Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Новости за 25.02.2019

Vazhdojnë takimet e nivelit të lartë për paqen në Afganistan

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Khalilzad u takua në Katar me një nga udhëheqësit e talibanëve të Afganistanit. Ky takim vlerësohet të jetë angazhimi më i lartë mes dy palëve në procesin e përpjekjeve për paqe në Afganistan. "Arrita në Doha për t'u takuar me një delegacion autoritativ të talibanëve. Ky mund të jetë një moment i rëndësishëm," shkroi Khalilzad në Twitter më herët gjatë ditës. Talibanët synojnë “pushtet dhe vendimmarrje” në Afganistan Khalilzad u takua me Abdul Ghani Beradar... Читать дальше...

Gjendet i vdekur gazetari dhe analisti i njohur i mediave ruse

Evropaelire.org 

Raportet e mediave nga Rusia bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt. Malashenko ka qenë bashkëpronarë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino. Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin. Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997. Ai gjithashtu... Читать дальше...

Edhe një përpjekje e Kosovës për në INTERPOL

Evropaelire.org 

Kosova sërish ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) dhe kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti. “Është konfirmuar edhe nga INTERPOL-i që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës. Tash janë çështje... Читать дальше...



Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe kundër emërimit të ministres Zhiviq

Evropaelire.org 

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e kanë kundërshtuar emërimin e ministres së re të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës. Përmes një komunikate për media, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se ky emërim nuk paraqet vullnetin e popullit serb, e as legjitimitetin demokratik dhe si i tillë edhe do të trajtohet. “Me këta persona nuk do të ketë asnjë komunikim dhe bashkëpunim nga ana e organeve shtetërore të Serbisë dhe pjesës së përfaqësuesve legjitim të të zgjedhurve të popullit serb në gjitha nivelet në Kosovë... Читать дальше...

Vuçiq planifikon të fillojë debatin e brendshëm për Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore. "Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmën. Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri... Читать дальше...

Kritikohet platforma e Ekipit negociator për dialogun me Serbinë

Evropaelire.org 

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka miratuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, por nuk ka kaluar votimin për platformën për dialogun, pasi nuk kishte vota të mjaftueshme. Sido që të jetë, anëtarët e komisionit kanë zhvilluar një debat ku kanë hedhur kritika të ndërsjella lidhur me atë se a duhet të ketë platformë për dialogun, të hartuar nga Ekipi negociator. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme... Читать дальше...

Kryqi i Kuq i gatshëm të ndihmojë kthimin e kosovarëve nga Siria

Evropaelire.org 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në kthimin e personave të cilët ende gjenden në vatrat e luftës në Siri në kohën kur grupi militant Shteti Islamik (IS) tashmë ka humbur çdo territor që kishte nën kontroll. Më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë. Këtij numri i shtohen edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës. Читать дальше...

Federata Spanjolle e Futbollit nuk i pranon simbolet e Kosovës

Evropaelire.org 

Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka pranuar që Përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshjet e grupit të pestë për kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” me simbole shtetërore. Federata Spanjolle kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që të mos prezantohet me simbole shtetërore duke kërkuar kështu gjetjen e një zgjidhjeje alternative apo përdorimin e flamurit të UEFA-s. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu tha për Radio Evropa e Lirë se pas ankesës së FFK-së në... Читать дальше...



Vajza e zëdhënësit të Putinit punon në Parlamentin Evropian

Evropaelire.org 

Vajza e zëdhënësit të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, punon si praktikante në Parlamentin Evropian në Bruksel dhe ka qasje të pakufizuar në dokumente të ndryshme të BE-së, ka mësuar Radio Evropa e Lirë. Yelizaveta Peskova, 21 vjeçare, vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, shërben si trajnere së bashku me Aymeric Chauprade, një anëtar francez i Parlamentit Evropian, i cili e kishte përkrahur haptas aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014. Emri i Yelizaveta Peskova gjendet... Читать дальше...

Sundimi i ligjit, kriter i vazhdueshëm për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Institucionet e Kosovës duhet t’u japin dëshmi vendeve të Bashkimit Evropian se është shënuar përparim në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, në mënyrë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, thonë njohësit e integrimeve evropiane. Vendet si Gjermania, Franca, Holanda dhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian, sipas analistëve, po hezitojnë t’i hapin dyert e tyre për shtetasit e Kosovës, përmes liberalizimit të vizave, për faktin se në Kosovë nuk është shënuar progres i duhur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Читать дальше...

Vetëvendosje: Tarifa me Serbinë nuk po zbatohet plotësisht

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime se tarifa e vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk është duke u zbatuar në tërësi. Përmes një konference për media ky subjekt politik ka thënë se përgjegjës për lejimin e kontrabandës me këto mallra janë Ministria e Financave dhe institucionet në varësi si Dogana dhe Anti-kontrabanda si dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës. Anëtari i Vetëvendosjes, Salih Zyba tha se në treg janë duke u vërejtur... Читать дальше...

BE-ja i propozon Britanisë të shtyjë daljen nga blloku

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka rritur presionin ndaj kryeministres britanike, Theresa May, për të shtyrë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Tusk ka thënë se kjo do të ishte një “zgjidhje e arsyeshme” dhe se 27 anëtarët e bllokut do të tregojnë mirëkuptim dhe vullnet të mirë për ta bërë të mundur këtë shtyrje. Deklaratat e zyrtarit të lartë evropian u bën pasi bisedimet dy ditëshe ndërmjet kryeministres May dhe udhëheqësve evropianë nuk arriten ndonjë rezultat. Kryeministrja... Читать дальше...

Gabime në zbatimin e gjuhës shqipe

Evropaelire.org 

Zbatimi i gjuhës shqipe nga disa institucione të Maqedonisë së Veriut ka nisur me gabime gjuhësore që ka nxitur reagime në opinion pasi sipas njohësve të çështjeve të gjuhësisë, të gjitha përkthimet që i bëjnë institucionet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, apo të presin nisjen e punës së dy agjencive që do të kenë për detyrë zbatimin e dygjuhësisë. Gabimet që janë regjistruar kryesisht kanë të bëjnë me emrin e ri të shtetit, me mospërdorimin drejt të disa shkronjave, përdorimin e fjalëve të huaja... Читать дальше...

Ndërpriten procedurat për ndërtimin e hidrocentralit në Pejë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka ndërprerë të gjitha procedurat sa i takon ndërtimit të hidrocentralit në rrjedhën e Lumëbardhit në grykën e Rugovës në Pejë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi për vendimin duke thënë se ka kërkuar ndërprerjen procedurave deri në krijimin pasqyrës së qartë se cili mund të jetë ndikimi në mjedis i ndërtimit të këtij hidrocentrali. “Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook. Читать дальше...

Dijana Zhiviq emërohet ministre e re e Bujqësisë

Evropaelire.org 

Pas shkarkimit të ish-ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Zhiviq, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. “Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Читать дальше...

Trump synon fitore në procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump do të niset drejt takimit të dytë me liderin verikorean, Kim Jong un, teksa pritjet janë të ulëta për denuklearizim të Phenjanit. Pavarësisht kësaj Trump kërkon të ketë fitore në këtë proces në mënyrë që të përballet me kritikat në shtëpi. Trump ka qenë forcë shtytëse në samitin e kësaj jave që mbahet në Vietnam, duke synuar rikthimin e vëmendjes ndërkombëtare, që ishte krijuar kur presidenti amerikan kishte takuar liderin verikorean Kim Jong-un, një vit më parë në Singapor. Читать дальше...

OKB: Ksenofobia dhe racizmi kanë shënuar rritje

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar rritjen e jashtëzakonshme të “ksenofobisë, racizmit dhe jotolerencës” duke thënë se të drejtat e njeriut në botë kanë shënuar rënie. Guterres e hapi takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke paralajmëruar se në shënjestër janë kryesisht gazetarët dhe aktivistët. Ai deklaroi se është i shqetësuar me pabarazinë ekonomike si dhë tërhoqi vërejtjen për keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave që mbledhin... Читать дальше...

Rreth 150 shtetas të Kosovës vazhdojnë të mbesin në Siri

Evropaelire.org 

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka humbur shumicën e territorit në Siri, por atje vazhdojnë të mbesin më shumë se 150 shtetas të Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova. “Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri i luftëtarëve të kthyer në Kosovë, apo edhe në vendet tjera nga të cilat kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit është 120”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës. Читать дальше...

Korea e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi se e njeh, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës. Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit. Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore. Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera. Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar... Читать дальше...


Музыкальные новости
Пётр Чайковский

В Клину состоится праздничная программа в честь дня рождения Чайковского





Персональные новости
Арцах

Спецвыпуск журнала «Стратегии развития» посвященный героям Великой Отечественной войны и Специальной военной операции





Veljanovski i shpëton paraburgimit, Kuvendi nuk i heq imunutetin

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk ka arritur t’i heqë imunitetin, deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, për të cilin gjykata penale e Shkupit ka kërkuar masën e paraburgimit lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017. Seanca është mbajtur të dielën në orën 21.30, por para mesnatës ajo është ndërprerë nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të tensioneve të ngritura mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, e cila kundërshtoi pikën e rendit të ditës... Читать дальше...

Haradinaj: Gjermania mbështet reformat në Kosovë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili ka thënë se duhet vazhduar ndihma për Kosovën. “Jam i lumtur që të ndaj me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane Stuttgarder Nachrichten, kushtuar Kosovës, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se 'reformat, të cilat janë kryer atje... Читать дальше...

Forcat Demokratike Siriane dorëzojnë qindra militantë të IS-it në Irak

Evropaelire.org 

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë dorëzuar 280 kryengritës të grupit militant, Shteti Islamik (IS) në qeverinë e Irakut, kanë njoftuar zyrtarët e Bagdadit. Sipas tyre, numri i personave që janë dorëzuar përbën vetëm një pjesë të “numrit të madh” të luftëtarëve të IS-it që mbahen nga pjesëtarët e SDF-së, duke përmendur se rreth 500 irakianë janë nën kontrollin e tyre. Forcat e sigurisë irakiane kanë thënë se transferimi i këtyre personave do të “vazhdojë derisa të kompletohet i gjithë procesi”. Читать дальше...

Trump shtyn afatin për rritjen e tarifave në mallrat kineze

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shtyjë rritjen e planifikuar të tarifave në mallrat kineze, duke përmendur “përparimin e konsiderueshëm” në negociatat me Pekinin. “Jam i lumtur t’iu njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të konsiderueshëm në bisedimet tona me Kinën në çështje strukturale, duke përfshirë mbrojtjen e pronës intelektuale, transferimin e teknologjisë, agrikulturës, monedhave dhe aspekteve tjera”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Читать дальше...

Green Book fiton çmimin Oscar për filmin më të mirë të vitit

Evropaelire.org 

Filmi Green Book, i cili pasqyron marrëdhëniet mes racave në Amerikë në vitet 1960, ka fituar çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të vitit. Çmimi për filmin më të mirë ka qenë vetëm një nga tre çmimet Oscar, të cilët i ka fituar ky projekt. Green Book është bazuar në tregimet e vërteta të një njeriu të bardhë, që ka shoqëruar me makinë pianistin afrikano-amerikan, Don Shirley në një turne në jug të Shteteve të Bashkuara më 1960. Në ceremoninë e 91-të të ndarjes së këtyre çmimeve... Читать дальше...

Trump: K.Veriore mund të jetë "fuqi e madhe" pa armë bërthamore

Evropaelire.org 

Koreja Veriore mund të bëhet “fuqi e madhe ekonomike” nëse heq dorë nga armët bërthamore, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump. Ai ka shtuar në një postim në Twitter se ky komb “ka potencial për rritje më të shpejtë sesa secili komb tjetër”. Komentet e tij kanë ardhur vetëm disa orë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Phenjani vazhdon të përbëjë kërcënim. Presidenti amerikan dhe lideri verikorean, Kim Jong-un do të takohen për herë të dytë më 27-28 shkurt në Hanoi të Vietnamit. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Учитель из Бутово стала «Гуру физкультуры»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Йорш

«Лихие времена!»: «Йорш» напугал фанатов отменами и песней «Я ухожу»



Москва

Собственники аварийных помещений в Подмосковье подали свыше 1,8 тысячи заявок на сертификаты

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net