Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 03.01.2018

Macron dëshiron ligj kundër "lajmeve të rreme" më 2018

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë sot se ai do të rishikojë legjislacionin për mediat franceze, që të luftojnë shpërndarjen e “lajmeve të rreme” në mediat sociale, të cilat sipas tij po kërcënojnë demokracitë liberale, transmeton Reuters. Prej kohës kur është zgjedhur president gjatë vitit të kaluar, Macron ka kritikuar mediat ruse në veçanti, duke akuzuar hapur kanalin televiziv RT, për përhapjen e dezinformatave për të në sajt dhe rrjete sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale. “Nëse dëshirojmë të mbrojmë demokracitë liberale... Читать дальше...

Trump deklaron se ish-këshilltari i fushatës së tij "e ka humbur mendjen"

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kundërshtuar ish këshilltarin e tij të ngushtë në fushatë dhe ish shefin e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, transmeton Reuters. Bannon është cituar në librin e ri të gazetarit Michael Wolff, të ketë cilësuar “tradhti” takimin në mes të djalit dhe dhëndrrit të presidentit amerikan me një grup të rusëve në qershor të vitit 2016. “Steve Bannon nuk ka të bëjë asgjë me mua ose me presidencën time. Kur është shkarkuar ai nuk e ka humbur vetëm punën... Читать дальше...

Vidhet shishja e vodkës ruse, kishte vlerë 1.3 milion dollarë

Evropaelire.org 

Një pronar i një lokali danez ka thënë se i është vjedhur një shishe e veçantë e vodkës ruse, e cila kishte vlerë 1.3 milion dollarë. Policia në Kopenhagë ka konfirmuar se më 3 janar, një hajn ka hyrë në lokalin, Café 33 dhe ka vjedhur nga nga shishet e koleksionit. Shishja ishte e krijuar nga tre kilogramë ari dhe tre të tjerë argjend. “Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, mirëpo jo më”, ka thënë pronari, Brian Ingberg. Читать дальше...



Vjedhet shishja e vodkës ruse, kishte vlerë 1.3 milion dollarë

Evropaelire.org 

Një pronar i një lokali danez ka thënë se i është vjedhur një shishe e veçantë e vodkës ruse, e cila kishte vlerë 1.3 milion dollarë. Policia në Kopenhagë ka konfirmuar se më 3 janar, një hajn ka hyrë në lokalin, Café 33 dhe ka vjedhur nga nga shishet e koleksionit. Shishja ishte e krijuar nga tre kilogramë ari dhe tre të tjerë argjend. “Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, mirëpo jo më”, ka thënë pronari, Brian Ingberg. Читать дальше...

Të paktën 10 persona kanë vdekur në një aksident në Siberi

Evropaelire.org 

Mediat ruse kanë raportuar se 10 persona, duke përfshirë katër fëmijë janë vrarë gjatë një përplasje mes dy veturash në rajonin autonom të Siberisë, Khanty-Mansiisk. Agjencia e lajmeve, Interfax ka cituar një zëdhënës të policisë rajonale të trafikut të ketë thënë se aksidenti ka ndodhur në një autostradë. Zyrtarët kanë thënë se një nga drejtuesit e makinës e ka humbur kontrollin e mjetit. Njëri nga fëmijët e vdekur në aksident ishte në moshën 1 vjeçare.

Trump premton "përkrahje të madhe" për protestuesit kundër qeverisë në Iran

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë rritur përkrahjen e iranianëve në protestat kundër qeverisë, pasi mijëra persona kanë treguar mbështetjen e tyre për qeverinë e Teheranit. Marshet pro-qeveritare në disa qytete iraniane gjatë ditës së sotme vijnë pas disa ditëve protesta kundër qeverisë, në të cilat kanë mbetur të vdekur të paktën 22 persona. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë sot përmes një postimi në Twitter se ka respektuar “njerëzit e Iranit që po tentojnë të largojnë qeverinë e korruptuar”. Читать дальше...

Në Gjermani fajësohen refugjatët për rritje të krimeve

Evropaelire.org 

Refugjatët e moshës së re në Gjermani janë cilësuar fajtorët kryesorë për rritjen e krimit në Gjermani gjatë dy viteve të fundit, duke ngritur tensionet në debatin politik për migrantët. Sipas një studimi, rritja e krimeve të dhunshme është rritur për 10 për qind gjatë viteve 2015 dhe 2016. Më shumë se 90 për qind të tyre u janë atribuuar refugjatëve meshkuj. Sidqoftë është theksuar se migrantët që kanë ardhur nga shtetet që përballen me lufta siç është Siria kanë qenë më pak të supozuar të... Читать дальше...

Gjykatë Speciale apo gjykatë e OKB-së?

Evropaelire.org 

Propozimi i 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mund ta komplikojë edhe më tej situatën në vend, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike penale ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike. Deputetë nga partitë në pushtet dhe në opozitë, kanë theksuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mbetet në Kuvend dhe presin që ajo të procedohet. Читать дальше...



Novergjia ndërpren eksportin e armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Evropaelire.org 

Norvegjia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka ndaluar eksportin e muncionit dhe armëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas situatës në Jemen, ku koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në të cilën bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke luftuar me rebelët shiitë për afro tri vite. Ministrja e Jashtme, Ine Eriksen Soreide, ka thënë se ajo “nuk ka informacione” se ndonjë eksport ushtarak norvegjez është përdorur në Jemen, mirëpo “ka shqetësime të mëdha” për krizën humanitare në këtë vend, transmeton AP. Читать дальше...

Mbi 350 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Evropaelire.org 

Një persona nga Komuna e Shtimes, ishte raportuar nga Policia e Kosovës, të ketë qenë viktima e radhës e plagosjes nga një plumb qorr, si pasojë e festimeve me të shtëna armësh, gjatë natës së Vitit të Ri. Raste të tilla në Kosovë përsëriten qoftë gjatë festave, apo ahengjeve familjare, ngaqë festimet me të shtëna armësh, tashmë janë bërë një lloj tradite në Kosovë, ndonëse një mënyrë e tillë festimi është e ndaluar me anë të ligjit. Përdorimi i armëve gjatë festimeve, bëhet edhe më i rrezikshëm... Читать дальше...

Kush janë protestuesit në Iran?

Evropaelire.org 

Disa ditë pas shpërthimit të protestave kundër Qeverisë iraniane, është ende e vështirë të thuhet me saktësi se kush janë protestuesit dhe çfarë saktësisht ata po synojnë të arrijnë. Protestave u mungon një zë qendror, po mbahen në vende të ndryshme e të mëdha, dhe po tërheqin një masë të gjerë të iranianëve, që e bën të vështirë karakterizimin e tyre bazuar në gjininë, grupmoshën ose klasën shoqërore. Kjo është krejtësisht ndryshe krahasuar me protestat masive të vitit 2009, që filluan pas rizgjedhjes së diskutueshme të Mahmud Ahmadinejad.

Letonia nuk e lejoi hyrjen e gazetarit nga Rusia

Evropaelire.org 

Ministri i brendshëm i Letonisë, Rihards Kozlovskis, tha sot se autoritetet nuk e kanë lejuar reporterin televiziv nga Rusia, Anatoly Kurlayev, për të hyrë në këtë vend “për një periudhë të pacaktuar kohore”. Në deklaratën e tij, ky ministër nuk i ka dhënë arsyet e ndalesës së tillë. Kozlovskis tha se Letonia në vitin 2007 e kishte përpiluar një listë të zezë me afro 100 emra për shkaqe të ndryshme, përfshirë “qasjen jomiqësore” ndaj Letonisë dhe popullit të vet. Kurlayev është arrestuar dhe dëbuar nga Letonia... Читать дальше...

Gjykata shpall fajtorë deputetët e Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për hedhjen e gazin lotsjellës në ambientet e Kuvendit. Gjykata i ka shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu. Deputeti Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për përdorim të armës, përkatësisht hedhje të gazit lotsjellës, si dhe 6 muaj për pengim të personit zyrtar me 6 muaj burg. Читать дальше...

Iran: Mijëra vetë janë tubuar në mbështetje të qeverisë

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra vetë janë mbledhur në disa qytete në Iran në mbshtetje të qeverisë, derisa tash e disa ditë po mbahen protesta kundër qeverisë, me ç’rast ka pasur edhe përleshje vdekjeprurëse ndërmjet demonstruesve dhe policisë, nga të cilat janë vrarë së paku 22 vetë. Televizioni shtetëror iranian në gjuhën angleze, Press TV, ka transmetuar pamje nga tubimet e sotme proqeveritare, në të cilat ka pasur flamuj iranianë dhe mbishkrime në mbështetje të qeverisë së mbikëqyrur nga klerikët. Në këto... Читать дальше...

SHBA: Shpallen “aksione specifike” kundër Pakistanit

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se dëshiron që Pakistani të angazhohet më tepër në luftën kundër terrorizmit dhe se Uashingtoni, me gjasë, do të shpallë “aksione specifike” brenda dy ditësh për t’i bërë presion Islamabadit. “Qëllimi ynë është ai se ne e dimë se ata mund të bëjnë më tepër për ta ndalur terrorizmin dhe ne dëshirojmë që ata të bëjnë këtë”, u ka thënë gazetarëve, Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Para kësaj, Pakistani i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara lidhur me një postim në Twitter të presidentit amerikan... Читать дальше...

Maqedonia me rritjen më të ulët ekonomike në 25 vitet e fundit

Evropaelire.org 

Maqedonia vitin 2017 e mbylli me rritjen më të ulët ekonomike të regjistruar ndonjëherë, me rritje të papunësisë dhe rrjedhimisht varfërimin e popullatës, bazuar në të dhënat statistikore, por edhe në vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë. Vendi, sipas tyre nuk mban mend të ketë regjistruar gjendje më të rëndë ekonomike se ajo e vitit 2017. Në këtë, sipas profesorit të ekonomisë, Fatmir Bytyçi kanë ndikuar shumë faktorë, por para se gjithash ata politikë. “2017-a ishte vit në të cilin të gjithë... Читать дальше...

Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri janë vrarë të dy pilotët

Evropaelire.org 

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët. Mëtutje, ministria tha se helikopteri ushtarak i tipit, Mil Mi-24, është rrëzuar më 31 dhjetor, për shkak të “gabimit teknik”, derisa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri. Helikopteri nuk ishte sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Kanada: Është arrestuar ish-pengu i talibanëve

Evropaelire.org 

Shtetasi kanadez, Joshua Boyle, i cili para do kohe është çliruar nga rrëmbimi pesëvjeçar i talibanëve në Pakistan, me bashkëshorten e tij dhe fëmijët, është arrestuar në Kanada, me akuza për sulm fizik, ka thënë mbrëmë një avokat i tij. Në aktakuzën prej 15 pikëve, policia në Otavë e ka ngarkuar këtë person 34 vjeçar, me sulm fizik, sulm seksual, detyrim të izolimit dhe për shprehje të kërcënimeve me vrasje. Autoritetet kanë urdhëruar që të mos jepen emrat e viktimave të dyshuara. Eric Granger... Читать дальше...

Trump kërcënohet me ndaljen e ndihmës për palestinezët

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë është kërcënuar për ta ndalur ndihmën për palestinezët, duke thënë se ata “tashmë nuk janë të gatshëm për bisedime paqësore”. “Ne paguajmë për palestinezët qindra miliona dollarë në vit dhe nuk kemi falënderim apo respekt”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter. “Meqë palestinezët tashmë nuk kanë vullnet për bisedime paqësore, përse ne duhet t’i bëjmë këto pagesa masive në të ardhmen”, e ka shtruar pyetjen zoti Trump. Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Autoritetin... Читать дальше...

K. Veriore sinjalizoi zbutje të raporteve me K. Jugore

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxhetë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve. Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtrihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean. Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom... Читать дальше...

SHBA-të dhe Evropa e dënojnë “humbjen e jetëve” në Iran

Evropaelire.org 

Liderët evropianë u janë bashkuar atyre amerikanë në dënimin e asaj që ata e kanë quajtur “humbje e papranueshme e jetëve njerëzore” në protestat në gjithë Iranin dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të lejojë që protestuesit paqësorë lirisht t’i shprehin shqetësimet e tyre. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropan për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, mbrëmë vonë ia kanë bërë këtë thirrje Teheranit, pas vrasjes së 22 vetëve dhe arrestimit të më tepër se 450 personave... Читать дальше...

Trump: Pulla atomike amerikane më e madhe se ajo verikoreane

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje i është përgjigjur liderit të Koresë Veriore, Kim Jon Un, i cili është lavdëruar se e ka “pullën atomike” në tavolinën e tij, duke ia tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara e kanë këmbëzën atomike “më të madhe dhe shumë më të fortë”. “Lideri verikorean, Kim Jong Un, posa tha se pulla atomike është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “Ju lutem a mundet dikush prej regjimit të tij të shterur dhe pa ushqim... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Поцарапанному пандой Катюшей киперу подарили футболку с извинениями


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Саснович пробилась во второй раунд турнира WTA-1000 в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

10 РЕДКИХ животных из Красной книги, которых можно встретить в Москве





Путин в России и мире
Москва

Обучила 24 женщин-снайперов: Кто сидел на параде рядом с Путиным?


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: тактическое ядерное оружие для Москвы и Минска — средство сдерживания




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Ольга Бузова

“У меня тоже была депрессия после того, что ты сделал своими руками!” Дава разоткровенничался перед Ольгой Бузовой в шоу “Сокровища императора” на ТНТ



Москва

День русского языка: как пройдет урок «Разговоры о важном» 13 мая

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net