123ru.net
World News in Albanian
Июнь
2019

Новости за 17.06.2019

SHBA kërkon reagim ndërkombëtar ndaj "shantazhit bërthamor" të Iranit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara thanë se plani i Iranit për të shkelur kufirin e rezervave të uraniumit përbën "shantazh bërthamor" dhe se duhet të përballet me "presion të shtuar ndërkombëtar". Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Garrett Marquis, i bëri komentet të hënën, pasi Irani tha se do të zmbrapset tutje nga zbatimi i marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore. Bashkimi Evropian tha se do të presë për raportin e ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore... Читать дальше...

BE bën thirrje për lidhje më të ngushta me Azinë qendrore

Evropaelire.org 

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan një strategji të re për Azinë qendrore, e cila synon të krijojë një "partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm" midis bllokut dhe vendeve të rajonit. Gjatë takimit në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se strategjia do të sigurojë një kornizë të re të politikave "për angazhimin e BE-së me vendet e Azisë qendrore gjatë viteve të ardhshme". Ministrat thanë se i mirëpresin "marrëdhëniet e forcuara" midis BE-së dhe Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit. Читать дальше...

Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, vdiq, pasi i ra të fikët në sallën e gjyqit. Morsi po ndiqte një seancë në lidhje me akuzat për spiunim kur vdiq, raporton televizioni shtetëror. Sipas këtij burimi, trupi i tij u dërgua në spital. Morsi, 67 vjeç, ka qenë figurë e lartë në lëvizjen islamiste Vëllazëria Myslimane, e cila tani është e ndaluar. Atë e ka përmbysur nga pushteti ushtria e Egjiptit në vitin 2013, pas protestave masive kundër tij, të cilat kanë shpërthyer një vit pasi Morsi... Читать дальше...



Mogherini: Mungesa e datave për Shkupin dhe Tiranën është e keqe për rajonin

Evropaelire.org 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se mungesa e vendimit për datën e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të kishte pasoja të këqija për sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, si dhe për procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Mogherini i bëri komentet në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg. Ajo tha se Komisioni Evropian konsideron se Shkupi dhe Tirana janë gati për të filluar negociatat. Читать дальше...

Kosova s’ka dilema për takimin në Paris

Evropaelire.org 

Kosova nuk do të merret me dilemat nëse takimi i Parisit, i paralajmëruar për 1 korrik, do të mbahet ose jo, por do të përqendrohet në përgatitjen e parimeve me të cilat do të paraqitet atje karshi palës së Serbisë, theksojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Takimi i Parisit ishte paralajmëruar në takimin e Berlinit, i cili i mbajt më 29 prill, mikpritës të së cilit ishin kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Një vit nga Marrëveshja e Prespës

Evropaelire.org 

Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për autoritetet qeveritare në Maqedoninë e Veriut, ky dokument cilësohet si marrëveshja më e rëndësishme në historinë e vendit, përkatësisht si dokument që ka hapur rrugën e perspektivës euroatlantike. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ka marrë pjesë në një stërvitje ushtarake, tha se përfitimet nga Marrëveshja e Prespës janë evidente. “Sot, 17 qershori, një vit nga Prespa, fillimisht fituam një mik të ri. Jo që me Greqinë kemi pasur ndonjë armiqësi serioze... Читать дальше...

Kritika Bjellorusisë për ekzekutimin e një të dënuari me vdekje

Evropaelire.org 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e "dënoi ashpër" ekzekutimin e fshehtë të një bjellorusi, derisa rasti i tij ishte ende në shqyrtim nga Komiteti  për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara. Raportuesi i përgjithshëm i këtij institucioni mbi heqjen e dënimit me vdekje, Titus Corlatean, tha se me ekzekutimin e Alyaksandr Zhylnikaut, "Bjellorusia ka treguar edhe një herë se nuk vepron plotësisht me standardet evropiane" dhe se "zbatimi i dënimit me vdekje vazhdon të parandalojë... Читать дальше...

Projektligji i (jo)transparencës

Evropaelire.org 

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovës, po e kundërshtojnë ashpër Projektligjin për financimin e subjekteve politike. Projektligji në fjalë, sipas shoqërisë civile, paraqet degradim të të gjitha standardeve për financimin e partive politike. Aktualisht, ekziston një ligj i cili rregullon çështjen e financave dhe transparencën në këtë fushë, por i cili është në procedurë të ndryshim-plotësimit për shkak të vërejtjeve të Bashkimit Evropian dhe shoqërisë civile. Transparenca e partive politike... Читать дальше...



Bien shitjet ndërkombëtare të Huaweit

Evropaelire.org 

Ren Zhengfei, themelues i firmës kineze të teknologjisë Huawei, tha se shitjet ndërkombëtare të saj kanë rënë për 40% muajin e kaluar, pasi shantazhi i SHBA-së kundër gjigantit kinez është intensifikuar. Duke folur në selinë e firmës, Ren tha se kompania do të zvogëlojë prodhimin për 30 miliardë dollarë. Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.  SHBA-ja thotë se kompania kineze - prodhuesi më i madh... Читать дальше...

Për dy vjet, tetë raste të vdekjeve në burgjet e Kosovës

Evropaelire.org 

Brenda dy vjetësh, sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tetë persona kanë vdekur nëpër burgje, ndërsa po vuanin dënimin. Përjashtuar një rast i cili po hetohet, vdekjet tjera, sipas përfaqësuesve të këtij Shërbimi, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve prej të cilave ata vuanin dhe se asnjë nga rastet nuk cilësohet vdekje e dyshimtë. Florent Gashi, zyrtar për informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit të cilët kanë vdekur brenda burgjeve të Kosovës... Читать дальше...

Xi i Kinës do të vizitojë Korenë e Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të realizojë një vizitë shtetërore këtë javë në Korenë e Veriut. Xi do të takojë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, gjatë vizitës të enjten dhe të premten, raportoi televizioni shtetëror i Kinës, CCTV. Sipas tij, udhëtimi do të jetë i pari i tillë i një udhëheqësi kinez në 14 vjet. Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA njoftoi për vizitën, por nuk dha më shumë detaje. Vizita përkon me 70-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Veriut. Читать дальше...

Thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së Hong Kongut

Evropaelire.org 

Aktivisti i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, bëri thirrje për dorëheqjen e udhëheqëses së këtij rajoni, Carrie Lam, pasi u lirua nga burgu. Wong, 22 vjeç, është bërë imazhi i protestave pro-demokratike në vitin 2014, të cilat kërkonin që Hong Kongu t'i zgjidhte vetë liderët e tij. Qytetarët e Hong Kongut janë sërish në rrugë - këtë herë kundër një ligji, i cili do të lejonte ekstradimin në Kinë. Sipas organizatorëve, mbi dy milionë njerëz protestuan të dielën, edhe pse ligji është pezulluar. Читать дальше...

BE: Barrierat tregtare kanë arritur nivel rekord

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian është goditur nga një numër rekord i barrierave tregtare gjatë vitit të kaluar, të cilat i kanë kushtuar bllokut miliarda euro, tha Komisioni Evropian. Në raportin e publikuar të hënën thuhet se 425 barrierat tregtare janë imponuar nga 59 vende të ndryshme. "Proteksionizmi është qartazi në rritje", tha komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom. Sipas raportit, vitin e kaluar janë vendosur 45 barriera të reja tregtare, përfshirë tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit, të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara. Читать дальше...

Marshim protestues kundër projektligjit për financimin e partive politike

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë organizuan një ecje me moton “marsh refuzimi” për të kundërshtuar, siç u tha, projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili, sipas tyre, nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike. Marshimi nisi nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar përpara selive kryesore të partive politike. Në oborrin e Partisë Demokratike të Kosovës, marshuesit u penguan nga personat e sigurimit të PDK-së... Читать дальше...

Marsh kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike

Evropaelire.org 

Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar një marsh refuzimit për të kundërshtuar Projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike. Përfaqësuesit nga shoqëria civile kanë marshuar në sheshte kryesore në Prishtinë dhe kanë qëndruar përpara selive kryesoret e partive politike. Derisa në partitë e tjera nuk ka pasur incidente, në oborrin e Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë në një sulm në Nigeri

Evropaelire.org 

Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në verilindje të Nigerisë, bënë të ditur zyrtarët. Sipas Ajencisë për Menaxhimin e Emergjencave, edhe 40 të tjerë u plagosën. Bombarduesit i shpërthyen eksplozivët jashtë një salle në Konduga të shtetit Borno, ku tifozët e futbollit po shihnin një ndeshje në televizor. Grupi xhihadist Boko Haram u fajësua për sulmin, ndonëse ai nuk e mori përgjegjësinë. Ky grup kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë, qysh në vitin 2009. Читать дальше...

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Evropaelire.org 

Numri i armëve bërthamore të fuqive botërore është zvogëluar vitin e kaluar, mirëpo reduktimet tjera në të ardhmen nuk janë të sigurta për shkak të “dallimeve politike dhe atyre ushtarake” mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI). Ky Institut ka thënë në raportin e tij vjetor, të publikuar më 17 qershor se në fillim të vitit 2019, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtatë kombe tjera kanë pasur rreth 13,865 armë bërthamore. Një shifër e tillë ka treguar për një rënie të numrit të armëve... Читать дальше...

Irani do të heqë dorë edhe nga disa pika të marrëveshjes bërthamore

Evropaelire.org 

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se organizata shtetërore, që është përgjegjëse për instalimet e energjisë, do të heqë dorë edhe nga disa obligime për të cilat paraprakisht është pajtuar sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të nënshkruar me fuqitë botërore. Zëdhënësi i agjencisë atomike në Iran, Behrouz Kamalvandi ka thënë se ky shtet do të zgjerojë kufizimin e pasurimit të uraniumit, siç është paraprarë me marrëveshjen bërthamore, brenda 10 ditëve. Këto raportime vijnë pas deklaratave të presidentit iranian... Читать дальше...

Shtetet e Amerikës Jugore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike

Evropaelire.org 

Dhjetëra miliona persona janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai. Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, ka thënë përmes një postimi në Twitter se kjo situatë është e “pashembullt”. Ende nuk ka pasur raportime për ndonjë viktimë. Deri në mesnatën e së dielës është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të Argjentinës, ndonëse shkaqet e këtij problemi nuk janë bërë të ditura ende. Sekretari për Energji i Argjentinës, Gustavo Lopetegui, ka thënë... Читать дальше...

Izraeli emëron një vendbanim "Lartësitë Trump"

Evropaelire.org 

Izraeli ka emëruar një rajon në Lartësitë Golan në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje ndaj vendimit të Trumpit për të njohur këtë zonë si pjesë të territorit të Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbledhur kabinetin më 16 qershor për të gjetur zgjidhje për vendbanimin Bruçim, që ka një popullatë prej rreth 10 personave. Gjatë ceremonisë, Netanyahu ka prezantuar një shenjë me mbishkrimin, Lartësitë Trump, duke e konsideruar presidentin amerikan “shok të mrekullueshëm” të Izraelit. Читать дальше...

Rriten çmimet e naftës pas tensioneve në Lindje të Mesme

Evropaelire.org 

Çmimet e naftës janë rritur të hënën, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Uashingtoni ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindje të Mesme. Ai i ka bërë këto komente një javë pas rritjes së tensioneve, si pasojë e  sulmeve në disa anije transportuese të naftës. Çmimet kanë shënuar rritje për 4.5 për qind edhe ditën e enjte, pas sulmeve në dy anije afër Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit. Kjo njëherësh ka qenë hera e dytë në një muaj që... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

МФК «Динамо Пушкино» вошел в топ-8 команд Всероссийского футбольного турнира «Кубок Казани»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Мария Шарапова

Первая ракетка России рассказала об общении с Шараповой


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Подмосковный «ЭкоЛайн» и «Сбер» начали сотрудничество





Путин в России и мире
Москва

Алиев: доволен развитием отношений Азербайджана и России


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Стало известно, что Лукашенко предложил губернатору Архангельской области на встрече в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленскому предложили не ограничиваться Бандерой и захоронить на капище под Киевом молекулы Гитлера


Навальный в России и мире
Москва

Мосгорсуд оставил в СИЗО журналистку Фаворскую, обвиняемую в экстремизме за репортажи о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Оззи Осборн

Оззи Осборн во второй раз войдет в Зал славы рок-н-ролла



Москва

Гагаузский план России

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net