123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 18.01.2018

Stoltenberg dënon vrasjen e Ivanoviqit, bën thirrje për qetësi

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit do të vazhdojë të ndihmojë në stabilizimin e vendit. Gjatë vizitës së tij në Maqedoni ai ka bërë thirrje për qetësi.

Kadyrov sulmon grupet për të drejtat e njeriut në Çeçeni

Evropaelire.org 

Lideri çeçen i përkrahur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, ka kundërshtuar pretendimet se një aktivist i burgosur pas akuzave për drogë, është viktimë e një supozimi të rremë. Me këto deklarata ai i është referuar arrestimit të udhëheqësit të grupit për të drejtat e njeriut Memorials, Oyub Titiyev, që ka zyrën në Çeçeni. Titiyev, është ndaluar më 9 janar nga policia, e cila ka thënë se i ka gjetur marihuanë në veturë. Ai ka hedhur poshtë këto akuza. Mbështetësit e tij kanë thënë se akuzat kundër 60 vjeçarit... Читать дальше...

Gjermani: Një taliban i dyshuar akuzohet për vrasje të policit afgan

Evropaelire.org 

Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për terrorizëm dhe vrasje kundër një anëtari të dyshuar të talibanëve të Afganistanit për pjesëmarrje në vrasjen e një polici afgan. Prokurorët federalë kanë thënë se ata janë ngritur padi kundër 20 vjeçarit, Omaid N., në gjykatën e Munihut. Ai është akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste, krime lufte dhe shkelje të ligjit për kontrollin e armëve të luftës. Prokurorët kanë thënë se i dyshuari u është bashkuar talibanëve më 2013, ka rekrutuar... Читать дальше...



Haradinaj: Gjuha fyese, e dënueshme për këdo

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me një deklaratë që ka bërë gjatë ditës nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, e ka quajtur "palaço", ambasadorin amerikan Greg Delawie, pasi sipas tij, me deklarata e bëra, Delawie po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ka si diplomat. Kryeministri Ramush Haradinaj në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se "në... Читать дальше...

Katër persona të vdekur nga stuhia në Gjermani dhe Holandë

Evropaelire.org 

Katër persona kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve, si shkak i një stuhie në veri të Evropës, transmeton BBC. Nga aksidentet si shkak i stuhisë, tre persona kanë vdekur në Holandë dhe një tjetër në veri-perëndim të Gjermanisë. Erërat deri në 140 kilometra në orë kanë shkaktuar edhe kaos në transport. Të gjitha udhëtimet me tren në distanca të gjata, si dhe shumë shërbimet rajonale, janë anuluar gjatë ditës së sotme në Gjermani. Fluturimet në aeroportin Schiphol në Amsterdam janë pezulluar për një kohë... Читать дальше...

Ministri i Jashtëm uzbek takon zyrtarë të lartë amerikanë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm uzbek, Abdulaziz Kamilov, është takuar në Uashington me zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster, ka njoftuar ministria e Jashtme uzbeke. Ministria ka thënë se Kamilov dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, Thomas Shannon, kanë diskutuar “zhvillimin e dialogut në mes të uzbekëve dhe amerikanëve në politikë, tregti, ekonomi, investime, kulturë, dhe çështje të tjera”, në takimet e ditës së djeshme. Читать дальше...

Nënshkrimet e ‘pavlefshme’ të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Evropaelire.org 

Mesazhet e ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë rreth nismës së një grupi të deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, deri më tash nuk kanë ndikuar në zmbrapsjen e tyre, thonë analistët e çështjeve politike. Por, tërhiqet edhe vërejtja se nënshkrimet e deputetëve, të cilët kanë iniciuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit, nuk janë më valide. Në asketin procedural, njohësi i zhvillimeve parlamentare, Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion... Читать дальше...

HRW: Agjendat e vendeve demokratike "kërcënojnë" të drejtat e njeriut në vendet autoritare

Evropaelire.org 

Organizata, Human Rights Watch, ka thënë se mungesa e tolerancës në vendet me ndikim duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, është duke inkurajuar abuzimin e të drejtave të njeriut në vendet autoritare. Në një raport vjetor për të drejtat e njeriut në botë, të publikuar sot, organizata joqeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se goditja e imigracionit dhe politikat e tjera populliste përbëjnë “kërcënim tejet të madh” për të drejtat e minoriteteve në shtetet demokratike dhe regjimet autoritare. Читать дальше...



Kumbaro: Politika eklipsoi shfaqjet kulturore

Evropaelire.org 

Mirela Kumbaro është ministre e Kulturës në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kumbaro flet për prioritetet e saj nga fusha e kulturës. Ndërkohë që inkurajon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se të dyja vendet nuk mund të krenohen me shkallën e deritashme të këtij bashkëpunimi. Radio Evropa e Lirë: Zonja Kumbaro, në programin qeverisës për këtë mandat, cilat janë prioritetet në dikasterin që udhëhiqni ju? Mirela Kumbaro... Читать дальше...

Tahiri i përgjigjet kërkesës së Beogradit për bashkëpunim lidhur me rastin Ivanoviq

Evropaelire.org 

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Ministria e Drejtësisë së Republikës së Serbisë ka dërguar kërkesë për shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. “Unë sot do t’i përgjigjem Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Serbisë ku do të shprehim gatishmërinë dhe vullnetin tonë për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Tahiri për Radion Evropa e Lirë. “Por, në asnjë rrethanë... Читать дальше...

Haradinaj: I kemi kërkuar BE-së që dialogut të hyjë në fazën finale

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se delegacioni i ri qeveritar për bisedime me Serbinë është informuar nga Bashkimi Evropian mbi gjendjen aktuale të procesit të dialogut. Haradinaj, në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës, tha se marrëveshjet e arritura janë në interes të vendit dhe qytetarëve, por ka nënvizuar se ka edhe marrëveshje që nuk po zbatohen, siç është ajo për energjinë. Ai tha se Kosova nuk shkon në dialog për t’ia zgjatur jetën procesit, por për ta përmbyllur atë. Читать дальше...

Varroset Oliver Ivanoviq

Evropaelire.org 

Lideri i Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver Ivanoviq, u varros sot në Beograd, në kompleksin e varrezave “Novo Groblje”. Ivanoviq është vrarë të martën para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut.

Dy notarë australianë shpëtohen me dron

Evropaelire.org 

Një avion i telekomanduar është përdorur për të shpëtuar dy notarë në një plazh deti në Australi. Ky është rasti i parë i një shpëtimi të tillë në det me anë të teknologjisë. Është raportuar se shpëtimi ka ndodhur pas disa shpëtimtarë në plazhin Lennox Head, ishin duke u përgatitur për një sesion trajnimi, se si të përdorin dronët për të shpëtuar notarët. Qeveria e Uellsit të Ri Jugor në Australi, ka thënë se sesioni i trajnimit është kthyer në një shpëtim të vërtetë, pasi dikush ka vërejtur... Читать дальше...

Stoltenberg: Zgjidhja e kontestit të emrit i hap dyert Maqedonisë për në NATO

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë ka dalë me porosi të qartë se “në selinë e NATO-s ka ende vende të lira për flamuj të rinj, dhe se Maqedonia është e mirëpritur”. Stoltenberg megjithatë ka theksuar se këtij synimi të Maqedonisë, duhet t’i paraprijë zgjidhja e kontestit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit. “Gjatë ditës së djeshme në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarr dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Читать дальше...

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës ngushëllojnë familjen Musliu

Evropaelire.org 

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës i kanë shprehur ngushëllime familjes së Jonuz Musliu, cili ka ndërruar jetë sot. Jonuz Musliu ishte kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se "me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës". Presidenti Thaçi ka shkruar po ashtu se Jonuz Musliu, ka dhënë... Читать дальше...

Qeveria nuk e pranon përfshirjen e Serbisë në hetimet për rastin Ivanoviq

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës nuk e pranon përfshirjen e organeve shtetërore të Serbisë në hetimet që po zhvillohen rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish- lider i Iniciativës qytetare, "Liria, Demokracia, Drejtësia". Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti i Serbisë nuk ka dërguar ndonjë kërkesë zyrtare për përfshirje për hetime, por, sipas tij, është kërkuar shkëmbim i informatave, për çka edhe Kosova është e interesuar. Ai tha se të drejtën për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës. Читать дальше...

BE mirëpret gatishmërinë e Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e dialogut

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Sipas saj, gatishmëria e Serbisë dhe e Kosovës për vazhdimin e dialogut është konfirmuar me bisedën telefonike, që kanë zhvilluar Thaçi dhe Vuçiq të mërkurën. Kocijançiq tha se po punohet në caktimin e takimit të ri në nivel teknik... Читать дальше...

Politikanët nuk i preferojnë institucionet publike shëndetësore

Evropaelire.org 

Besimi në institucionet publike shëndetësore në Kosovë mbetet jashtëzakonisht i vogël. Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë përfaqësuesit politikë, përfshi edhe ata që kanë mbajtur postet më të larta qeveritare, nuk preferojnë që të kërkojnë trajtim mjekësor në këto institucione, për shkak të shërbimeve jocilësore, që besohet se janë pasojë e mungesës së investimeve nga ana e institucioneve qeverisëse. Së fundit, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas disa komplikimeve shëndetësore, kishte... Читать дальше...

Ukraina miraton ligjin për riintegrimin e "tokave të pushtuara"

Evropaelire.org 

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin që rregullon politikën shtetërore në zonat në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Ligji, i cili ka qenë subjekt i tensioneve dhe demonstratave në këtë vend, stabiliteti i të cilit është minuar nga gati katër vjet luftë, është miratuar me mbështetjen e 280 ligjvënësve nga 450 sa ka Parlamenti i Ukrainës. Ligji tani duhet të nënshkruhet nga presidenti Petro Poroshenko, i cili e ka mbështetur atë dhe e ka mirëpritur miratimin e tij. ... Читать дальше...


Музыкальные новости
Юрий Лоза

Лоза счёл полупустой зал на концерте Серова в Угличе знаком





Персональные новости
Актёр

Актер Виктор Степанов умер в возрасте 77 лет





Turqia planifikon operacion ushtarak kundër kurdëve

Evropaelire.org 

Turqia tha se planifikon ndërhyrje ushtarake në rajonet Afrin dhe Manbij të Sirisë, të cilat kontrollohen nga kurdët, në përgjigje të "kërcënimit" që paraqesin luftëtarët kurdë atje. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja vazhdon të mos iu besojë Shteteve të Bashkuara për shkak të mbështetjes së tyre për forcat kurde siriane. Ai i bëri këto komente një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se ka takuar ministrin e Jashtëm turk për të sqaruar çështjen e... Читать дальше...

Në Serbi arrestohen tre australianë për drogë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Serbi kanë arrestuar tre shtetas australianë, në lidhje me një skemë të drogës. Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë e Australisë. Tre të dyshuarit janë arrestuar në një hotel në Beograd, me një çantë me 620 mijë euro brenda dhe me mijëra dollarë në valuta të ndryshme nga Azia dhe Evropa. Policia tha se ata kanë lidhje me 1.2 ton kokainë që është konfiskuar prillin e kaluar në një transportues kinez, që është ankoruar në Sidnej. Pas arrestimeve në Serbi... Читать дальше...

Stoltenberg do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në ditën e dytë të vizitës së tij në Maqedoni, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë. Ai po ashtu do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij vendi dhe përfaqësues të partive politike. Nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se vizita e zyrtarit të lartë të aleancës veri-atlantike ka për qëllim të përçojë mesazh shumë të rëndësishëm se “Maqedonia është në interesin strategjik të NATO-s” dhe se është evidente politika e “dyerve të hapura”. Читать дальше...

Ivanoviq varroset sot në Beograd

Evropaelire.org 

Lideri i Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver Ivanoviq, do të varroset sot në Beograd. Ivanoviq është vrarë të martën para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut. Funerali do të nisë në orën 12:30 në Kishën Ortodokse Serbe në kompleksin e varrezave "Novo Groblje" të Beogradit. Vëllai i Ivanoviqit, Mirosllav Ivanoviq, ka thënë se familja ka pranuar propozimin e Qeverisë së Serbisë që i ndjeri të varroset atje, ashtu si edhe disa nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë serbe. Читать дальше...

Koreja e Jugut vazhdon bisedimet me Veriun me "sy hapur"

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut tha se do t'i vazhdojë bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Veriut me "sy hapur". "Duhet të nxjerrim maksimumin e mundësisë", tha për BBC-në ministrja e Jashtme jugkoreane, Kang Kyung-wha. Komentet vijnë pas paralajmërimeve globale se Phenjani mund të jetë duke blerë kohë, për të vazhduar programin e armëve bërthamore.  Dy Koretë janë pajtuar të mërkurën që të marshojnë nën "flamurin e Koresë së Bashkuar" në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm në Kore të Jugut. Читать дальше...

Së paku 52 uzbekë vdesin nga zjarri në Kazakistan

Evropaelire.org 

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një autobus në rajonin Aktobe të Kazakistanit. Aqtilek Kenes, udhëheqës i Departamentit për Situata Emergjente, tha për gazetarët se të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Uzbekistanit. Kenes tha se pesë njerëz që i kanë mbijetuar zjarrit në autobus, janë po ashtu uzbekë. Zyrtarët thanë se autobusi është kapur në flakë rreth 10 kilometra larg fshatit Kalibaj, në një autostradë që lidh qytetin rus Samara me qytetin kazak Shymkent. Autoritetet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Гостином дворе прошел форум «Мы вместе. Спорт»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Касаткина вошла в десятку Чемпионской гонки WTA


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Шашлыки и дача отменяются: аномальная погода на майские праздники в Москве, Питере и регионах





Путин в России и мире
Москва

Путин всё знал, но никого не предупредил: Немцы обвинили Москву в прорыве израильского Купола


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Очередные кадровые назначения объявлены в Минске




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Тепляков

Депутат ЗСК Виктор Тепляков принял участие в заседании регионального совета проекта «Чистая страна»



Москва

Первая партия призывников из Кузбасса отправилась в воинские части Минобороны

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net