123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Новости за 13.02.2019

Stoltenberg: NATO nuk dëshiron garë armësh me Rusinë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake është duke studiuar “mundësi të shumta” për t’u përballur me shkeljet e supozuara të Rusisë në marrëveshjen për kontrollin e armëve, mirëpo sipas tij aleatët perëndimorë dëshirojnë t’i ikin “garës së re të armëve”. Stoltenberg ka folur më 13 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së aleancës kanë diskutuar se çfarë duhet bërë pasi Uashingtoni dhe Moska kanë braktisur Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme. Читать дальше...

Avokati i Trumpit bën thirrje për "përmbysje" të regjimit në Iran

Evropaelire.org 

Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se ai favorizon “përmbysjen” e regjimit teokratik të Iranit. Guiliani i ka bërë këto komente për Radion Evropa e Lirë  në margjina të një konference për Lindjen e Mesme që po mbahet në Varshavë, dhe e cila është konsideruar nga zyrtarët iranianë si “cirk kundër Iranit”. “Unë besoj se duhet të përmbyset ky regjim”, ka thënë Guiliani për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se ai është duke treguar vetëm qëndrimet e tij personale dhe jo ato të administratës amerikane. Читать дальше...

Së paku 13 persona të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Shkup

Evropaelire.org 

Së paku 13 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në autostradën Shkup-Tetovë, si pasojë e rrokullisjes së një autobusi me udhëtarë. Lajmin për viktimat e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe. Të plagosurit janë dërguar në qendrën emergjente në Shkup dhe sipas zyrtarëve mjekësorë disa prej tyre janë në rrezik për jetë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta dhe sipas informatave të para, vozitësi ka humbur kontrollin e mjetit... Читать дальше...



SHBA akuzon ish-zyrtaren e Forcave Ajrore se ka spiunuar për Iranin

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur padi ndaj ish-zyrtares të inteligjencës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Monica Witt për ndihmën e dhënë ndaj Iranit, në atë që Uashingtoni e ka cilësuar si operacion me qëllime të spiunimit, dhe që pretendohet të ketë shënjestruar zyrtarët e inteligjencës amerikane. Në padi është thënë se Witt i ka ndihmuar Gardës Revolucionare të Iranit për të zhvilluar shënjestra kibernetike në ushtrinë amerikane pasi ka kaluar në anën iraniane më 2013. Читать дальше...

Punësimet e familjarëve nxisin reagime në opinion

Evropaelire.org 

Punësimi i familjarëve të zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, në institucione të caktuara shtetërore, ka nxitur reagime të ashpra në opinion. Baxhanaku i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut,Talat Xhaferit është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit. Ndërkaq, motra e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi , Vlora Bekteshi është punësuar në korporatën energjetike ELEM dhe MEPSO bashkë me motrën e ministrit të Kulturës Asaf Ademi, Hidajete Ademi. Në... Читать дальше...

Të paktën 20 persona vdesin nga një sulm vetëvrasës në Iran

Evropaelire.org 

Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në juglindje të këtij shteti, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve, IRNA dhe Fars më 13 shkurt. Sulmuesi vetëvrasës është përplasur me një autobus që ka qenë duke bartur pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në rrugën mes qyteteve, Zahedan dhe Kash të provincës Baluçistan, një zonë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin, në të cilën janë aktive grupet militante dhe kontrbanduesit e drogës, ka raportuar Fars. Читать дальше...

Austria do të ashpërsojë dënimet për sulmet kundër grave

Evropaelire.org 

Qeveria e krahut të djathtë në Austri ka njoftuar të mërkurën për marrjen e masave më të ashpra për krime të dhunshme, sidomos për ato kundër viktimave gra, transmeton Reuters. Konservatorët e koalicionit në pushtet në këtë shtet, kanë fituar udhëheqësinë gjatë kohës së krizës së migrantëve, duke u zotuar se do të parandalojnë fluksin e refugjatëve të vitit 2015, shumica e të cilëve kishin prejardhje nga Lindja e Mesme apo Afganistani. Të dhënat e fundit sa u përket krimeve në vitin 2017, kanë treguar ulje të numrit të krimeve të dhunshme. Читать дальше...

Thellim i tendosjes së raporteve Kosovë – SHBA

Evropaelire.org 

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, tashmë kanë rezultuar me sinjale se raportet ndërmjet dy vendeve partnere po shkojnë drejt tendosjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën... Читать дальше...



Minatorët e "Trepçës" nuk marrin pagë të plotë

Evropaelire.org 

Rreth 1300 minatorë të kombinatit metalurgjik "Trepça" kanë marrë vetëm 60% të pagës të mërkurën, për shkak të siç thuhet, mungesës së mjeteve të nevojshme. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, njëherësh anëtar i Bordit mbikëqyrës të “Trepçës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e kombinatit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kanë paralajmëruar grevë nëse nuk bëhet pjesa tjetër e pagesës. "Arsyeja është ‘nuk kemi mjete’, do të thotë Trepça ka ardhur... Читать дальше...

Rriten veprat penale të lidhura me anti-semitizëm në Gjermani

Evropaelire.org 

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se kanë vërejtur një rritje prej 10 për qind të veprave penale të lidhura me anti-semitizëm në vitin e kaluar. Të dhënat, që janë publikuar të mërkurën, tregojnë se 1,646 vepra kanë qenë të lidhura me urrejtje të hebrenjve më 2018, duke përfshirë dhjetëra sulme të dhunshme. Sipas po këtyre të dhënave, sulmet e lidhura me anti-semitizëm në Gjermani janë rritur për 60 për qind. Ky njoftim është bërë vetëm një ditë pasi politikanët francezë kanë përmendur një rritje të ashpër të incidenteve në shtetin e tyre. Читать дальше...

"Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut"

Evropaelire.org 

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndërruar tabelat e emrit të shtetit, duke zëvendësuar emrin Republika e Maqedonisë me emrin e ri. Ndryshimet fillestare janë bërë në kufirin me Greqinë, si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë.

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen për tregti mes BE-së dhe Singaporit

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian ka miratuar një marrëveshje për tregti të lirë me Singaporin, përmes së cilës blloku evropian shpreson të krijojë edhe pakte tjera me Azinë Juglindore. Kjo marrëveshje është miratuar me shumicë votash, derisa do të fillojë së zbatuari sapo të gjitha vendet anëtare të japin miratimin e tyre final. Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të eliminojnë tarifat në mallra dhe shërbime në pesë vjetët e ardhshme. Ky pakt po ashtu parashihet të ofrojë mundësi për biznese për të dyja palët... Читать дальше...

Platforma për dialogun nuk përfshin korrigjimin e kufijve

Evropaelire.org 

Ekipi negociator i Kosovës i ka dorëzuar draft-platformën për bisedimet me Serbinë krerëve të shtetit dhe është zotuar se së shpejti do ta paraqesë atë edhe para Kuvendit. Platforma e Kosovës për bisedimet me Serbinë, u tha se do të jetë shtylla kryesore ku do të bazohet i tërë procesi i bisedimeve ndërmjet dy shteteve. Shpend Ahmeti, njëri nga bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, tha se platforma do rishikohet fjalë për fjalë para dorëzimit në Kuvend, pasi që si e tillë ajo do të lexohet nga të gjitha palët në dialog. Читать дальше...

Gjermania akuzon tetë shqiptarë për kontrabandim të drogës

Evropaelire.org 

Autoritetet gjermane kanë thënë se tetë shqiptarë janë akuzuar për kontrabandim të 1.8 ton kokainë në Gjermani përmes disa kutive të bananeve, në një skemë të cilën ata e kanë vlerësuar me ka pasur qëllim bartjen e drogës nga Amerika Jugore në Evropë. Prokurorët në qytetin Landshut kanë thënë të mërkurën se burrat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për shkak të privatësisë, përballen me 15 vjet burgim, në rast se dënohen për veprat e ngarkuara, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press. Читать дальше...

Thaçi dhe Kosnett flasin për raportet Kosovë-SHBA

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të mërkurën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për partneritetin mes dy vendeve dhe dialogun e Kosovës me Serbinë. Siç është thënë në një komunikatë për media, Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i hapet rrugë arritjes së një marrëveshjeje paqësore. Читать дальше...

Venezuela po përballet me krizë të thellë humanitare

Evropaelire.org 

Banorët e Venezuelës po përballen me mungesë drastike të ushqimit, përderisa kriza ekonomike po thellohet. Presidenti i kontestuar, Nicholas Maduro i tha BBC-së se nuk do të lejojë ndihmat për banorët, pasi pretendon se ato janë një mjet i Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në Venezuelë. Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido i cili është njohur nga SHBA-ja dhe qeveritë perëndimore si president i përkohshëm i Venezuelës, gjatë një tubimi në kryeqytetin Karakas, ka premtuar se do të sigurojë që ndihmat humanitare... Читать дальше...

Ekipi negociator i Kosovës u dorëzon draft-platformën krerëve shtetërorë

Evropaelire.org 

Ekipi negociator i Kosovës, në dialogun me Serbinë, ka zhvilluar të mërkurën një takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të paraqitur draft-platformën e dialogut mes këtyre dy shteteve, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.  Shpend Ahmeti, një nga bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, ka thënë se platforma pritet që zyrtarisht të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës deri të premten, për shkak të rishikimit deri në detaje. Читать дальше...

Borxhi kombëtar shënon rekord në SHBA

Evropaelire.org 

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rekord të ri, duke arritur shifrën e 22 trilionë dollarëve për herë të parë. Departamenti amerikan i Thesarit i ka bërë këto deklarata përmes një raporti ditor. Aty është parë se borxhi publik total në SHBA ka arritur në 22.01 trilionë dollarë, në krahasim me 19.95 trilionë dollarë sa ka qenë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë në janar të vitit 2017. Borxhi amerikan është rritur më shpejt pas vendimit të Kongresit një vit më parë për ulje masive të taksave. Читать дальше...

Stoltenberg: FSK-ja nuk mund të hyjë në veri pa lejen e NATO-s

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e Kosovës pa pajtimin e NATO-s, duke vënë në dukje se ky është një detyrim ndërkombëtar i autoriteteve të Kosovës. "Ne kemi një marrëveshje në Bruksel të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende e vlefshme," theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës. Stoltenberg pret që të gjithë të respektojnë këtë marrëveshje. Читать дальше...


Музыкальные новости
Тимати

Тимати купил бронированный автомобиль за десятки миллионов рублей





Персональные новости
Владимир Потанин

Аддитивные технологии помогают "Норникелю" обрести импортонезависимость





Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi

Evropaelire.org 

Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njoftuar Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Qeveria në faqen e internetit... Читать дальше...

Kontrollerët e trafikut ajror në grevë

Evropaelire.org 

Shoqata sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës, ka mbajtur grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie të Ligjit për paga, që sipas tyre e cënon autonominë dhe pavarësinë e këtij institucioni. Artan Hasani, kryetar i Shoqatës sindikale të kontrollerëve të trafikur ajror, tha për Radion Evropa e Lirë se ky ligj ndikon në inkasimin e të hyrave direkte të këtij institucioni dhe është në kundërshtim edhe me ligjet e Bashkimit Evropian. "Ne kërkojmë që presidenti të mos... Читать дальше...

SHBA-ja organizon konferencë për Lindjen e Mesme, BE-ja dhe Rusia nuk marrin pjesë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme. Polonia është nikoqire e kësaj konference dhe ky vend është përafruar me Uashingtonin duke krijuar kështu një kundërpeshë ndaj ndikimit rus. Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që fillon të mërkuren. Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, do të jenë mikëpritësit e konferencës dy-ditore... Читать дальше...

Vdes akademik Idriz Ajeti

Evropaelire.org 

Të mërkuren në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare ka vdekur, albanologu, pedagogu dhe ish kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Idriz Ajeti. Akademik Ajeti ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1973-75 si dhe Drejtor i Institutit Albanologjik në vitet 1969-1971. Profesor Ajeti ka qenë po ashtu pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë Akademik Ajeti ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes. Veprimtaria e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme. Читать дальше...

Rusia paralajmëron SHBA-në të mos ndërhyjë në Venezuelë

Evropaelire.org 

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri komentet gjatë një telefonate me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi ministria e Jashtme e Rusisë. Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë. Moska i ka dhënë miliarda... Читать дальше...

Tranzicioni i FSK-së sfidohet nga raportet me SHBA-në për taksën

Evropaelire.org 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur tashmë fazën e parë të zbatimit të ligjeve për tranzicionit të saj në Ushtri. Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018 pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Por, vetëm një muaj më vonë, ky tranzicion po sfidohet me mospërfilljen që po tregon Kosova ndaj kërkesës amerikane për pezullimin e taksës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës, si kusht... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге об эффективности программ по формированию здорового образа жизни  


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Прямая трансляция первого матча Елены Рыбакиной на турнире в Штутгарте


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о сохранении экологии Севастополя





Путин в России и мире
Москва

Путин 22 апреля проведет в Москве переговоры с президентом Азербайджана Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Comedy Club

Турбо из «Слова пацана» раскрыл правду о личной жизни на съёмках Comedy Club



Москва

Синоптик Ильин опровергнул информацию о девятибалльном шторме в Тульской области 19 апреля

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net