Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 23.01.2018

Tillerson: Rusia duhet të fajësohet për sulmet kimike në Siri

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë, se Rusia duhet fajësuar për përdorimin e armëve kimike në Siri, pas raportimeve se ka dyshime për përdorim të këtyre armëve gjatë kësaj jave afër Damaskut. Tillerson ka folur sot në Paris, pasi 24 shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Francën kanë lansuar një organizatë të re me qëllim të identifikimit dhe ndëshkimit të atyre që përdorin armë kimike. Tillerson ka thënë se Rusia është duke shkelur marrëveshjen e vitit 2013 që ka me... Читать дальше...

Trump mirëpret Macronin në darkën e parë shtetërore të presidencës së tij

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë në muajin prill presidentin francez, Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës. Në këtë vizitë do të përfshihet darka e parë shtetërore e Trumpit dhe gruas së tij, Melania, transmeton Reuters. Trump e ka kaluar vitin e parë të presidencës së tij, pa e pritur askë në darkën shtetërore. Ai dhe Macron kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë vitit të kaluar.

Britania do të krijojë njësi të re për luftimin e lajmeve të rreme

Evropaelire.org 

Britania do të krijojë një njësi të re, në përpjekjet për të luftuar të ashtuquajturat “lajme të rreme”, dhe të frenojë fushtat nga shtetet e tjera, ka thënë një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, transmeton Rueters. May ka akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe për krijimin e lajmeve të rreme, duke përfshirë edhe fotografi të manipuluara me qëllim të shkatërrimit të institucioneve perëndimore. Rusia e kundërshton se ka ndërhyrë në zgjedhjet e huaja duke përfshirë votimin në... Читать дальше...



The Shape of Water në krye të listës së nominimeve për çmimin Oscar

Evropaelire.org 

Sot janë bërë publike nominimet për çmimet Oscar në Beverly Hills, në Kaliforni. Filmi The Shape of Water gjendet ne krye të listës me më së shumti nominime, 13 gjithsej, duke përfshirë kategoritë për filmin më të mirë, aktoren dhe aktorin në rol dytësor. Në vendin e dytë gjendet filmi Dunkirk me tetë nominime, derisa filmi i kategorisë dramë-krim, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri listohet në vendin e tretë me shtatë nominime. Të nominuar për kategorinë aktori më i mirë janë, Timothee Chalamet... Читать дальше...

Kryeministri indian mbron tregtinë e lirë në samitin Davos

Evropaelire.org 

Kryeministri Indian, Narendra Modi, ka hapur Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, duke paralajmëruar se rritja e proteksionzmit paraqet një nga kërcënimet kryesore për botën. Duke iu adresuar mbledhjes vjetore gjatë ditës së sotme, Modi ka thënë se “forcat proteksioniste janë duke rritur kokat e tyre kundër globalizimit”. “Ndikimi negativ i kësaj mendësie nuk mund të konsiderohet më pak i rrezikshëm se ndryshimet klimatike apo terrorizmi”, ka shtuar ai, vetëm pak kohë pasi qeveria amerikane ka... Читать дальше...

Sessions merret në pyetje për çështjen ruse

Evropaelire.org 

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është marrë në pyetje nga hetuesit e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me çështjen nëse Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë,e ka konfirmuar për BBC-në se takimi ka ndodhur javën e kaluar. Sessions duket të jetë anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që është marrë në pyetje. Ish drejtori I FBI-së, Robert Mueller është duke udhëhequr... Читать дальше...

Varroset në vendlindje këngëtarja irlandeze Dolores O'Riordan

Evropaelire.org 

Këngëtarja e grupit Cranberries, Dolores O'Riordan është varrosur në një ceremoni private në vendlindjen e saj në Ballybricken në jugperëndim të Irlandës. Ajo është përkujtuar si njeri që ka shpëtuar shumë persona nga “errësira e depresionit”. O'Riordan, 46 vjeçare, është gjetur e vdekur në një hotel në Londër, në javën e kaluar. Udhëtimi i saj në Londër ishte planifikuar për një seri incizimesh për një turne të planifikuar paraprakisht. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj. Читать дальше...

Paris: Zyrtarët amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, po takohet me ministrin e jashtëm franecz, Jean-Yves Le Drian, derisa administrata e Shtetevetë Bashkuara po i vazhdon përpjekjet për t’i bindur aleatët evropianë për shqyrtimin e “të metave” në marrëveshjen atomike të Iranit me fuqitë botërore. Para takimit me Tillersonin në Paris, Le Drian deklaroi se nënshkruesit e marrrëveshjes madhore të vitit 2015, me të cilën kufizohet programi atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve, “duhet të mbesin në fjalët e tyre”. Читать дальше...



Tri vajza nga Kosova në listën e finalistëve të revistës Forbes

Evropaelire.org 

Krijueset e platformës “Open Data Kosovo” janë zgjedhur ndër 30 finalistët në listën e revistës Forbes “30 under 30”. Blinera Meta, Dafina Olluri dhe Blerta Thaçi janë të moshës 26 vjeçare dhe janë përzgjedhur në kategorinë “Ligj dhe Politikë”. (Video: Bujar Tërstena)

Haradinaj: Nisma për shfuqizimin e Speciales buron nga Kuvendi, jo Qeveria

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës, mund të japë mendimin apo edhe të hesht fare në lidhje me nismën e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përkatësisht të Gjykatës Speciale. Kryesia e Kuvendit të hënën mori vendim që kërkesën e deputetëve t’ia dërgojë Qeverisë për të dhënë mendimin përfundimtar. Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj tha se Qeveria në momentin kur do të vijë ligji, do të kryejë detyrat dhe obligimet e saj karshi kësaj çështjeje. Читать дальше...

Rusi: Nuk lejohet shfaqja e komedisë britanike “Vdekja e Stalinit”

Evropaelire.org 

Ministria e kulturës e Rusisë e ka tërhequr licencën për shfaqjen e komedisë britanike, Vdekja e Stalinit (The Death Of Stalin”), ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke e cituar një zyrtare të filmit. Kjo agjenci e ka cituar zyrtaren e Departamentit të filmit të kësaj ministrie, Olga Lubimova, se ka thënë se vendimi ishte marrë sot, dy ditë para se filmi të fillonte të shfaqej në sallat e kinemave në Rusi. Ky vendim u bë pas thirrjes së regjisorit rus, Nikita Mikhailov, i njohur si personalitet konservator... Читать дальше...

Gjermani: Nga ndeshja e helikopterit dhe aeroplanit, 4 vetë të vrarë

Evropaelire.org 

Katër vetë janë vrarë sot kur një aeroplan i vogël është ndeshur me një helikopter në pjesën jugperëndimore të Gjermanisë, ka thënë policia. Ndeshja ka ndodhur në hapësirën ajrore mbi qytetin Filipsburg, afër kufirit me Francën, ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane, duke shpjeguar se nuk ka informacione nëse ka më tepër viktima. Shkaku i ndeshjes mbetet i paqartë dhe terreni ku kanë rënë fluturaket, është bllokuar nga policia. Ndeshjen në ajër ndërmjet fluturakeve janë të rralla. Në një rast të vitit 2002 në Gjermani... Читать дальше...

BE: Bjellorusia kritikohet ashpër për dënimin me vdekje

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e ka kritikuar ashpër Bjellorusinë për dënimin e dy personave me vdekje dhe e ka përsëritur thirrjen e saj për qeverinë e presidentit, Alyaksandr Lukashenka, që ta anuloj dënimin me vdekje. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherni, tha sot se një gjykatë në kryeqytetin Minsk, më 20 janar, i ka dënuar me vdekje personat, Vyachaslau Sukharka dhe Alyaksandr Zhylnikau, pas rigjykimit. Në dhjetor të vitit 2015... Читать дальше...

Në Aeroportin e Prishtinës arrestohet një i dyshuar për terrorizëm

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për terrorizëm, i cili tashmë ka një aktakuzë për pjesëmarrje në luftëra të huaja. Ai dyshohet që në vitin 2013 i është bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri, mirëpo para dy vjetësh është larguar nga Kosova, duke mos marrë pjesë në seancat gjyqësore kundër tij. “Bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar nga gjykata kompetente, mbrëmë në aeroport, është arrestuar një person i cili pastaj sipas procedurave është dërguar në paraburgim për 48 orë”... Читать дальше...

Ligji për gjuhën shqipe kthehet për rivotim në Kuvendin e Maqedonisë

Evropaelire.org 

Kuvendi i Maqedonisë e ka vendosur sërish për votim Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dispozitat e të cilit avancojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në seancën e caktuar për më 29 janar, në rend dite do të jetë leximi i tretë i këtij ligji, që është refuzuar të dekretohet nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Kreu i shtetit ka refuzuar të fuqizojë këtë ligj, të miratuar më 11 janar, me arsyetimin se “ligji është antikushtetues pasi në Maqedoni gjuhë zyrtare... Читать дальше...

Bullgaria në krye të BE-së, nuk e harron Ballkanin dhe Kosovën

Evropaelire.org 

E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, është një prej çështjeve të cilës presidenca bullgare e Bashkimit Evropian do t’i kushtojë rëndësi të veçantë. Kështu ka deklaruar ambasadori i Bullgarisë në Prishtinë, Nedialtço Dantçev, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës bullgare të BE-së, të cilat i ka paraqitur në një konferencë për media bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Aty u tha se prioritetet kryesore gjatë kohës sa presidenca bullgare... Читать дальше...

Një nxënës në Gjermani ther për vdekje shokun e klasës

Evropaelire.org 

Një nxënës i shkollës se mesme pranë qytetit gjerman të Dortmundit është vrarë nga shoku i klasës, bëri të ditur policia. Sipas njoftimeve, një nxënës 15 vjeç ka therur për vdekje një 14-vjeçar. Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në shkollën e përgjithshme "Käthe Kollëitz" në qytetin Lynen. Një adoleshent është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Policia tha se po heton rastin dhe nuk dha më shumë detaje. Sipas mediave gjermane, edhe viktima, edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë... Читать дальше...

Mattis i kërkon Turqisë të përmbahet nga ofensiva anti-kurde

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i bëri thirrje Turqisë të përmbahet nga ofensiva e saj kundër milicisë kurde në Siri. “I marrim shumë seriozisht shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë dhe jemi të përkushtuar të punojmë për to me aleatët e NATO-s”, tha Mattis në Xhakartë, në fillim të një turneu aziatik. “I bëjmë thirrje Turqisë të ushtrojë përmbajtje nga aksioni ushtarak dhe retorika”, shtoi ai. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do ta intensifikojë... Читать дальше...

Kurti: Nuk jam shef e as pronar në Vetëvendosje

Evropaelire.org 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se subjekti që ai drejton nuk do të ndahet, pavarësisht dorëheqjeve të disa zyrtarëve të lartë. Këto komente, Kurti i bëri në konferencën e parë për media, pas zgjedhjes së tij kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në procesin e brendshëm zgjedhor që u zhvillua të dielën, më 21 janar. Kurti tha se Kryesia e Vetëvendosjes i ka ngarkuar dy përfaqësues të saj, deputetin Glauk Konjufca dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti që të bisedojnë me të gjithë... Читать дальше...


Музыкальные новости
Михаил Кутушов

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье





Персональные новости
Чемпионат

В Орле определился победитель Чемпионата Черноземья по хоккею с шайбой





Apostolova: Demarkacioni duhet të ratifikohet me urgjencë

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian iu kanë kërkuar sërish institucioneve të Kosovës që Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të ratifikohet brenda një afati sa më të shkurtë kohor. Këtë komente janë bërë gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës bullgare të Bashkimit Evropian në Kosovë. Fokus i presidencës bullgare, sipas ambasadorit, Nedialtço Dantçev, vihet tek lidhjet e Ballkanit Perëndimor me BE-në, pastaj e  ardhmja e Evropës dhe të rinjve, rritja ekonomike, siguria... Читать дальше...

Tërmeti në Alaskë shkakton alarm për cunami

Evropaelire.org 

Alarm për cunami është lëshuar pas një tërmeti prej 7.9 shkallësh të Richterit që ka goditur bregdetin e Alaskës në Shtetet e Bashkuara. Tërmeti ka goditur rreth 300 kilometra në juglindje të ishullit Kodiak, në një thellësi prej 10 kilometrash, tha Instituti Gjeologjik i SHBA-së. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA tha se alarmi është në fuqi për zonat që përfshijnë Kaliforninë, brigjet e Kolumbisë Britanike dhe Alaskën. Njerëzve u është kërkuar të gjejnë strehim në zona më të larta. Qendra... Читать дальше...

Zyrtarët jugkoreanë vizitojnë Veriun për bisedime rreth Olimpiadës

Evropaelire.org 

Një delegacion i zyrtarëve të Koresë së Jugut ndodhet në Korenë e Veriut për të finalizuar përgatitjet për paraqitjen e përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin e ardhshëm në Jug. Vizita ka nisur sot dhe shihet si shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.  Me marrëveshjen që është miratuar tashmë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, dy Koretë do t'i bashkojnë ekipet e tyre në hokejin për gra. Atletët e tyre do të parakalojnë së bashku, nën një flamur, në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës më 9 shkurt. Читать дальше...

Londra u ngrin asetet dy të dyshuarve për vrasjen e Litvinenkos

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar u ka ngrirë asetet dy rusëve të dyshuar për vrasjen e oficerit të Shërbimit Federal rus të Sigurisë,  Aleksandr Litvinenko, në vitin 2006 në Londër. Londra lëshoi urdhër për ngrirjen e aseteve të Andrei Lugovoit and Dmitry Kovtunit, sipas kushteve të Aktit të Anti-terrorizmit, Krimit dhe Sigurisë. Më 21 janar, gjykatësi Robert Owen, i cili ka kryesuar hetimet e Qeverisë britanike për vrasjen e Litvinenkos, ka thënë se është i sigurt se Lugovoi dhe Kovtun e kanë vrarë Litvinenkon... Читать дальше...

“Vuloset” ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje

Evropaelire.org 

Zgjedhja e Albin Kurtit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vulosur ndarjen e këtij subjekti politik, vlerësojnë analistë politikë. Kurti, u rikthye në krye të Vetëvendosjes, në kohën e dorëheqjeve të shumë personaliteteve nga ky subjekt politik, i cili po kalon një prej fazave më të vështira që nga themelimi. Të dielën, në këtë Lëvizje janë mbajtur zgjedhjet e brendshme dhe nga rezultat e shpallura, Albin Kurti ka marrë 98.82 për qind të votave të anëtarëve pjesëmarrës në këto zgjedhje. Por, në këtë garë zgjedhore... Читать дальше...

Vuçiq: Për të hyrë në BE, duhet të zgjidhim çështjen e kufirit

Evropaelire.org 

Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve tanë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Duke folur për mediat serbe në lidhje me euro-integrimet, Vuçiq tha se Serbisë "nuk do t'i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve". "Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon", tha Vuçiq. Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Шнуров

Матильда Шнурова примерила откровенный наряд в сетку



Москва

Нижегородка скончалась на платформе Московского вокзала

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net