohe humbi vendin e punës si dhe u gjykua për zbulim të sekreteve komerciale, për të cilën vepër, Gjykata Themelore në Prizren e dënoi më 5,000 euro gjobë. 

Ajo që Thaçit i dha epitetin e sinjalizuesit.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Thaçi thotë se sinjalizuesit në Kosovë nuk kanë fare përkrahje dhe se duhet të mendojnë shumë herë përpara se të marrin vendimin për të raportuar keqpërdorimet në vendet ku punojnë.

“Në realitet, unë mendoj së në fund duhet t’i matësh shumë mirë rrethanat, se përndryshe përveç se mbetesh pa bukë e pa punë, e rrezikon edhe sigurinë personale. Unë kam pasur kërcënime dhe tentime për shantazh dhe të gjithave ju kam qëndruar, falë familjes sime që më ka qëndruar pranë, sepse kemi qenë shumë të lidhur sepse për ndryshe nuk ja vlen [sinjalizimi]”, thotë Thaçi. 

Thaçi thotë se edhe sot ndjehet krenar për sinjalizimin që kishte bërë. Megjithatë, thotë se është dëshpëruar shumë se si sistemi i drejtësisë, nuk është angazhuar më shumë në dënimin e personave për të cilët kishte bërë publike informacionet. 

Një nga arsyet që Thaçi tash jeton jashtë vendit, sipas tij, është dëshpërimi me institucionet shtetërore, të cilat në vend se të dënojnë keqpërdoruesit, dënuan këtë të fundit me 5,000 euro gjobë.  

“Secili njeri që ka një informatë për ndonjë keqpërdorim, le ta matë vetën mirë, sepse ka me mbetë rrugëve dhe ka me u linçu dhe faktikisht ka me ia lënë një bela vetës, sepse këta njerëz që arrijnë me keqpërdor fonde publike, janë njëfarë rrjeti mafioz, që kanë njerëz të fuqishëm prapa vetës dhe që të dërgojnë mesazhe dhe jo çdokush mund të ju dalë ballë”, thotë Thaçi. 

Që nga viti 2019, në Kosovë është fuqizuar mbrojtja e sinjalizueseve. 

Në janar të atij viti, ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, që përveç se mbron sinjalizuesit është edhe udhërrëfyes ligjor, se kush dhe si mund të bëhet sinjalizues.  

Ligji shtoi rastet dhe sinjalizimet 

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, thotë se futja në fuqi e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, ka ndikuar që të rritet numri i personave që raportojnë keqpërdorime, apo afera të ndryshme korruptive. 

“Më 2019 i kemi trajtuar diku tri raste që lidhen me sinjalizim, ndërsa në 2020 i kemi trajtuar pesë raste si sinjalizim të jashtëm. Ndërsa këtë vit, deri më tani, kemi katër sinjalizime, që në njëfarë forme, i kanë plotësuar kriteret me qenë sinjalizues”, thotë Havolli.  

Havolli thotë se jo gjithkush mund të jetë sinjalizues, pasi për të marrë këtë epitet, duhet ndjekur procedurat e sakta siç i përcakton Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizueseve. 

“Ne si agjenci, ju bëjmë apel të gjithë atyre që kanë diçka për të raportuar lidhur me shkeljet në institucione publike, të raportojnë, sepse ky ligj është i avancuar krahasuar me ligjin e kaluar”, tha Havolli. 

Deri më tani, nëpër institucionet publike të Kosovës, janë caktuar afër 180 zyrtarë për sinjalizim, të cilët janë të obliguar t’i ndihmojnë sinjalizuesit. 

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka kërkuar nga institucionet që të bëhen publike emrat e zyrtarëve për sinjalizim. 

Spahija: Punëtorët duhet të raportojnë parregullsitë 

Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), thotë se çdo punëtori duhet t’i mundësohet raportimi i dukurive negative, në institucionin ku ata punojnë. Mirëpo sipas tij, sinjalizimi bëhet vetëm për interesin publik. 

“Me ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, të gjithë punëtorëve u është mundësuar raportimi apo shpalosja e dukurive negative, në institucionin apo kompaninë ku ata punojnë, dhe të njëjtit të gëzojnë mbrojtje ligjore për atë që kanë sinjalizuar. Mbrojtjen duhet ta ofroj punëdhënësi, apo në rast të dështimit të punëdhënësit, atëherë atë mund ta detyroi gjykata, përmes ligjit të mos e ndëshkoj sinjalizuesin”, thotë Spahija. 

Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, definon rregullat për sinjalizim, procedurën e sinjalizimit, të drejtat e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve në lidhje me sinjalizimin. 

Përveç sektorit publik, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve përfshinë edhe sektorin privat. 

Çdo kompani private që kalon numrin prej 50 punëtorësh, është e obliguar që të ketë një zyrtar përgjegjës për sinjalizim, mirëpo sipas organizatave që monitorojnë zbatimin e këtij ligji, në sektorin privat, jo vetëm që nuk zbatohet ligji, por dihet fare pak për ekzistencën e tij.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства


Спорт в России и мире
Москва

Команда Орловской области стала победителем хоккейного турнира среди команд Черноземья


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Труп мужчины найден в лесопарковой зоне в Сокольниках





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Денис Мацуев

Денис Мацуев выступит на «Владивостокских сезонах» в рамках ВЭФ-2024



Москва

Блогер Асхаб Тамаев попал в ДТП около Москва-Сити

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net