Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Beteja për vota përmes nxitjeve ndëretnike

0
Beteja për vota përmes nxitjeve ndëretnike

Sikur në ciklet e kaluara zgjedhore, edhe në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill, temat etnike kanë nisur të dominojnë aktivitetet e partive politike.

Ndërrimi i emrave disa shkollave në Çair të Shkupit, pikërisht në prag të zgjidhjeve, ka nxitur polemika mes partive si për procedurën ashtu edhe për emrat e rinj nga maqedonas në shqiptarë, por polemikat janë përqendruar edhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Lidhja Socialdemokrate (LSDM) fillimisht kishte shprehur rezerva për ndërrimin emrave, por më pas ka pranuar se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin. Megjithatë, VMRO DPMNE-ja opozitare ka kundërshtuar fuqishëm duke akuzuar për shkelje të procedurave me elementare dhe anashkalimin e këshilltarëve maqedonas në atë komunë që është me shumicë shqiptare.

Ndërkohë, edhe pse bashkërisht e kanë miratuar Ligjin për gjuhët, LSDM-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që janë pjesë e qeverisë aktuale, kanë shkëmbyer akuza nëse duhet ose jo që tabelat e disa institucioneve në zonat me popullatë shumicë maqedonase duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë pasur përplasje për një koalicion që partia e Zoran Zaevit ka arritur me një parti shqiptare, Lëvizjen Besa, që shënon edhe koalicionin e parë parazgjedhor mes një partie shqiptare dhe një maqedonase.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pak para arritjes së koalicionit tha se partia që drejton më nuk është maqedonase.

“Ne nuk jemi për parti maqedonase, por parti shumetnike me trup votues të dominuar nga maqedonasit. Ne angazhohemi për shtet dhe shoqëri të përbashkët, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit” ka deklaruar Zaev.

Kjo deklaratë e Zaevit nxiti reagime nga partia opozitare maqedonase VMRO, e cila tani proklamohet si parti që do të jetë mbrojtëse e popullit maqedon.

“Nuk mund të sjell ndonjë konkluzion logjik se si është e mundur që njeriu të turpërohet nga prejardhja e tij dhe të presë që etnitetet tjera do ta respektojnë më shumë. VMRO-ja mbetet partia maqedonase e cila ka qenë dhe mbetet mbrojtëse e popullit maqedon dhe e qytetarëve të këtij shteti”, ka deklaruar Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por, në anën tjetër edhe Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se do të jetë mbrojtëse e shqiptarëve, teksa kjo parti kritikon koalicionin parazgjedhor ndërmjet LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.

“Kjo aleancë është në kundërshtim me interesat shqiptare për shkak se defaktorizon peshën e votës shqiptare, por para se gjithash edhe rolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të mekanizmit të Badenterit në mbrojtjen e interesave shqiptare”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Megjithatë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në disa prononcime ka kërkuar që në zgjedhje të fitojë 61 deputet, aq sa nevojiten për të formuar qeverinë, që të mos kushtëzohet nga partitë tjera, duke aluduar në BDI-në, e cila në anën tjetër fushatën e ka përqendruar në çështje etnike.

Njohësit e çështjeve politike thonë se çështjet ndëretnike, sikur edhe çdo polarizim, gjithmonë nxiten para zgjedhjeve sepse partitë besojnë se kjo është mënyra më e mirë që të mund të fitojnë vota.

Por, Aleksandar Kërhzalovski nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, thotë se kësaj radhe mund të ketë ndryshim në qasjen e partive, në veçanti te LSDM-ja pas deklarimit se është parti shumetnike.

"Veçanërisht BDI dhe VMRO DPMNE-ja do të jenë aktive me përplasjet mbi baza etnike për të homogjenizuar dhe për të marrë vota, do të thotë për të ngritur tensione për të demonstruar se këto parti janë mbrojtëse të Maqedonisë ose shqiptarëve. Megjithëse tani kemi një element të rëndësishëm, çështja është nëse dhe si do të ndikojë në këto zgjedhje qëndrimi i LSDM-së që në zgjedhje të marrë pjesë në koalicion me një parti shqiptare, Lëvizjen Besa. Tani, nëse LSDM do të përhapte multietnicitetin, atëherë VMRO-DPMNE dhe BDI do të vazhdonin me fushatën e monoetnicitetit ”, thotë Kërhzalovski.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день


Спорт в России и мире
Москва

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Андреева обыграла Паолини и вышла в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Ключевой аспект успеха: как построить долгие и хорошие отношения с клиентом





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Набей им морду, покажи им, что ты настоящий белорус». Лукашенко о поездке спортсменов на Олимпиаду




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



МакSим

МакSим о выступлении Трусовой под песню «Отпускаю»: «Как же мне приятно! Какой номер! Какой характер у этой девочки!»



Москва

Предприниматели из Химок станут участниками проекта «Мой Бизнес»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net