Çarshia e Shkupit në kohën e pandemisë
![Çarshia e Shkupit në kohën e pandemisë](https://gdb.rferl.org/675E37E6-89AA-4A00-B0DB-13781D7753E2_w800_h450.jpg)
Rrugët e Çarshisë së vjetër të Shkupit si asnjëherë më parë janë të zbrazëta për shkak të koronavirusit. Pjesa më e madhe e dyqaneve janë të mbyllura.
Ata pak pronarë që kanë vendosur të hapin dyqanet, thonë se nuk mbajnë mend një pamje të këtillë për pesë dekada. Xhamitë që janë pjesë e Çarshisë së Shkupit mbeten të mbyllura për të ruajtur distancën sociale, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.