Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Новости за 12.02.2019

Spanja në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Evropaelire.org 

Qeveria spanjolle. të mërkuren, pritet të humbasë votën për buxhetin në Parlament. Kryeministri, Pedo Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters. Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri. Читать дальше...

Limaj: Platforma e dialogut është gati

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Ekipit negociator të Kosovës i kanë përfunduar punët rreth draft-platformës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Njëri nga kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës tha se ekipi ka përfunduar punën dhe teksti i draft-platformës të mërkurën do t'ju dorëzohet krerëve të shteti, presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për ndonjë koment të mundshëm.  "Të enjten... Читать дальше...

Britania dhe BE-ja vazhdojnë diskutimet për Brexit-in

Evropaelire.org 

Ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley, tha se Bashkimi Evropian dhe Britania duan që të kenë një marrëveshje të Brexit-it, duke theksuar se dalja e Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje nuk do të ishte në interes të asnjërës palë. Pas bisedimeve në Parlamentin Evropian, Barclay u tha gazetarëve se "kishte shumë vullnet të mirë nga të dyja palët." "Të dyja palët e pranojnë se mungesa e një rezultati nuk është në interes të askujt. Kjo, do të ishte shumë shqetësuese për Britaninë e Madhe... Читать дальше...



A janë dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA?

Evropaelire.org 

Autoritetet amerikane kanë qenë të qarta në qëndrimin e tyre për pezullimin e taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që taksa nuk pezullohet. Mirëpo a ka dëmtuar kjo çështje lidhjet mes këtyre dy vendeve?

SHBA: E pabesueshme që Kosova po injoron këshillën tonë për taksën

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e lartë të Kosovës kanë pranuar një letër nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në letrën të cilën e kanë nënshkruar, Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth, thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë: Duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë thotë se duhet më shumë kohë për marrëveshjen e kufirit. Zëdhënësi, Hogan Gidley tha se procesi i një marrëveshjeje dypartiake për çështjen e sigurisë së kufirit kërkon më shumë kohë. Megjithatë, ai tha se është e vështirë të thuhet se çfarë do të jetë apo nuk do të jetë e pranueshme para se zyrtarët të shqyrtojnë hollësitë e propozimit. Demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara, të hënën, arritën marrëveshje në parim mbi sigurinë në kufi, e cila do të financojë Qeverinë... Читать дальше...

Prodhimet nga Kosova dhe Shqipëria po zëvendësojnë importet nga Serbia 

Evropaelire.org 

Tregu i mallrave në Kosovë, që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pësuar ndryshime. Produktet e këtyre vendeve janë zëvendësuar me produktet vendore, ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci... Читать дальше...

Çka thotë Qeveria e çka SHBA-ja për taksën?

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës thotë se nuk do t’i heqë taksat për produktet nga Serbia dhe Bosnja. Kjo është hera e parë që Kosova nuk e dëgjon SHBA-në, përkrahësin më të madh të saj, për një çështje kaq të madhe. Pasojat ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kosovës tashmë kanë filluar.



Haradinaj: SHBA na kërkon pezullimin e taksës, por ajo do të mbetet

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Shtetet e Bashkuara sugjerojnë në vazhdimësi që të pezullohet taksa dhe t’i hapet rrugë dialogut. “Është përsëritur edhe sot (në takimin me ambasadorin Philip Kosnett) edhe në çdo takim”, tha Haradinaj në konferencën e rregullt për media pas mbledhjes së Qeverisë. “Kemi biseduar edhe për tema të tjera bilaterale që i ka Kosova me Amerikën, në temat tjera kemi biseduar edhe rreth vizitës së disa senatorëve e kongresistëve që pritet të vijnë në Kosovë”, theksoi Haradinaj. Читать дальше...

Prokuroria heton ‘kallëzimin e rremë’ të vajzës që ka raportuar dhunimin

Evropaelire.org 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inicuar procedurë hetimore nën dyshimet për kallëzim të rremë ndaj një vajze, e cila kishte raportuar abuzim seksual nga një mësimdhënës i saj.  Në komunikatën e prokurorisë thuhet se gjatë hetimeve të zhvilluara gjatë viteve 2017 – 2018 mbi dyshimet për keqpërdorim seksual ndaj atëbotë të miturës nga Drenasi, thuhet se “e dëmtuara A.G, ka mohuar deklaratën e dhënë fillimisht në Policinë e Kosovës, se ishte keqtrajtuar seksualisht nga profesori i saj Sh.Xh”. Читать дальше...

Përhapja e gripit në rajon

Evropaelire.org 

Gripi sezonal është përhapur mjaft shumë në rajon dhe disa raste kanë përfunduar me fatalitet. Në Bosnje e Hercegovinë 36 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit.

Qytetarët nuk e duan kthimin e luftëtarëve të huaj në Kosovë

Evropaelire.org 

Qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë kthimin e luftëtarëve të huaj, pasi konsiderojnë se ata janë shqetësim për sigurinë e vendit për shkak të aftësive të tyre luftarake dhe lidhjeve me gupe terroriste, thuhet në një raport të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Në raportin e QKSS-së mbi Kërcënimet e Reja të Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë, thuhet se numri më i madh i të anketuarve nuk do të pranonin një ish-luftëtar të kthyer në komunitetin e tyre. “Më shumë se 65... Читать дальше...

Pesë të vdekur nga virusi H1N1

Evropaelire.org 

Pesë persona kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë nga gripi, përkatësisht virusi H1N1. Nga ky virus, 13 persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq nga 1 tetori i vitit 2018, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 24.725 raste të dyshimta me grip. Me gjithë këto raste, profesionistët shëndetësorë thonë se këto shifra ende nuk janë të përmasave të shpërthimit epidemik. Sali Ahmeti infektolog... Читать дальше...

A duhet pezulluar taksën pas kërkesës së SHBA-së?

Evropaelire.org 

Të pyetur se a duhet pezulluar taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët janë të ndarë sa i përket çështjes së taksës – por thuajse të gjithë duan ruajtjen e partneritetit me SHBA-në.

Autoritetet maqedonase i refuzojnë kërkesën për azil shtetases nga Dubai

Evropaelire.org 

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thonë se kërkesa për azil politik e shtetases nga Dubai i Emirateve të Bashkuara, Hind Mohammad Albolooki, 42 vjeçare, është refuzuar për shkak të mos gjetjes së arsyes për t’i ofruar strehim në Maqedoni. Ajo kërkesën për azil e kishte dorëzuar më 15.10.2018. më pas autoritetet vendore në përputhje me ligjin për mbrojtje të përkohshme ndërkombëtare e kishin strehuar në kampin për të huajt, ndërsa më pas kanë nisur edhe procedurat e shqyrtimit të kërkesës së saj. Читать дальше...

NATO-ja do të diskutojë për raportet e ardhshme me FSK-në

Evropaelire.org 

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë rreth qasjes së Aleancës ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e kësaj force në ushtri. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në rend dite të takimit ndërministrorë do të jetë edhe shqyrtimi i marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe FSK-së. Stoltenberg tha gjithashtu se misioni i KFOR-it do të mbetet i pandryshuar, pasi që kjo forcë operon në bazë të rezolutës 1244 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Читать дальше...

Haradinaj: Kosova e vendosur në ruajtjen e miqësisë me SHBA-në

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e agjendës euro-atlantike. "Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës... Читать дальше...

Ngrihet flamuri i NATO-s para Qeverisë në Shkup

Evropaelire.org 

Flamuri i Aleancës Veri-atlantike është ngritur në një ceremoni solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ky është akt në të cilin kanë marr pjesë personalitete të larta të politikës vendore dhe ndërkombëtare, është vlerësuar si historik, pasi sipas kryeministrit, Zoran Zaev, anëtarësimi në NATO e bën këtë shtet më të sigurt dhe me perspektivë. “Sot me plotë siguri themi se atdheu ynë është në rrugën e vërtetë drejt progresit dhe zhvillimit të pa penguar. Ia arritëm. Читать дальше...

Pompeo porosit Evropën: Rezistoni ndikimit rus dhe kinez

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, porositi vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore që t’i rezistojnë ndikimit rus dhe kinez. Pompeo po merr pjesë në manifestimet për 30 vjetorin e rënies së komunizmit. Ai tha në Bratisllavë të Sllovakisë se Kina dhe Rusia përbëjnë një kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregun e lirë, që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989. Vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore, sipas tij, janë më të ndjeshme për shkak të “investimeve grabitqare” dhe ndërhyrjeve politike. Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт JONY во Владивостоке: ждут ли его горожане?





Персональные новости
Владимир Путин

«Есть ответы на вопросы бизнеса»: Хуснуллин об итогах встречи с Путиным на РСПП





Vriten pesë policë pakistanezë

Evropaelire.org 

Pesë policë pakistanezë janë vrarë pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në makinën e tyre, njoftuan zyrtarët e një province në veriperendim të Pakistanit. Zyrtarët lokal i thanë Radios Evropa e Lirë, se policët u vranë në një pritë derisa po udhëtonin me makinën zyrtare. Dy policë tjerë mbeten të plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e grupit militant të talibanëve në Pakistan.

Shmanget mbyllja e sërishme e Qeverisë amerikane?!

Evropaelire.org 

Demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje në parim mbi sigurinë në kufi, e cila do të financojë Qeverinë amerikane dhe do të shmangë një mbyllje tjetër të saj. Marrëveshja përmban vetëm një pjesë të parave që presidenti Donald Trump i kërkon për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën dhe nuk përmend ndonjë barrierë konkrete. Marrëveshja duhet të miratohet nga Kongresi dhe të nënshkruhet nga presidenti. Duke folur pas njoftimit për të, Trump nuk e qartësoi nëse do ta mbështesë ose jo marrëveshjen. Читать дальше...

Talibanët emërojnë ekipin negociator me SHBA-në

Evropaelire.org 

Talibanët njoftuan për formimin e një ekipi negociator prej 14 anëtarësh, përpara bisedimeve për paqe që do të zhvillojnë këtë muaj me të dërguarin e posaçëm amerikan për Afganistanin. Ekipi do të udhëhiqet nga Sher Mohammad Abbas Stanikzai. Lista përfshin edhe  Anas Haqqanin, vëllain e burgosur të udhëheqësit të rrjetit Hakani, që është një fraksion i fuqishëm i talibanëve. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se Haqqani, i cili po mbahet në Kabul, "duhet të lirohet për të nisur punën me ekipin negociator". Читать дальше...

Nis gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas

Evropaelire.org 

Gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalanas, të përfshirë në një përpjekje për t'u ndarë nga Spanja në vitin 2017, nisi të martën në Gjykatën Supreme të Madridit. Të pandehurit - të cilët përfshijnë ish-ministra, ish-kryetarin e Parlamentit të Katalonjës dhe udhëheqës të organizatave pro pavarësisë - përballen me akuza si: rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim i fondeve publike. Të gjithë ata i mohojnë akuzat kundër tyre. Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum... Читать дальше...

Shpend Ahmeti dorëzon padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje

Evropaelire.org 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dorëzoi padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shpifje në lidhje me furnizimin me qumësht në shkollat e kryeqytetit të Kosovës. "Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shpifjet e vazhdueshme që i ka bërë, posaçërisht në këtë rast - ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë sepse ata tërë kohën e kanë shpallur veten gjykatës, edhe pse kanë qenë... Читать дальше...

Turqia lëshon urdhër-arreste edhe për mbi 1,000 ndjekës të dyshuar të Gulenit

Evropaelire.org 

Prokurorët turq lëshuan urdhër-arreste për 1,112 vetë të dyshuar për lidhje me klerikun fetar turk, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për një përpjekje për grushtshtet në vitin 2016. Të dyshuarit kërkohen në Ankara dhe në 75 provinca të tjera. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, bastisjet janë pjesë e një hetimi të mashtrimeve të supozuara në një provim të vitit 2010 për oficerët që do të bëheshin zëvendësshefa të policisë. Të dyshuarve u janë dhënë pyetjet përpara testit, raportoi Anadolu. Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Арина Соболенко

Соболенко: я предпочитаю смотреть мужской теннис, а не женский


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Опыт проведения Всероссийской акции «Вода России» представлен на межведомственном заседании в Ташкенте





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Минск не исключает попыток оппозиции оторвать часть территории Белоруссии в пользу НАТО




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Цой

У могил Горшка и Виктора Цоя на Богословском кладбище появилась защита от вандалов



Москва

Академия креативных индустрий АРН запускает школу декораторов

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net