123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 09.01.2018

Ivanka Trump lavdëron fjalimin e Oprah Winfreyt

Evropaelire.org 

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart fjalimin e yllit televiziv, Oprah Winfrey, i cili ka shkaktuar thashetheme për kandidimin e saj të mundshëm për presidente të SHBA-së. Trump tha se fjalimi në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes, këtë javë, ka qenë “i fuqishëm dhe frymëzues”. Winfrey ka folur me pasion për racën dhe seksizmin, si dhe për rëndësinë e trajtimit të pabarazisë. Fjalimi ka çuar në thirrjet për kandidimin... Читать дальше...

Presidenti pro-rus në Çeki synon mandatin e dytë

Evropaelire.org 

Çekët do të votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 12-13 janar, derisa sipas sondazheve kandidati kryesor është presidenti aktual, Milos Zeman. Zeman konsiderohet figurë tejet kontraverse, e cilësuar nga mbështetësit e tij si politikan i drejtpërdrejt dhe i gatshëm për sfida ndërsa kritikuesit e tij kanë thënë se ai është popullist me prirje të rrezikshme pro-ruse.

Dodik: Republika Sërpska dhe Serbia të jenë një

Evropaelire.org 

Në Banjallukë janë mbajtur manifestime me rastin e “Ditës së Republikës Sërpska”, edhe pse kjo ditë është shpallur e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës. Ngjarjet në Banja Llukë, qendrën administrtative të entitetit serb, kanë kujtuar 9 janarin e vitit 1992, kur serbët e Bosnjës kanë shpallur themelimin e Republikës Sërpska. Zyrtarët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit politikë boshnjakë e kundërshtojnë këtë ditë, duke thënë se krijimi i Republikës Sërpska ka shënuar fillimin e luftës së Bosnjës më 1992-1995. Читать дальше...



Dy Koretë do të rikthejnë kontaktet ushtarake

Evropaelire.org 

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për rinisjen e dialogut midis zyrtarëve ushtarakë, në përpjekje për të ulur tensionet. Marrëveshja u arrit të martën gjatë bisedimeve për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimipike që do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut. Kanë qenë këto bisedimet e para në dy vjet midis përfaqësuesve të të dyja vendeve. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në një fshat në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean, delegatët... Читать дальше...

Çiftet homoseksuale në Australi mund të nisin martesat

Evropaelire.org 

Çiftet e gjinisë së njëjtë në Australi mund të martohen, pasi pengesat ligjore për to janë hequr. Martesat e homoseksualëve janë bërë të ligjshme nga sot, me mbështetje të madhe të Parlamentit të Australisë. Qeveria konservatore e Australisë ka bërë një anketë jo të detyrueshme për martesat e homoseksualëve dhe është zotuar se do ta kalojë legjislacionin për këtë çështje nëse australianët e mbështesin atë. Ligjëvënsit e kanë miratuar masën muajin e kaluar, pasi 62 përqind e australianëve u... Читать дальше...

Delawie mirëpret reagimin e Veselit për Gjykatën e Posaçme

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka mirëpritur deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, rreth Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte. “I mirëpres deklaratat publike të kryeparlamentarit Veseli dhe figurave tjera udhëheqëse politike që respektojnë angazhimin e Kosovës ndaj Gjykatës së Posaçme”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter. Reagimi vjen një ditë pasi Veseli, në një kolumne të shkruar për gazetën Express në Prishtinë, ka thënë se “Gjykatën... Читать дальше...

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e ligjit për gjuhën shqipe

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë sërish ka dështuar të miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Debati për këtë çështje, apo leximi i parë, ka përfunduar fundin e vitit të kaluar, sikur edhe e drejta e paraqitjes së amendamenteve, por votimi nuk po arrinë të bëhet për shkak të mungesës së kuorumit. “Komisioni për çështje evropiane si dhe Komisioni juridik-ligjvënës nuk kanë paraqitur propozim plotësues pasi në mbledhjet e tyre nuk janë miratuar amendamente që janë kusht për ndryshime në ligjin e propozuar. Читать дальше...

Haradinaj fajëson LDK-në për zvarritje të votimit të Demarkacionit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës për zvarritje të qëllimshme të procesit të shqyrtimit dhe votimi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.  Haradinaj ka kritikuar deputetët dhe sidomos Komisionin për Punë të Jashtme, ky aktualisht ndodhet në shqyrtim projektligji për demarkacion. "Unë kam kritikuar. Dhe ende sot them, pse po vononi? - vendosni", ka deklaruar Haradinaj pas një takimi i që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Prishtinës... Читать дальше...



Paga 250 euro minimumi i standardit jetësor

Evropaelire.org 

Rritja e pagës minimale në Kosovë e propozuar nga Këshilli Ekonomik Social ka hasur në kundërshtim nga disa përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Paga minimale në Kosovë e cila sipas një vendimi të vitit 2011 të Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, është propozuar të rritet në 250 euro. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po kundërshton rritjen e pagës minimale, pasi që sipas tyre, paga minimale në... Читать дальше...

Anija-cisternë me naftë iraniane ende e përfshirë nga zjarri

Evropaelire.org 

Një tanker me naftë iraniane, i cili ishte përfshirë nga zjarri pasi ishte ndeshur me një anije transportuese dhjetëra kilometra nga bregu lindor i Kinës, edhe sot në mëngjes ka vazhduar të digjet dhe ka rrezik për eksplodim, ka njoftuar qeveria e Kinës. Kushtet e vështira me erëra të forta, shi dhe valë të mëdha, vazhdojnë t’i pengojnë përpjekjet për ndaljen e zjarrit dhe kërkimin e 31 anëtarëve të ekuipazhit në tanker, ka thënë Ministria e transportit e Kinës. Trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit ishte gjetur dje... Читать дальше...

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Evropaelire.org 

Një ushtar amerikan që shërbeu si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, vdiq të shtunën në kampin Bondstill (Bondsteel). Rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Ushtria Amerikane. Robert W. Jones, 21 vjeç, nga Vail, Arizona, ishte pjesë e Batalionit të 709 të Policisë Ushtarake të Brigadës së 18-të. Sipas komunikatës së lëshuar për opinionin, ku citohet komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, nënkoloneli Xhefri Searl, thuhet se Jones ishte një ushtar  shumë i shquar. Ai iu bashkua Ushtrisë... Читать дальше...

Haradinaj: Do të vizitojë SHBA-në kur të ma japin vizën

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk e ka marrë vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo ai tha se do të udhëtoj atje sapo të pajiset më vizë. Haradinaj është ftuar të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr, ditën e enjte. Një zyrtar i kësaj garde i ka thënë Radios Evropa e Lirë së Haradinaj e ka anuluar vizitën pasi nuk ka arritur të pajisët me vizë. “Zyra ime ka aplikuar për vizë. Janë disa ngjarje rresht që kam qejf të shkoj. Читать дальше...

Iran: Vdekja në burg ka ngritur shqetësime për fatin e të burgosurve

Evropaelire.org 

Vdekja në burg e një iraniani të ri, i dyshuar se kishte marrë pjesë në protestat kundër qeverisë, i ka shtuar shqetësimet për goditjen brutale zyrtare kundër protestuesve të burgosur dhe kundër disidentëve të perceptuar, pas demonstratave më masive që në Iran janë parë në gati një dekadë. Aktivistët iranianë që zhvillojnë hetime për fatin e të burgosurve gjatë protestave dhe trazirave të tjera, që shpërthyen muajin e kaluar, kanë raportuar më 7 janar, se 22 vjeçari, Sina Ghanbari, ka vdekur në burg nga “shkaqe të panjohura”. Читать дальше...

Tre vetë të lënduar nga zjarri në ndërtesën Trump Tower

Evropaelire.org 

Tre vetë janë lënduar nga zjarri i djeshëm që e ka përfshirë objektin, Trump Tower, që është rezidenca private e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe e familjes së tij, në Nju Jork. Në fotografitë nga ajri shiheshin zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur dilte nga një skaj i objektit. Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut ka njoftuar se dy civilë dhe një zjarrfikës ishin trajtuar nga lëndimet që nuk ishin të rrezikshme për jetë. Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”... Читать дальше...

A do të ‘izolohen’ liderët institucionalë?

Evropaelire.org 

Një udhëtim i anuluar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajnë Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të mos lëshimit të vizës, ka nxitur debate në Kosovë, nëse lidershipi i këtushëm mund të përballet me masa izolimi pas disa përplasjeve me përfaqësuesit ndërkombëtar. Mospërfillja e vazhdueshme e thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe nisma në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale... Читать дальше...

Trump mund të intervistohet në kuadër të hetimeve për Rusinë

Evropaelire.org 

Këshilltari special amerikan, Robert Mueller, ka informuar Shtëpinë e Bardhë, se ka mundësi të kërkojë intervistimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në kuadër të hetimeve të tij nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të Rusisë dhe fushatës së Trumpit, janë duke raportuar mediat amerikane. Duke cituar “persona që janë të familjarizuar më këtë çështje”, mediat kanë raportuar më 8 janar, se ekipi hetues i Muellerit, i ka informuar avokatët e Trumpit për diskutimet e fundit dhe se një intervistë mund të kërkohet shumë shpejt... Читать дальше...

Rusia i kundërshtoi deklaratat e shefit të agjencisë CIA

Evropaelire.org 

Zyrtarët rusë dje i kanë hedhur poshtë akuzat e drejtorit të agjencisë amerikane CIA, Mike Pompeo, se rusët po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara këtë vit dhe se “për dekada” ishin përzier në zgjedhjet amerikane. “Unë vazhdoj të jem i shqetësuar, jo vetëm për rusët, por edhe për përpjekjet e të tjerëve, po ashtu”, i tha pardje Pompeo rrjetit CBS, duke mos dhënë detaje. Ai, po ashtu, theksoi se “ne kemi shumë armiq të cilët dëshirojnë ta shkatërrrojnë demokracinë perëndimore”. Читать дальше...

Kosovë: Qeveria e shqetësuar për vdekjen e dy vetëve afër Obiliqit

Evropaelire.org 

Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit. Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për këtë rast, që të bashkëpunojnë me organet e rendit, theksohet në kumtesën e qeverisë.

Siri: Izraeli ka kryer sulme ajrore afër Damaskut

Evropaelire.org 

Armata e Sirisë thotë se Iraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë, afër kryeqytetit Damask, me sulme ajrore dhe raketa tokë-tokë. Në kumtesën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, komanda e ushtrisë së Sirisë tha se mbrojtja ajrore siriane e ka goditur një aeroplan izraelit. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Ushtria e Sirisë tha, po ashtu, se mbrojtja kundërajrore e saj i ka interceptuar disa raketa të lansuara nga territori izraelit. Читать дальше...

Përfaqësuesit e të dy Koreve e kanë filluar takimin për Olimpiadë

Evropaelire.org 

Koreja Jugore dhe ajo Veriore sot e kanë filluar takimin e tyre të parë në më tepër se dy vjet, ndërsa të dy palët kanë shprehur optimizëm për mundësinë që sportistët nga Veriu do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore, gjatë muajit të ardhshëm. Përkundër faktit se agjenda është e fokusuar në ngjarje sportive, ky takim po ndiqet me interesim nga liderët botërorë, që dëshirojnë të shohin çfarëdo shenje të reduktimit të tensioneve në Gadishullin Korean, pas një vitit... Читать дальше...

SHBA: Një satelit i spiunimit është shkatërruar

Evropaelire.org 

Një satelit i spiunimit i Shteteve të Bashkuara i lansuar nga baza ajrore, Kejp Kanaveral, në Floridë, në kuadër të raketës SpaceX, ka dështuar të arrijë në orbitë dhe besohet se është shkatërruar totalisht, kanë raportuar mbrëmë mediat amerikane. Ky satelit i inteligjencës me fshehtësi të lartë, ka dështuar të ndahet nga raketa, pas lansimit më 7 janar dhe besohet se është copëtuar në disa pjesë dhe është përfshirë nga zjarri në atmosferën e Tokës ose është përplasur në det, raportuan mediat,... Читать дальше...

Gjermani: Arrestohet një serb i Bosnjës i dyshuar për krime lufte

Evropaelire.org 

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se autoritetet gjermane e kanë arrestuar ish-pjesëtarin e forcave serbe të Bosnjës, Millorad Obradoviq, i cili është i dyshuar për krime të luftës në këtë vend, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka njofutar dje se i dyshuari Obradoviq është arrestuar në rajonin e Munihut, në bazë të një fletarrresti ndërkombëtar nga Bosnjë-Hercegovina. Mëtutje në njoftimin e prokurorëve në Sarajevë theksohet se autoritetet e... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Парашютный Фестиваль «Небофест 2024» состоится 26 мая в Нижнем Новгороде


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Стефанос Циципас

Стефанос Циципас высмеял теннисистов, которые спорят с судьями


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о результатах мероприятий по защите экологии 





Путин в России и мире
Москва

Путин и Раиси обсудили по телефону развитие сотрудничества России и Ирана


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко подписал указ по реализации до 2028 года нового с РФ проекта в сфере космоса




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве обвинили Зеленского в неспособности добиться нового пакета помощи от США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Анастасия Волочкова рассказала о состоянии отца после инсульта



Москва

«Сарапульские острова» планируют открыть летом этого года

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net