Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 10.06.2019

Një i vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Nju Jork

Evropaelire.org 

Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhatën të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, thanë zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve. Ndërtesa është evakuuar, por asnjë nga njerëzit atje nuk është plagosur. Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se flakët e shkaktuara në ndërtesën 54-katëshe, po vihen nën kontroll. Cuomo tha se raportet paraprake tregojnë se helikopteri bëri ulje të detyrueshme. "Njerëzit që ishin në ndërtesë thanë se ndërtesa është dridhur", tha Cuomo. Читать дальше...

Dhjetë kandidatë do të garojnë për kryeministër të Britanisë

Evropaelire.org 

Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht të kryeministrit, konfirmoi të hënën komiteti i kësaj partie. Kryetarja e deritashme, Theresa May, ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, ndërsa do të mbetet në krye të qeverisë, derisa të zgjidhet kryeministri i ri. Kryeminstër i Mbretërisë së Bashkuar bëhet me automatizëm udhëheqësi i partisë më të madhe në Parlamentin britanik - në këtë rast i Partisë Konservatore.  Kandidatët përfshijnë ish-ministrin e Jashtëm... Читать дальше...

Shefi i UNMIK-ut: Situata në Kosovë është e brishtë

Evropaelire.org 

Situata në Kosovë dhe midis Prishtinës dhe Beogradit është e brishtë, tha shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, duke shtuar se angazhimet produktive ndërmjet palëve mungojnë qysh në vjeshtë të vitit 2018. "Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe ta drejtojnë situatën larg përshkallëzimit", tha Tanin në një adresim para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përmes video-lidhjes nga Prishtina. Tanin përmendi në mënyrë të veçantë... Читать дальше...



Vatikani lëshon dokument që vë në dyshim identitetin modern gjinor

Evropaelire.org 

Vatikani lëshoi një dokument të ri që sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor.   Udhëzimi mësimor 31-faqësh, i publikuar të hënën, titullohet "Meshkuj dhe Femra që Krijoi Ai". Dokumenti flet për një "krizë arsimore" dhe thotë se debati aktual mund të "asgjësojë konceptin e natyrës" dhe të destabilizojë institucionin familjar. Ai u lëshua nga Kongregata për Edukimin Katolik si udhëzim mësimor për ata që punojnë me fëmijët. Dokumenti nuk është i nënshkruar nga Papa Françesku, por e citon atë. Читать дальше...

SHBA insiston në pezullimin e taksës për t’i dhënë rast dialogut

Evropaelire.org 

Pezullimi i takës doganore, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihet si një veprim i domosdoshëm që Prishtina zyrtare duhet ta ndërmarrë ditëve në vijim, për të siguruar një rol më të madh amerikan në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, pritet që të zhvillojnë takimin e radhës më 1 korrik në Paris, ku sërish po ngritet edhe çështja e pezullimit të taksës doganore... Читать дальше...

Ish-presidenti i Pakistanit arrestohet nën akuzat për korrupsion

Evropaelire.org 

Autoritetet në Pakistan arrestuan ish-presidentin e këtij vendi, Asif Ali Zardari, nën akuzat për korrupsion. Zardari u arrestua në rezidencën e tij në Islamabad, pasi gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave. Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur. Sipas raporteve, deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhërarrest për Talpurin. Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin... Читать дальше...

Kundër-Korrupsioni denoncon zyrtarët që deklarojnë rrejshëm pasurinë

Evropaelire.org 

Deklarimi i rrejshëm apo edhe mosdeklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal. Sipas sanksioneve të parapara me ligj, një veprim i tillë mund të rezultojë me gjobë, burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin. Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në Kosovë vetëm gjatë vitit 2018 ka përcjell te mekanizmat e sistemit të drejtësisë më shumë se 100 raste të kallëzimeve... Читать дальше...

Vuçiq: Mund të mos ketë takim në Paris

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se "është shumë e mundur" e "gati e sigurt" se nuk do të ketë takim të Parisit. Në këtë takim, më 1 dhe 2 korrik, pritet të mblidhen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. "Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë. Ne gjithsesi do të shkojmë nëse jemi të ftuar", tha Vuçiq në një takim në Parlamentin e Serbisë. "Druaj se vlerësimi im është i saktë, por shpresoj të gaboj. Читать дальше...



Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e mullisëve të Kosovës shprehin shqetësimin se gruri i cili po importohet nga Maqedonia e Veriut nuk i përmbush kriteret për prodhim të miellit, respektivisht nuk i plotëson kriteret e cilësisë për konsum. Për këto dyshime ata thonë se kanë njoftuar autoritetet kompetente në Kosovë. Në anën tjetër, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, thonë se dyshimet nuk qëndrojnë, pasi që gruri apo edhe mielli i importuar është i cilësisë së mirë. Vite me radhë, Kosova ka importuar grurin në masën më të madhe nga Serbia... Читать дальше...

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka tërhequr nga procedura parlamentare propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, pas kërcënimit të opozitës se do të bëjë thirrje për bojkotimin e këtij procesi statistikor nëse pushteti, sipas saj, e përjashton nga miratimi një ligji në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe interesat kombëtare të vendit. Nga Komisioni për çështje evropiane tërheqjen e propozim-ligjit e kanë arsyetuar me pamundësinë, siç thuhet, për të siguruar praninë në seancë të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Читать дальше...

Gazetat kryesore ruse dalin në mbështetje të gazetarit të arrestuar

Evropaelire.org 

Tri nga gazetat kryesore të Rusisë dolën në mbështetje të gazetarit Ivan Golunov, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, nën akuzat që lidhen me narkotikët. Ballinat e gazetave "Vedomosti, "RBC" dhe "Kommersant" shkruanin: "Ne jemi Ivan Golunov". Ai u akuzua në fundjavë për përpjekje për të shitur drogë ilegalisht. Akuzat hidhen poshtë nga gazetari, i cili raportohet të jetë rrahur gjatë kohës sa ka qenë në paraburgim, javën e kaluar. Golunov, 36 vjeç, është gazetar i pavarur, i cili ka kontribuar në një numër të mediave... Читать дальше...

Afro 100 njerëz të vrarë në një fshat të Malit

Evropaelire.org 

Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon. Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou, raporton BBC. Trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal, ndërsa kërkimet për më shumë trupa janë duke vazhduar. Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh - disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste. Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta. Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130... Читать дальше...

Takimi Palmer-Vuçiq

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nga Beogradi, diplomati amerikan bëri thirrje që taksa doganore e vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe të hiqet, në mënyrë që të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg: NATO e respekton neutralitetin e Serbisë

Evropaelire.org 

NATO-ja e respekton plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën beogradase "Politika". Megjithatë, ai tha se partneriteti i aleancës me Serbinë është i mirë për vetë Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për NATO-n. Stoltenberg tha se bashkëpunimi i ardhshëm i NATO-s me Serbinë do të zhvillohet nga reforma e sektorit të sigurisë deri te ndihma në rast të fatkeqësive dhe asgjësimi i municioneve të tepërta. Читать дальше...

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Evropaelire.org 

Përplasjet politike në Shqipëri bëhen për pushtet dhe kontroll të tregjeve dhe ekonomisë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike në Tiranë. Sipas tij, situata pas vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, dhe instistimit të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur ato, tregon nevojën që palët të bëjnë nje hap prapa nga qëndrimet dhe të përfshihen në dialog për gjetjen e zgjidhjes. Përcaktues në zgjidhjen e tensioneve... Читать дальше...

Ministri gjerman në Iran, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, takoi homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif, gjatë një vizite në Teheran. Përpara udhëtimit, Maas shfaqi shpresën se bisedimet do t'i ndihmojnë të dyja palët për të gjetur "rrugë konstruktive" për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes - Franca, Britania dhe Gjermania - po përpiqen ta shpëtojnë atë, pas tërheqjes së SHBA-së në vitin 2018 dhe rikthimit të sanksioneve amerikane kundër ekonomisë iraniane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara... Читать дальше...

Udhëheqësja e Hong Kongut mbron ligjin për ekstradim, pavarësisht protestave

Evropaelire.org 

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se nuk do të heqë dorë nga një ligj kontrovers që do të lejonte ekstradimin në Kinë, pavarësisht protestave. Të dielën, qindra-mijëra njerëz u mblodhën kundër ligjit, për të cilin kritikët druajnë se do t'i mundësojë Kinës të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon. Duke folur për gazetarët të hënën, Lam tha se ligji është i nevojshëm dhe se të drejtat e njeriut do të mbrohen. "Projektligji nuk u iniciua nga qeveria qendrore", tha Lam, duke iu referuar Pekinit. Читать дальше...

Thellohet kriza politike në Moldavi

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Moldavi ka liruar përkohësisht nga detyra presidentin e këtij shteti, Igor Dodon, për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Ky vendim ka thelluar edhe më shumë rivalitetin mes partive politike rreth formimit të Qeverisë së re. Zëvendësimi i Dodon-it, ish-kryeministri, Pavel Filip ka kërkuar menjëherë organizimin e zgjedhjeve të reja për muajin shtator, derisa mijëra mbështetës të partisë së Filipit kanë marshuar në kryeqytetin moldav, Kishinev. Читать дальше...

Palmer: SHBA e mbështet dialogun, duam që taksa të hiqet

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës, tha zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. "Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t'i kthehen tryezës së bisedimeve", tha Palmer, duke folur për tarifën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar. Читать дальше...


Музыкальные новости
Тимати

Тимати высмеял Джигана: "Не собьется, будет уже круто"





Персональные новости
Олимпиада

Олимпиада по финансовой грамотности МГУ проходит при поддержке СберСтрахования жизни





Ilir Meta anulon zgjedhjet në Shqipëri

Evropaelire.org 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nënshkruar zyrtarisht shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve lokale që ishin caktuar të mbahen më datën 30 qershor. Duke cituar Kushtetutën e Shqipërisë, Meta tha se "presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për zhvillimin e referendumeve". “Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë... Читать дальше...

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton viziton Kosovën

Evropaelire.org 

Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka njoftuar se më 12 qershor, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do të qëndrojnë në Kosovë për të shënuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë 20 vjet më parë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebok, është bërë e ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore, që do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë. Bill Clinton... Читать дальше...

Air New Zealand do t'iu lejojë punëtorëve bërjen e tatuazheve të dukshme

Evropaelire.org 

Kompania e fluturimeve, Air New Zealand, do t’i japë fund masës që ndalon krijimin e tatuazheve në pjesë të dukshme të trupit, duke i lejuar stafit që të shprehë diversitetin individual dhe atë kulturor. Disa banorë të Zelandës së re, që trashëgojnë kulturën maori, bëjnë tatuazhe për të treguar trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre. Sipas kompanisë ajrore, nga 1 shtatori, të gjithë punëtorët do të mund të bëjnë tatuazhe që nuk janë ofenduese. Kufizimet që kanë ekzistuar në kompani për këtë çështje... Читать дальше...

India shpall fajtorë 6 burra për dhunim dhe vrasje të një të miture

Evropaelire.org 

Gjashtë prej tetë burrave të akuzuar për dhunim, torturë dhe vrasje të një vajze myslimane tetëvjeçare, në Kashmirin e administruar nga India, janë shpallur fajtorë, në një proces të përshpejtuar gjyqësor. Viktima ishte gjetur afër një pylli në qytetin Katua në janar të vitit 2018. Ky rast ishte kthyer në kryelajm, pasi grupe hinduse dhe disa avokatë, kanë protestuar ndaj arrestimit të tetë burrave. Të tetë personat janë deklaruar të pafajshëm. Njëri prej tyre, djali i njërit prej personave të dënuar është liruar. Читать дальше...

Këshilli britanik synon parandalimin e kthimit të shtëpisë së Skripalëve në biznes

Evropaelire.org 

Një këshill rajonal në Britani të Madhe është duke konsideruar blerjen e shtëpisë ku janë helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, pas shqetësimeve se kjo pronë mund të kthehet në biznes fitimprurës nga vizitat e vendit famëkeq. Zyrtarët nga vendi Uitshër, janë cituar të kenë thënë se fqinjtë e Skripalit janë të frikësuar se kjo shtëpi mund të shkaktojë pengesa në trafik për shkak të interesimit të madh që mund të ekzistojë për ta vizituar këtë objekt. “Këshilli është i... Читать дальше...

Britania dhe K.Jugore nënshkruajnë marrëveshje për tregti pas Brexitit

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja Jugore, kanë nënshkruar në parim disa marrëveshje për tregti të lirë, të cilat synojnë të ruajnë bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve edhe pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox, ka nënshkruar marrëveshjet me homologun e tij jugkorean, Yoo Myung-hee në Seul. Marrëveshjet shënojnë dokumentet e para të nënshkruara, që i sigurojnë Britanisë bashkëpunim me Azinë, pas Brexitit. Marrëveshjet rregullojnë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Вторая ракетка Казахстана опустилась в чемпионской гонке WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Ивлеева

Блогер Ивлеева не явилась в суд на заседание по делу о дискредитации ВС России



Москва

Набиуллина на выход, академику Глазьеву приготовиться. Экономист Хазин рассказал кем Путин заменит главу ЦБ

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net