Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 25.01.2018

Ekspozitë për lajmet e rreme në Bruksel

Evropaelire.org 

“Lajmet e rreme” nuk janë të reja, thuhet në një ekspozitë e cila i fton vizitorët në Bruksel të shohin paralelet me Gjermaninë Naziste, transmeton Reuters. Ekspozita në hapësirat e Parlamentit Evropian fokusohet në atë, se si partia naziste ka përdorur propagandën dhe mediat për t’i ndihmuar Adolf Hitlerit për të fituar fuqi në Gjermani. Kuratori, Steven Luckert, i cili ka dërguar ekspozitën në kryeqytetin e Bashkimit Evropian nga Uashingtoni, ka thënë se taktikat pasqyrojnë strategjitë e partive populliste të ditëve të sotme. Читать дальше...

Hammond kërkon ndarje tejet modeste në procesin e Brexitit

Evropaelire.org 

Ministri i Financave në Britani të Madhe Philip Hammond, ka bërë thirrje për një Brexit modest, i cili do të lejonte që fuqia e gjashtë ekonomike në botë të qëndronte e lidhur sa më shumë që është e mundur me Bashkimin Evropian, pas ndarjes më 2019, transmeton Reuters. Planifikohet që Britania të largohet nga BE-ja më 29 mars 2019, mirëpo në qeverinë e kryeministres britanike, Theresa May ka ndarje të thella, për atë se çfarë marrëdhënie duhet të zëvendësojnë anëtarësimin 46 vjeçar. Philip Hammond... Читать дальше...

Trump mund ta vizitoj këtë vit Britaninë e Madhe

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May kanë diskutuar për finalizimin e detajeve për vizitën e presidentit amerikan në Britani më vonë gjatë këtij viti. Të dy liderët janë takuar sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. “Kryeministrja dhe presidenti kanë pranuar që t’i angazhojnë zyrtarët për të punuar së bashku që të finalizojnë detajet e vizitës së presidentit në Mbretërinë e Bashkuar më vonë gjatë këtij viti”, është thënë në një njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministres May. Читать дальше...



Trump: Nuk do të ketë ndihma për palestinezët nëse nuk arrijnë paqe me Izraelin

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar gjatë ditës së sotme se do të ndalojë ndihmat për palestinezët nëse ata nuk arrijnë paqe me Izraelin, duke thënë se ata kanë refuzuar Shtetet e Bashkuara duke mos e takuar nënpresidentin amerikan, Mike Pence gjatë vizitës së këtij të fundit, transmeton Reuters. Trump, ka thënë se ka qëllim krijimin e paqes në Lindje të Mesme, pasi është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Formin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Palestinezët kanë shmangur vizitën e Pence në këtë rajon... Читать дальше...

Sulme ajrore në territorin sirian të IS-it

Evropaelire.org 

Sulmet ajrore në një fshat të zotëruar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në provincën Deir al-Zor në Siri kanë lënë të vdekur të paktën 13 persona duke përfshirë shtatë gra, kanë raportuar mediat shtetërore siriane, transmeton Reuters. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it ka kryer sulmet. Fushatat ushtarake nga ushtria siriane, aleatët e saj dhe milicia e përkrahur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

Shpërfillje e mospajtime ndërmjet liderëve të Kosovës dhe ambasadorëve

Evropaelire.org 

Mospërfillje e ndërsjellë dhe retorikë e ashpër politike po karakterizon raportet ndërmjet liderëve institucionalë të Kosovës dhe ambasadorëve të vendeve të Kuintit, që përfaqësojnë pesë Qeveritë më të fuqishme të Perëndimit. Mospajtimet ndërlidhen me dy nga çështjet më të rëndësishme aktualisht në skenën politike të Kosovës, siç është ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte. Analistët e çështjeve... Читать дальше...

Argjentina i drejtohet Davosit: Mos qani për ne, mësoni nga ne

Evropaelire.org 

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka pasur një mesazh të hapur për qeveritë proteksioniste, duke deklaruar “mësoni nga ne”. “I ftoj ata të vizitojnë Argjentinën dhe të shohin se çfarë ndodh me një shtet të jashtëzakonshem, i cili adopton proteksionizmin dhe izolimin si mënyrë të jetesës”, ka thënë Macri në një intervistë për Reuters gjatë ditës së sotme. “Nuk ka funksionuar. Vetëm ka thelluar problemet tona me varfërinë”. Rritja e kërcënimit për luftërat tregtare globale është një nga... Читать дальше...

Zaev dhe Tsipras, optimist për zgjidhjen e kontestit

Evropaelire.org 

Bisedimet në Davos mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për zgjidhjen e kontestit të emrit, është vlerësuar në Shkup si hapi i parë më konkret për kapërcimin e këtij problem shumëvjeçar që ka bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Nga Qeveria nuk kanë dhënë detaje shtesë nga bisedimet ndërsa kryeministri Zaev, të mërkurën në mbrëmje, pas takimit të parë me homologut grek tha se dy vendet do të bëjnë gjithçka... Читать дальше...



Vjenë: Sot nisin bisedimet për paqe në Siri

Evropaelire.org 

Negociatorët do të takohen sot në Vjenë në raundin e nëntë të bisedimeve të sponsoruara nga Kombet e Bashkuara me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për luftën afro shtatë vjeçare. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka thënë se negociatat dy ditore në të cilat përfshihet qeveria e “plotë” dhe delegacionet opozitare janë “në një moment tejet kritik”. De Mistura do të mbajë takime të ndara me këto delegacione për bisedime, që pritet të fokusohen në çështjet kushtetuese... Читать дальше...

Thaçi takoi Vuçiqin në Davos

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. "Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve", tha Thaçi në një postim në Facebook. "Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor", shtoi ai.

Tre të vdekur në një aksident hekurudhor pranë Milanos

Evropaelire.org 

Një tren i mbushur me udhëtarë ka dalë nga binarët pranë qytetit Milano në Itali, duke lënë së paku tre njerëz të vdekur dhe dhjetë të plagosur rëndë. Autoritetet thanë se disa njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e vagonëve që kanë dalë nga binarët pranë stacionit Pioltello Limito. Policia tha se një problem gjatë ndërrimit të udhës po hetohet si shkak i mundshëm i fatkeqësisë. Dëshmitarët thanë se treni është dridhur për disa minuta përpara aksidentit.

Deputetëve u kërkohet të mos udhëtojnë këto ditë jashtë Kosovës

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sipas një vendimi të Kryesisë së këtij institucioni, nuk mund të lëshojnë vendin për udhëtime zyrtare, para datës 20 shkurt. Në anën tjetër, një zyrtar nga Kryesia e Kuvendit tha se vendimi i iniciuar nga kryetari Kadri Veseli dhe i miratuar nga Kryesia për moslejimin e udhëtimeve të deputetëve deri më 20 shkurt, lidhet me nevojën e qëndrimit të deputetëve në punën e Kuvendit. Kjo kërkesë, sipas tij, ndërlidhet me faktin se ka seanca ku duhet të miratohen projektligje... Читать дальше...

Suu Kyisë “i mungon udhëheqja morale”, thotë diplomati amerikan

Evropaelire.org 

Diplomati veteran i Shteteve të Bashkuara, Bill Richardson, dha dorëheqje nga një panel ndërkombëtar, i ngritur nga udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, për këshillime rreth krizës me myslimanët Rohingya. Ai tha se paneli është një “mashtrim” dhe e akuzoi Suu Kyi për mungesë të "udhëheqjes morale" të çështjes. Richardson, i cili ka qenë për kohë të gjatë mik i Suu Kyi, tha se ajo ka qenë “e egër” kur ai ka ngritur rastin e dy gazetarëve të Reuters-it, që janë në gjyq në Mianmar. Mianmari... Читать дальше...

Pesë të vdekur nga një zjarr në Tetovë

Evropaelire.org 

Një nënë me katër fëmijët e saj kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në një lagje të Tetovës. Zjarri ka shpërthyer në orën 3:30 të mëngjesit derisa viktimat ishin në gjumë. Gruaja ishte 39 vjece, ndërsa fëmijët të moshës prej katër deri 13 vjeç. Zjarri është lokalizuar brenda një kohe të shkurtër, por ekipet zjarrfikësve thonë se kanë qenë të pafuqishëm për të parandaluar tragjedinë, për shkak të flakëve që kanë përfshirë edhe tri shtëpi të tjera. Bashkëshorti i... Читать дальше...

Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve evropianë në Davos

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. "Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë", bëri të ditur Thaçi përmes një postimi në Facebook. "Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin... Читать дальше...

Çeki: Zeman apo Drahos?

Evropaelire.org 

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, po lufton edhe për një mandat pesëvjeçar në Kështjellën e Pragës, por rivali i tij, Jiri Drahos, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave, ka tërhequr vërejtjen se Zeman mund ta lëvizë vendin kah Lindja. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet të premten dhe të shtunën.

Zvicra është vendi më i lirë në botë

Evropaelire.org 

Zvicra është vendi më i lirë në botë në Indeksin e Lirisë Njerëzore, të publikuar sot. Indeksi përdor 79 tregues të lirive personale, civile dhe ekonomike për të renditur 159 vende dhe autoritete në mbarë botën. Në pesëshen e parë, pas Zvicrës radhiten Hong Kongu, Zelanda e Re, Irlanda dhe Australia. Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kroacia është radhitur në pozitën numër 43, Mali i Zi 51, Serbia 55, Bosnja dhe Hercegovina 57 dhe Maqedonia 60. Për Kosovën nuk janë bërë matje. Indeksi është publikuar nga Institucti Cato në SHBA... Читать дальше...

Trump takon liderët botërorë në Davos të Zvicrës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, qëndron sot dhe nesër në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror. Shtëpia e Bardhë tha se Trump planifikon ta shfrytëzojë udhëtimin për të promovuar biznesin amerikan dhe për të vënë në dukje angazhimin e tij në rritjen ekonomike të SHBA-së dhe atë globale. Trump dp të ketë sot disa takime me liderë botërorë, përfshirë kryeministren e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Presidenti do t’i drejtohet me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror të premten.

Lojtaret verikoreane kalojnë kufirin në Jug

Evropaelire.org 

Lojtaret verikoreane të hokejit në akull kanë arritur në Korenë e Jugut, për të formuar ekipin e përbashkët për Lojërat Olimpike Dimërore. Dymëbedhjet lojtaret kanë kaluar kufirin me një delegacion zyrtar dhe do të nisin stërvitjet me ekipin nga Jugu. Dy vendet janë pajtuar javën e kaluar për të formuar ekip të përbashkët dhe për të garuar nën një flamur në Olimpiadën që do të mbahet muajin e ardhshëm në Kore të Jugut. Marrëveshja është bërë e mundur pasi Kim Jong Un, lider i Koresë së Veriut... Читать дальше...

Katër amerikanë janë vrarë në hotelin në Kabul

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në hotelin “Intercontinental” të Kabulit. Sulmi ka ndodhur të shtunën, duke lënë 30 njerëz të vrarë. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, nuk dha më shumë detaje për viktimat amerikane. Zyrtarët afganë kanë thënë se 14 shtetas të huaj kanë vdekur në sulm. Gjashtë sulmues janë vrarë po ashtu nga forcat e sigurisë. Miliatntët kanë kryer sulmin në hotelin luksoz... Читать дальше...

Trump i gatshëm të intervistohet nga Mueller

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të intervistohet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016. “Do ta bëja, duke u betuar se do të them të vërtetën”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se intervista mund të bëhet “brenda dy ose tri javësh”. Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konstatuar se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhje... Читать дальше...

Kontesti i emrit, Nimetz do të vizitojë Athinën dhe Shkupin

Evropaelire.org 

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Mathew Nimetz, bëri të ditur se do të vizitojë Athinën dhe Shkupin javën e ardhshme. “Me ftesë të qeverive të Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Mathew Nimetz, do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën nga 29 janari deri më 1 shkurt", thuhet në njoftimin e zyrës së tij. Kontesti midis Greqisë dhe Maqedonisë daton qysh në vitin 1991... Читать дальше...

Trump paralajmëron Erdoganin: Shmang konfliktin midis forcave turke dhe amerikane

Evropaelire.org 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me ofensivën e forcave turke në enklavën Afrin të Sirisë. Kjo enklavë kontrollohet nga kurdët që kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por, Ankaraja i konsideron ata si terroristë dhe, rrjedhimisht, kërcënim për territorin e saj.

Спорт в России и мире
Москва

В Московской области прошел чемпионат Центрального округа Росгвардии по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Линетт сыграет против Соболенко во втором круге турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Zoomlion продемонстрировала последние достижения на выставке INTERMAT





Путин в России и мире
Москва

Мария Захарова раскритиковала высказывание Нэнси Пелоси о Путине и протестах в США


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Цой

У могил Горшка и Виктора Цоя на Богословском кладбище появилась защита от вандалов



Москва

В Московской области задержали 64 находящихся в федеральном розыске

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net