Indi: 14 persona vdesin nga rrëzimi i një tende
Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, pasi një shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë shkatërruar një tendë në Rajastan të Indisë. E përditshmja lokale, Hindustan Times, ka thënë se 300 persona janë mbledhur brenda tendës për një ngjarje fetare. Ministri shtetëror për Menaxhimin e Katastrofave, Bhanwar Lal Meghwal, ka pyetur se pse organizatorët nuk kanë ndalur energjinë elektrike meqë moti ka qenë me shi. Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim për këtë incident. Читать дальше...