123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 14.06.2019

Bie numri i rusëve që i shohin SHBA-në e Ukrainën si shtete armike

Evropaelire.org 

Një sondazh i ri tregon se më pak rusë i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën si shtete armike, pasi ata e kanë kthyer vëmendjen kah problemet e brendshme. Numri i rusëve që e konsiderojnë SHBA-në vend armik ka rënë në 67% nga 78% sa ka qenë një vit më parë, thuhet në sondazhin që publikoi të premten Qendra ruse e Kërkimeve Levada. Sipas saj, numri i atyre që e konsiderojnë Ukrainën shtet armik ka rënë nga 49% në 40%. Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën dhe SHBA-në janë përkeqësuar qëkur... Читать дальше...

Gjermania gjobit dy mjeke që reklamuan abortin

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Gjermani gjobiti dy mjeke gjinekologe me nga 2,000 euro për reklamimin e procedurës së abortit në klinikën e tyre në Berlin. Muaj më parë, Qeveria e Gjermanisë e hoqi një ndalesë të reklamimit të shërbimeve të abortit që datonte nga epoka naziste. Por, ligji i rishikuar u lejon mjekëve vetëm të deklarojnë se kryejnë aborte. Dy mjeket e kanë përshkruar edhe procedurën e “abortit pa anestezi” në një “mjedis të mbrojtur”. Dy aktivistë kundër abortit e kanë raportuar ueb-faqen e gjinekologeve te prokurorët. Читать дальше...

Një shtetas austriak vdes në afërsi të Prishtinës

Evropaelire.org 

Një shtetas austriak ka vdekur të premten, në një hotel në rrugën Prishtinë – Shkup, në territorin e Komunës së Graçanicës. Zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe se viktima është një burrë, shtetas austriak.  “Sot, në stacionin policor të Graçanicës është iniciuar një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas austriak, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.



Britania do të vendosë në shkurt për ekstradimin e Assanges

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Londër tha se seanca dëgjimore, në të cilën do të merret vendimi për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara, do të mbahet në shkurt të vitit 2020. Vendimi i së premtes vjen një ditë pasi sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, nënshkroi një kërkesë të SHBA-së për ekstradimin e Assanges. Assange, 47 vjeç, u arrestua më 11 prill, pasi kaloi shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Shtetet e Bashkuara e kërkojnë ekstradimin e tij... Читать дальше...

Turqia thotë se do t'iu hakmerret sanksioneve të mundshme të SHBA-së

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do të hakmerret kundër sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni. SHBA-ja e ka kërcënuar Turqinë me sanksione për shkak të marrëveshjes me Moskën për blerjen e sistemit raketor rus S-400. Në komentet për agjencinë turke të lajmeve Anadolu, Cavusoglu tha se Turqia ka të drejtë të vendosë për blerjet e saj si "një shtet i pavarur dhe i lirë". Marrëveshja e Turqisë me Rusinë i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA-në. SHBA-ja thotë... Читать дальше...

Prishtina preferon një marrëveshje kornizë për të vazhduar dialogun

Evropaelire.org 

Një marrëveshje kornizë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, sipas të cilit, përmes saj do të drejtohej më pas i gjithë procesi i finalizimit të dialogut. Një kërkesë të tillë, Haradinaj e ka sforcuar sidomos pas Samitit të Berlinit dhe takimit të mëvonshëm që zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila bashkë me presidentin francez Emmanuel Macron, po kërkojnë një rol më të madh në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas kryeministrit të Kosovës... Читать дальше...

Trump: Irani i sulmoi anijet në Gjirin e Omanit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e akuzoi Iranin për kryerjen e sulmeve kundër dy cisternave të naftës, të enjten në Gjirin e Omanit. Trump i bëri komentet në një intervistë për Fox News dhe shtoi se SHBA-ja nuk do të lejojë që aktivitetet e Iranit të mbyllin transportin ndërkombëtar përmes Ngushticës së Hormuzit. Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi sekretarai amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Qeveria amerikane ka vlerësuar se "Irani është përgjegjës" për sulmet në dy cisterna - njëra norvegjeze, tjetra japoneze. Читать дальше...

Provimi i maturës përmes kopjimit

Evropaelire.org 

Provimi shtetëror i maturës në Kosovë edhe në këtë vit po përcillet me parregullsi të shumta, gjë që ka vënë në dyshim vlerësimin real të njohurive të nxënësve, thonë përfaqësues të nxënësve, prindërve dhe ekspertë të çështjeve të arsimit. Në provimin shtetëror, pavarësisht masave të rrepta që thuhet se ndërmori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, nxënësit arritën të kopjojnë mes vete, të përdorin telefonat e madje testi u shpërnda edhe nëpër rrjete sociale. Читать дальше...



Sa janë të sigurta paratë e depozituara nëpër banka?

Evropaelire.org 

Më shumë se 3,4 miliardë euro është vlera e kursimeve të qytetarëve në 10 bankat komerciale që veprojnë në Kosovë. Por, një çështje që vazhdimisht zgjon kureshtjen dhe brengat e qytetarëve, mbetet siguria e këtyre depozitave në rast të likuidimit të ndonjërës nga bankat, kur zakonisht shtrohet dilema se si mund të kompensohen mjetet e deponuara. Blerta Beqiri, qytetare nga Vushtrria thotë se nga puna që bën në institucionet publike ka arritur të kursejë një shumë të parave. Por, Blerta nuk ka... Читать дальше...

Gratë në Zvicër protestojnë për më shumë të drejta

Evropaelire.org 

Gratë në Zvicër protestuan të premten kundër, siç u tha, rrugës së ngadalshme të vendit drejt pranimit të barazisë. Protesta u zhvillua pasi një veprim i ngjashëm, më 1991, mblodhi gjysmë milioni gra në rrugë. Gratë zvicerane kanë bërë për kohë të gjatë fushatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore. Ata u janë bashkuar miliona grave të tjera në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 1918, duke kërkuar të drejtën për të votuar, por atë e kanë fituar në vitin 1971. Në... Читать дальше...

BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha se ka mbledhur dëshmi për aktivitete "të vazhdueshme dhe të qëndrueshme" të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian. Raporti i Komisionit Evropian thotë se "burimet ruse" u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre. Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me "burimet ruse". Ai pason paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale... Читать дальше...

Shkup, mosmarrja e datës hap debatin e zgjedhjeve të parakohshme

Evropaelire.org 

Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev, të dielën do të diskutojë nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Një vendim i tillë vjen pasi vendi nuk ka arritur që të sigurojë këtë verë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të enjten, pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka bërë të dituar se data e hapjes së negociatave ka mbetur të diskutohet në shtator nga Bundestagu gjerman. Читать дальше...

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re s'e pranon fajësinë

Evropaelire.org 

I dyshuari kryesor për sulmet në Kristçërç të Zelandës së Re nuk e pranoi fajësinë në asnjë akuzë. Brenton Tarrant - i vetëdeklaruar supremacist i bardhë - akuzohet për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristçërçit, më 15 mars. Mbi të rëndon edhe akuza për terrorizëm, e cila bart dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Duke u paraqitur në seancën e gjyqit, përmes video-lidhjes nga burgu, australiani 28-vjeçar qëndroi i heshtur, ndërsa avokati ia lexoi deklaratën. Читать дальше...

Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës e Turqisë

Evropaelire.org 

Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti. Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët. Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të... Читать дальше...

Vuçiq e fton Trumpin në Beograd, i kërkon ndihmë për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i uroi presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditëlindjen dhe e ftoi të vizitojë Serbinë. "Me vizitën tuaj do të konfirmonit se dëshira për lidhje më të forta dhe më të pasura serbo-amerikane është e dyanshme dhe qytetarët e Serbisë do të dinë ta respektojnë dhe vlerësojnë", shkroi Vuçiq në urimin dërguar Trumpit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Vuçiq po ashtu citohet të ketë thënë se është i inkurajuar nga fakti se Trump... Читать дальше...

Scott kujton se askush nuk është dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, kujtoi se ende askush nuk është dënuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi dhe të dhjetëra kosovarëve të tjerë, që janë gjetur në një varrezë masive në Petrovo Sello të Serbisë. "Në këtë ditë, në vitin 2001, një varr masiv me trupat e 75 kosovarëve është gjetur në Petrovo Sello. Në mesin e të vdekurve kanë qenë tre shtetas amerikanë - vëllezërit Bytyçi", shkroi Scott në Twitter. Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Читать дальше...

A mund të ketë demokraci në Sudan?

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, mund të jetë përmbysur, por regjimi i tij vazhdon të mbetet në pushtet dhe lufta për ndryshime të vërteta duket e gjatë.

SHBA-ja e bën përgjegjës Iranin për sulmet në cisternat e naftës

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për sulmin në dy cisternat e naftës në Gjirin e Omanit. Ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet. Zyrtarët amerikanë i thanë CNN-it, se Pentagoni në bazë të pamjeve, beson se përpjekja e forcave iraniane ishte të fshehin provat e përfshirjes së tyre. Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara tha se "kundërshton pretendimin... Читать дальше...

Ministrat e BE-së nuk arrijnë pajtim për buxhetin

Evropaelire.org 

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi në Luksemburg, nuk kanë arritur të bien dakord për disa çështje kyçe sa i përket buxhetit të BE-së, dhe u pajtuan të vazhdojnë diskutimet muajin e ardhshëm. Ministrat, provuan të bien dakord, nëse buxheti i BE-së duhet të financohet nga taksat e dedikuara për të, apo duhet të merret i gatshëm nga buxhetet e 28 vendeve anëtare. Pasi nuk kishin pajtim për burimet e financimit të buxhetit, ministrat nuk e kanë diskutuar as shumën e tij. Читать дальше...

Për një vit e gjysmë, raportohen 343 raste të personave të zhdukur

Evropaelire.org 

Që nga fillimi i vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 343 raste të personave të zhdukur. Prej tyre, 248 raste janë raportuar gjatë vitit 2018, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 95 raste. Megjithatë, në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar se sa prej këtyre rasteve janë zgjidhur, e as për natyrën dhe lidhjen eventuale të këtyre rasteve, me raste të tjera, si: migrimi ilegal pa informuar familjen, martesa apo bashkëjetesë pa informim të familjes, trafikim me qenie njerëzore, apo të tjera. Читать дальше...

Bisedimet për Venezuelën zhvendosen në Suedi

Evropaelire.org 

Suedia do të jetë mikëpritëse e bisedimeve midis Rusisë, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, në një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore për krizën e dhunshme politike në Venezuelë. "Bisedimet në Stokholm janë për mbështetjen e dialogut të Norvegjisë," tha një diplomat evropian, duke iu referuar një raundi të mëparshëm bisedimesh në Oslo, midis qeverisë së Venezuelës dhe përfaqësuesve të opozitës. Këto bisedime përfunduan pa marrëveshje. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Associated Press... Читать дальше...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë largohet nga detyra

Evropaelire.org 

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të lërë postin e saj në fund të qershorit, njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai tha se zëdhënësja e tij do të kthehej në shtetin e saj në Arkansas, duke e lavdëruar atë si një një person me talent të “jashtëzakonshëm”. Presidenti amerikan tha se shpreson që ajo do të kandidojë për guvernatore të Arkansasit. "Ajo është një person shumë i veçantë, me talent të jashtëzakonshëm, e cili ka bërë një punë të pabesueshme", shkroi Trump. Читать дальше...

SHBA-ja akuzon Iranin për sulmin në cisternat e naftës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin për sulmin në dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit. Ai tha se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e armëve të përdorura. Pak orë pas deklaratës së Pompeos, ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer në një cisternë të dëmtuar nga sulmet. Një zyrtar i lartë iranian i tha BBC-së, se Irani nuk ka lidhje me sulmet. Shpërthimet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Актера Свиридова госпитализировали из-за инфицирования после операции в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Рыбакина, наряду со Свёнтек, имеет 70% побед на WTA-1000 против соперниц из топ-10


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Выпуск ЦФА на платформе «Атомайз» поможет снизить нагрузку на экологию





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ «Москва — Санкт-Петербург»


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

СМИ: Байден и Шольц не успели предложить Москве обменять Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Диана Арбенина

Певица Диана Арбенина призналась, что улетела из России ради матери



Москва

Уличное освещение Москвы перешло на летнее время

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net