123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 07.06.2019

Rreth 4 milionë persona kanë ikur si pasojë e krizës në Venezuelë

Evropaelire.org 

Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Shifra e personave që kanë ikur është rritur tejet shumë, në krahasim me vitin 2015, meqë rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit. Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015. Читать дальше...

Në lindje të Ukrainës raportohet për viktima

Evropaelire.org 

Ukraina ka thënë se konfliktet e reja me separatistët e përkrahur nga Rusia në lindje të këtij shteti, kanë rezultuar me dy vdekje të ushtarëve, duke rritur në gjashtë numrin e trupave ukrainase që janë raportuar të vdekur këtë javë. Kjo situatë ka shtyrë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, t’i bëjë thirrje Moskës për të “frenuar” separatistët. Ministria e Mbrojtjes ka thënë më 7 qershor se dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, pasi separatistët kanë shtënë me armë zjarri dhe pajisje tjera ushtarake... Читать дальше...

Policia e Kosovës dhe ajo e Nju Jorkut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kreu i këtij insititucioni, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Departamentin Policor të Nju Jorkut. Në një komunikatë për media, është thënë se marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe Komisari amerikan, P. O’Neill. Sipas Policisë, kjo marrëveshje, është e para e llojit të vet në mes të institucioneve amerikane për zbatim të ligjit dhe vendeve të Ballkanit. “Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi... Читать дальше...



SHBA godet Iranin me sanksione të reja

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për vënie të sanksioneve të reja kundër kompanisë gjigante të naftës në Iran, Ndërmarrjen e Industrisë Petrokimike, në kuadër të masave për t’i bërë presion Teheranit, që të negociojë një marrëveshje të re, që kufizon zhvillimin e raketave bërthamore dhe ato balistike. Sanksionet e reja, të bëra të ditura më 7 qershor godasin kompaninë kryesore të naftës dhe 39 bashkëpunëtorë të huaj. Kjo kompani njihet për 40 për qind të prodhimit të naftës dhe lëndëve kimike... Читать дальше...

NASA hap për turistë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Evropaelire.org 

Nasa do të lejojë vizita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga viti 2020. Agjencia amerikane hapësinore, ka thënë se do të hapë stacionin për turizëm dhe mundësi tjera biznesore. Zëvendës-drejtori i kësaj agjencie, Robyn Gatens, ka thënë se gjatë vitit do të realizohen dy misione private të astronautëve. Moduli i parë i këtij Stacioni është lansuar në orbit më 1998, dhe stacioni ka qenë vazhdimisht aktiv nga viti 2011. “Nasa do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për mundësi komerciale dhe marketing... Читать дальше...

Parisi, shans për shpëtimin e dialogut

Evropaelire.org 

Takimi i Parisit, më 1 korrik, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ku do të marrin pjesë autoritetet e larta të Kosovës dhe Serbisë, do të definojë fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të sqarojë se në çfarë formati do të vazhdojë dialogu apo nëse do të vazhdojë fare, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë. Sipas tyre, një e ashtuquajtur ‘diplomaci fluturuese’ do t’i vizitojë përgjatë këtij muaji Prishtinën dhe... Читать дальше...

Haradinaj flet për dialogun me Serbinë, taksën dhe vizat pas vizitës në Berlin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të premtën në Prishtinë, pas kthimit nga Berlini, se Kosova ka treguar që është palë serioze në procesin e dialogut me Serbinë. Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Samiti i Berlinit ka mbyllur “çështjen e formulave të ndërrimit të territoreve, të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në takimin e fundit nuk është diskutuar diçka e tillë. Sipas tij, në Berlin është diskutuar për taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës në importet e Serbisë dhe Bosnjës... Читать дальше...

Shoferët përdorin Viberin për t’i ikur policisë

Evropaelire.org 

Më shumë se 6 mijë shoferë të Kosovës janë pjesë e një grupi në Viber që i tregojnë njëri-tjetrit se ku ka kontrolle të policisë. Policia nuk ka folur për këtë çështje, por ekspertët thonë se ky lloj njoftimi shkakton aksidente.



Gjoba për mosvendosje të flamujve të origjinës

Evropaelire.org 

Inspektorati i tregut në Kosovë ka gjobitur më shumë se 30 biznese, të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve të origjinës së produktit, Ky vendim, i cili ka hyrë në fuqi gjashtë muaj më parë, kishte obliguar subjektet afariste që t'i vendosin flamurin e origjinës së produktit në mënyrë që konsumatorët të njoftohen me origjinën e mallrave që blejnë. Kryeinspektori i tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla... Читать дальше...

Thaçi e Vuçiq me pikëpamje të ndryshme në Forumin e Bratisllavës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë prezantuar pikëpamje të ndryshme në lidhje me marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata po marrin pjesë në Forumin “GloboSec”, ku bashkë me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kanë qenë panelistë në këtë forum. Thaçi akuzoi presidentin serb Vuçiq, për kushtëzim, përkatësisht pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën. “Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Читать дальше...

Arsimi në Maqedoninë e Veriut pritet t'u nënshtrohet reformave

Evropaelire.org 

Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut duhet t'u nënshtrohet reformave të thella, veçanërisht duhet të ndryshohet përmbajtja e njësive mësimore, theksojnë ekspertët e arsimit. Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka shpalosur përmbajtjen e draft-ligjit për arsimin fillor, duke theksuar se në të janë inkorporuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e EUCD-së dhe UNICEF-it me ç'rast i njëjti do të plotësohet me sugjerimet që do të dalin nga debatet publike brenda 20 ditëve nga ana e ekspertëve në lëmin e arsimit. Читать дальше...

Putin kritikon SHBA-në për nxitje të luftërave

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën, derisa ka akuzuar Uashingtonin për rrezik të nisjes së luftërave tregtare dhe atyre të vërteta. Putin i ka bërë këto komente të premten në Shën Petersburg, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, një konferencë vjetore që ai e shfrytëzon për përmirësim të imazhit të Rusisë dhe nxitje të investimeve. Konferenca treditore, në të cilën ka marrë pjesë presidenti kinez, Xi Jinping... Читать дальше...

NEWBORN mbulohet me portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës

Evropaelire.org 

Portretet e 99 grave të suksesshme të Kosovës, janë vendosur në obeliskun NEWBORN, në Prishtinë. Ky obelisk paraqet një nga monumentet që shënuan ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008. Shkronjat NEWBORN, janë mbuluar me portretet e grave të suksesshme të Kosovës, sipas ideatores së projektit, gazetares amerikane, Loren Peace.Ndër portretet që janë vendosur aty, janë gra profilesh të ndryshme, përfshirë figura politike, gazetare, aktiviste e përfaqësuese të shoqërisë civile, sportiste, artiste etj. Читать дальше...

Thaçi diskuton me diplomatin amerikan, Philip Reeker për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të premten në Bratisllavë, zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, me të cilin ka diskutuar për dialogun rreth Kosovës dhe Serbisë. Ata është thënë të kenë diskutuar për arritjen e marrëveshjes në mes të këtyre dy vendeve. "Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse", është shprehur Thaçi. Reeker në anën tjetër është pajtuar për nevojën e... Читать дальше...

Tre persona vdesin nga stuhia Miguel në brigjet e Francës

Evropaelire.org 

Një anije shpëtuese është përmbytur në brigjet perëndimore të Francës, duke lënë të vdekur tre anëtarë të ekipit. Erërat deri në 129 kilometra në orë, kanë përfshirë këtë zonë, teksa Stuhia Miguel është nisur nga brigjet e Spanjës drejt këtij rajoni. Tre të vdekurit, kanë qenë në mesin e shtatë personave, që janë nisur për t’i ndihmuar një anijeje tjetër, që është bllokuar si pasojë e stuhisë. Stuhia Miguel, është thënë të ketë nxjerrë edhe drunj nga toka, duke prekur rajonin Asturias të Spanjës, për të kaluar më pas në bregun francez. Читать дальше...

Anijet luftarake ruse dhe amerikane gati përplasen në Oqeanin Paqësor

Evropaelire.org 

Një anije luftarake ruse dhe një anije po ashtu luftarake amerikane kanë qenë afër përplasjes në perëndim të Oqeanit Paqësor, dhe secila palë ka fajësuar tjetrën për këtë incident. Flota ruse e Paqësorit, ka thënë se anija e marinës amerikane, USS Chancellorsville, ka kaluar vetëm 50 metra para anijes ruse, Admiral Vinogradov, të premtën. Sipas kësaj Flote, anija ruse është dashur të “marrë drejtim tjetër urgjent” për të anashkaluar anijen amerikane. Megjithatë, forcat amerikane kanë fajësuar rusët... Читать дальше...

Meksika pozicionon trupa në kufi me Guatemalën

Evropaelire.org 

Meksika ka pozicionuar 6,000 anëtarë të Gardës së saj Kombëtare në kufi me Guatemalën, në përpjekje për të ndalur valën e migrantëve, që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, aktualisht është në Uashington, me qëllim të ndalimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa në mallrat meksikane. Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do të aplikojë tarifa prej 5 për qind nga dita e hënë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje. Читать дальше...

Gjasat e shtetësisë palestineze

Evropaelire.org 

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se e ka planin për paqe në Lindjen e Mesme. Ata që qëndrojnë prapa tij thonë se po ofrojnë një qasje të re, për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.

BE-ja anulon projektin 12 milionësh për deponinë e mbeturinave të rrezikshme në Kosovë

Evropaelire.org 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se ka anuluar një projekt në vlerë prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë. “BE-ja shpreh keqardhje për anulimin e këtij projekti, i cili do t’i sillte përfitime të mëdha gjithë popullsisë, duke siguruar deponi të përshtatshme për mbeturinat e rrezikshme. Aktualisht, nuk ka një përkujdesje për këto mbeturina dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e njerëzve në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin zyrës së BE-së. Читать дальше...


Музыкальные новости
Рэпер ST

Рэпер ST признался, что не смог написать песню о трагедии в "Крокусе"





Персональные новости
Джаред Лето

Я – фартовая! Слушательница ENERGY отправилась в Мексику на выступление Джареда Лето





Katër spitale po hetohen për transplantim të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave njerëzore

Evropaelire.org 

Katër spitale private janë bastisur muajt e fundit në Prishtinë nën dyshimin se aty janë transplantuar organe dhe qeliza njerëzore jashtëligjshëm. Inspektorati shëndetësor ua ka ndërprerë përkohësisht punën këtyre reparteve brenda spitaleve. Nora Krasniqi, ushtruese e detyrës së kryeinspektorit shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë inspektimeve në këto spitale private, kanë hasur në veprimtari të kundërligjshme, gjë që ka ndikuar që reparteve të caktuara... Читать дальше...

OBSH: Shpërthimet e sëmundjeve vdekjeprurëse, "një normale e re"

Evropaelire.org 

Bota po hyn në një fazë të re, ku shpërthimet e mëdha të sëmundjeve vdekjeprurëse, si Ebola, janë "një normale e re", paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shpërthimet e mëparshme të Ebolës kanë prekur një numër relativisht të vogël njerëzish. Por, Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë. OBSH-ja tha se vendet dhe mekanizmat e tjerë duhet të përgatiten për shpërthime të epidemive të reja vdekjeprurëse. Читать дальше...

Irani “u zmbraps” nga një sulm kundër forcave amerikane

Evropaelire.org 

Komandanti i ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali Frank McKenzie, tha se Teherani u zmbraps nga një sulm i dukshëm kundër forcave të Shteteve të Bashkuara në rajonin e Gjirit Persik, pas përforcimit të trupave amerikane atje. McKenzie tha se Teherani vendosi "të tërhiqet dhe të rillogarisë" pasi bëri përgatitje për një sulm të dukshëm, por shtoi se ai është ende i shqetësuar nga potenciali i Iranit për agresion. "Unë nuk besoj se kërcënimi është zvogëluar. Besoj se kërcënimi është shumë real"... Читать дальше...

Unioni Afrikan e pezullon anëtarësinë e Sudanit

Evropaelire.org 

Unioni Afrikan e pezulloi anëtarësinë e Sudanit, pasi autoritetet atje i shtypën dhunshëm protestat pro demokracisë, duke vrarë dhjetëra njerëz në kryeqytetin Kartum. Organizata pan-afrikane paralajmëroi veprime të mëtejshme nëse ushtria nuk e transferon pushtetin te një autoritet civil - çfarë është kërkesë kyçe edhe e protestuesve pro demokracisë. Aktivistët e opozitës thanë se një grup paramilitar ka vrarë 108 njerëz këtë javë, por, sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për 46 viktima. Kryetari i komisionit të Bashkimit Afrikan... Читать дальше...

"Një aktor shtetëror" sulmoi tankerët në Emiratet e Bashkuara Arabe

Evropaelire.org 

Emiratet e Bashkuara Arabe i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka shumë gjasa që një "aktor shtetëror" të ketë sulmuar katër cisterna në bregun e tyre. Sulmet e 12 majit mbanin shenja dalluese të një "operacioni të sofistikuar dhe të koordinuar", thanë Emiratet në raportin e tyre. Megjithatë, ato nuk specifikuan se kush qëndron prapa sulmeve, që po ashtu goditën anije të Arabisë Saudite dhe Norvegjisë. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin, duke thënë se ky i fundit i ka sulmuar tankerët e naftës... Читать дальше...

May i hap rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik

Evropaelire.org 

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë sot dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj. Njëmbëdhjetë ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve - partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin. Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor. May, 62 vjeçe, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti ia ka refuzuar tri herë marrëveshjen që... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В хоккейном ЦСКА сменился главный тренер


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Теннисистка Касаткина отреагировала на высказывания Винер о россиянах


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

США включили ряд российских блокчейн-платформ в список SDN





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ «Москва — Санкт-Петербург»


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Баста

EMIN, Баста, Полина Гагарина, Валерия и другие артисты исполнили песни Муслима Магомаева



Москва

Сергунина: В Москве проведут конкурс юных инженеров «Первый элемент»

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net