Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Март
2020

Sektori privat nuk po arrin të ndjekë trendin e rritjes së pagave

0
Sektori privat nuk po arrin të ndjekë trendin e rritjes së pagave

Hendeku mes pagës mesatare në sektorin publik dhe atij privat vazhdon të jetë i lartë. Derisa, paga mesatare në sektorin publik arrin në mbi 500 euro, në sektorin privat kjo pagë mesatare është nën 350 euro.

Sektori privat ndër vite nuk ka arritur të ndjekë trendin e rritjes së pagave, siç ka ndodhur në sektorin publik. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2012, paga neto mesatare në sektorin publik ka qenë 384 euro, derisa sipas të dhënave të fundit kjo pagë ka arritur në mbi 500 euro.

Ndërkaq, në sektorin privat, paga neto mesatare në vitin 2012 ka qenë 333 euro, derisa sipas të dhënave të fundit kjo pagë nuk arrin më shumë se 350 euro.

Përfaqësues të punëtorëve në sektorin privat thonë se punëtorët në këtë sektor ndonëse punojnë më shumë sesa punëtorët në sektorin publik, vazhdojnë të paguhen më pak.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, flet për një gjendje jo të mirë të të punësuarve në sektorin privat.

“Gjendja e sektorit privat në Kosovë nuk është e duhur edhe në nivelin e pagave. Kjo ka ndodhur për shkak të mosveprimit institucional. Punëtorët e sektori privat kanë mbetur në ndërgjegjen e kompanive ku ata punojnë. Ka disa pronarë të kompanive private që respektojnë ligje, por ka disa të tjerë që nuk respektojnë asnjë ligj dhe punëtorët nuk trajtohen mirë”, thotë Azemi.

Azemi thotë se në sektorin privat paga minimale do të duhej të jetë 350, aq sa është paga mesatare.

“Është një kërkesë e jona që ua kemi bërë vite më parë të gjitha institucioneve të Kosovës që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro, por deri më tani nuk është arritur asgjë. Tani ne kemi biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe jemi dakorduar që paga minimale të jetë 350 euro”, thotë Azemi.

Paga minimale në Kosovë, që nga viti 2011, nuk ka pasur ndryshime dhe vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë mospërputhshmëri mes të ardhurave në sektorin publik dhe atë privat e ka quajtur të papranueshëm. Ai ka thënë duhet ndihmuar biznesin vendës, në mënyrën që të rritet punësimi dhe të rritet edhe paga mesatare në sektorin privat.

“Është absurde që paga mesatare në sektorin publik është mbi 500 euro me një rrite prej mbi 100 euro në pesë vjetët e fundit, ndërkohë që kjo rritje nuk është as 15 euro në sektorin privat ku ju e dini që pagat mesatare ngelen diku rreth 350 euro”, ka thënë Kurti.

Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se paga në sektorin privat do të duhej të ishte shumë më e lartë se në atë publik, por që në Kosovë është e kundërta. Sipas tij, pagat në sektorin privat do të mund të shënojnë rritje ndër vite, nëse krijohen politika të mira fiskale.

“Arsyeja kryesore që pagat janë më të ulëta në sektorin privat është ambienti afarist jo i duhur në Kosovë. Ajo çka do të duhej të bëjë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të rritet punësimi në Kosovë dhe bëhet ngritja e pagave, është të krijojë kushte dhe t’i heqë barrierat që e ka vendosur biznesin në çdo hap të punës së tij”, thotë Krasniqi.

“Tatimi të paguhen në inkasim dhe jo në faturim, të hiqet pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në doganë dhe të vendoset në brendi. Prodhimi të ketë subvencionim, siç e ka çdo shtet. Në Kosovë më shumë favorizohen importuesit se sa prodhuesit, për këtë arsye edhe 90 për qind të produkteve importohen”, thotë Krasniqi.

Numri i të punësuarve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 350 mijë. Nga ky numër, në sektorin publik janë të punësuar rreth 85 mijë, kurse, rreth 250 mijë qytetarë të tjerë llogaritet që punojnë në sektorin privat.

Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se të intervistuarit, që punojnë në sektorin publik, kanë raportuar orar më të shkurtër të punës se ata në sektorin privat.

Derisa në sektorin publik, zbatohet orari pesë ditë punë dhe dy vikende me gjithsejtë 40 orë punë, në sektorin privat është raportuar se të punësuarit punojnë me orar më të gjatë, krahasuar me të gjitha llojet e punësimit deri në rreth 47 orë në javë.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: Уникальная спецтехника помогает бесперебойной работе метро Москвы


Спорт в России и мире
Москва

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Институт СТЭИ при поддержке Комитета общественных связей и молодежной политики города Москвы реализует проект "Вода Москвы"





Путин в России и мире
Москва

«Ану-ка, девушки!»: какой была легендарная передача, которая вернется на ТВ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко заявил о желании построить в Белоруссии вторую АЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Цинизм зашкалил: Елена Зеленская повеселилась в Киеве с герцогиней Эдинбургской


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Певец

Певец Денис Майданов рассказал о состоянии здоровья и госпитализации



Москва

Жителей Московского региона ожидают дождливые и холодные майские праздники

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net