123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Новости за 16.02.2019

Thaçi e Vuçiq shpërfaqin dallime rreth marrëveshjes eventuale

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë diskutuar sot për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, gjatë një paneli në Konferencën për Siguri, që sivjet zhvillon punimet në Mynih të Gjermanisë. Dy presidentët shfaqën dallimet e tyre rreth procesit të dialogut. Presidenti Thaçi tha se dialogu në Bruksel duhet të zhvillohet pa kushte. Por, Vuçiq u shpreh se Serbia është e gatshme për dialog, sapo të hiqet taksa doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe... Читать дальше...

Pritja ndërmjet shpresës dhe dëshpërimit

Evropaelire.org 

Familjarët e personave të pagjetur, shqiptarë dhe serbë, vazhdojnë t’i kërkojnë më të dashurit e tyre, të zhdukur gjatë luftës. Ata rrëfejnë se si u janë rrëmbyer familjarët e tyre, për fatin e të cilëve, tash e 20 vjet më nuk dinë asgjë. Autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë, thonë se kanë arritur një marrëveshje, e cila lehtëson procedurat për pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore, në rast të gjetjes së tyre. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po bëhen përpjekje për identifikimin e mbetjeve mortore që janë aty.

Egjipt: Sulm ndaj ushtrisë në Gadishullin Sinai

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i ushtrisë së Egjiptit, thotë se ekstremistët kanë sulmuar një pikë të kontrollit të ushtrisë në Gadishullin Sinai, duke shkaktuar 15 viktima, përfshirë vrasjen e të paktën një zyrtari policor. Koloneli Tamer Rifai tha se ushtria ka arritur që të vrasë shtatë ekstreministë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por nuk dha më shumë informacione se a ka viktima nga radhët ushtrisë egjiptiane. Ushtria e Egjiptit për vite të tëra është duke luftuar kryengritësit në Sinai. Në këtë territor ka mbështetës të grupit ekstremist, Shteti Islamik. Читать дальше...



Anëtarësimi në NATO pritet ta rimëkëmbë ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Afaristët në Maqedoninë e Veriut, presin që pas anëtarësimit të vendit në NATO, të përmirësohet dukshëm klima e biznesit. Ata po ashtu besojnë se do të krijohet një siguri më e madhe juridike për për kapitalin gjatë ushtrimit të veprimtarive të ndryshme ekonomike, si dhe presin të krijohen kushte për një konkurrencë lojale. Benefitet e para nga nënshkrimi i protokollit për pranim në NATO, fillimisht janë ndjerë në berzë. Gjatë vitit të kaluar,sapo nisi rruga e zgjidhjes së kontestit të emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut... Читать дальше...

Pence i bën thirrje Evropës që të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence i bëri thirrje aleatëve evropianë që të heqin dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që u arrit më 2015. “Është koha që partnerët tanë evropianë të qëndrojë përkrah nesh dhe popullit iranian”, tha Pence gjatë Konferencës së Sigurisë, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë. “Ka ardhur koha që partnerët tanë evropianë të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, tha Pence. Sipas marrëveshjes, fuqitë botërore janë pajtuar që të ofrojnë lehtësime të sanksioneve... Читать дальше...

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Evropaelire.org 

Protestuesit në Tiranë janë përplasur me Policinë e Shtetit pasi kanë thyer kordonin policor dhe kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Raportohet se nga përleshjet, dy policë dhe dhjetëra protestues janë të lënduar. Disa nga mijëra protestuesit e mbledhur në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, kanë sulmuar ndërtesën e Kryeministrisë duke hedhur mjete të forta dhe lëndë djegëse në drejtim të saj. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, megjithatë... Читать дальше...

Haradinaj dhe Gjukanoviq flasin për dialogun në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj, siç thuhet në një komunikatë për media, gjatë takimit me Gjukanoviqin ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale ligjore obligative me Serbinë, “që do të thotë njohje reciproke”. Dy liderët po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Читать дальше...

Merkel paralajmëron kundër tërheqjes së SHBA-së nga Siria dhe Afganistani

Evropaelire.org 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria, rrezikon të forcojë rolin e Rusisë dhe Iranit në Lindjen e Mesme. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Merkel pyeti nëse tërheqja e SHBA-së nga Siria “është ide e mirë”. “A do ta forcojë edhe njëherë kapacitetin e Iranit dhe Rusisë për të ushtruar ndikimin e tyre”, pyeti kancelarja Merkel. Merkel po ashtu paralajmëroi kundër tërheqjes së parakohshme të trupave amerikane nga Afganistani... Читать дальше...



Ecje e ngadaltë ekonomike përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë

Evropaelire.org 

Ekonomia në vitet e pavarësisë, nuk ka treguar ndonjë zhvillim që mund të ndikonte në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.  Me gjithë disa përparime, kryesisht në aspektin ligjor, sipas tyre, gati 11 vjet pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, vlerësohet se shteti më i ri në Evropë, nuk ka arritur të zbatim të mirëfilltë të ligjeve, nuk ka arritur të përmirësojë kushtet për sektorin privat dhe për investitorë të huaj... Читать дальше...

Deklarata e Pavarësisë niset për në qendrat kryesore të Kosovës

Evropaelire.org 

Në prag të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, për në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë. Një e tillë është vendosur edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Nisja e Deklaratës së Pavarësisë në qendrat e Kosovës u bë nga Garda Ceremoniale. Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.

Thaçi: Këtë vit arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, tha se këtë vit, do të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Thaçi tha se sot në Konferencën e Sigurisë, do të flasë për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi. Читать дальше...

Erdogan thotë se Turqia do të blejë sisteme të mbrojtjes nga Rusia

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se vendi i tij do të vazhdojë me planet për të blerë nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, pavarësisht presioneve nga Shtetet e Bashkuara, për të anuluar një marrëveshje të tillë. “Ne kemi arritur në marrëveshje me Rusinë për sistemin S-400 dhe ne nuk do të tërhiqemi (nga marrëveshja)”, u tha gazetarëve sot presidenti Erdogan. Zyrtarët e SHBA-së i kishin dhënë afat Turqisë deri më 15 shkurt, që të përgjigjej ndaj një oferte të SHBA-së për... Читать дальше...

Ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi

Evropaelire.org 

Pas një sëmundjeje të shkurtër, të premten mbrëma ndërroi jetë gazetari Hivzi Krasniqi. Krasniqi për një kohë të gjatë kishte punuar në Radio Kosovë, ku dhe përfundoi karrierën e tij si gazetar. Po ashtu ai kishte punuar për një periudhë edhe Radio Dukagjini dhe Radio Televizionin 21. Përveç profesionit të gazetarisë, Krasniqi ishte edhe autor i mbi 1,000 tekste të këngëve. Krasniqi do të varroset sot në vendlindjen e tij, në Pejë.

Pesë të vrarë nga të shtënat në Illinois të SHBA-së

Evropaelire.org 

Një person ka vrarë pesë kolegë të tij të punës dhe ka plagosur pesë zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në Illinois të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët policorë kanë qëlluar për vdekje sulmuesit, gjatë incidentit që ndodhi më 15 shkurt. Policia thotë se sulmuesi i dyshuar është 45-vjeçari Gary Martin, i cili ishte në proces të largimit nga puna nga kompania Henry Pran në Aurora, Illinois. Po ashtu, një punëtor tjetër i kompanisë ku ndodhën të shtënat është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Читать дальше...

Talibanët synojnë “pushtet dhe vendimmarrje” në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë dhe ata talibanë janë në proces të negociatave për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan. Në një intervistë për rubrikën Expose të Radios Evropa e Lirë, Mushtaq Rahim, analist i çështjeve të sigurisë, me seli në Kabul, thotë se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse në bisedime përfshihet edhe Qeveria afgane. Talibanët tash për tash refuzojnë të bisedojnë me përfaqësuesit qeveritarë, duke i konsideruar ata “kukulla” të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se ky është angazhimi më serioz për armëpushim. Читать дальше...

Parandalohen sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka njoftuar për parandalimin e sulmeve terroriste në disa zona të vendit.  “Pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendet partnere, lidhur me planet potenciale për kryerje të sulmeve terroriste në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga pjesëtarë të strukturave radikale mbështetëse të IS-it (Shtetit Islamik), Ministria e Brendshme ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве на пяти площадках 20 апреля пройдут праздники проекта "Мой спортивный район"


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина: знаю, что меня поддерживают в России, но болельщиков из Казахстана намного больше


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Брянский путешественник Игорь Шпиленок подготовил отчет о далекой экспедиции





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Захарова: Западу неинтересны планы Киева по атаке на Крымский мост


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Бывшая возлюбленная Тимати сообщила о новом романе



Москва

Участвующая в Параде Победы военная техника начала передислокацию в Москву

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net