Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Kosova shënon 11-vjetorin e pavarësisë

0
Kosova shënon 11-vjetorin e pavarësisë

Në 11-vjetorin e pavarësisë, Kosova po zhvillohet gradualisht me gjithë sfidat që i paraqiten përpara, kanë vlerësuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës. Ata kanë përmendur partneritetin më faktorin ndërkombëtar, konkretisht më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në sheshin e Prishtinës, kanë parakaluar pjesëtarët e Forcës se Sigurisë së Kosovës. Ky është parakalimi i parë që kur Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar miratojë ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Më këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ushtria është krenaria e Kosovës.

Përveç kësaj, Thaçi ka thënë se gjatë këtij viti Kosova duhet të marrë edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit, marrëveshjen paqësore, gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke me shtetin e Serbisë.

"Jo për të harruar të kaluarën, por për mos lejuar të përsëritën vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Për këtë vendim kërkohet përsëri, urtësi, mençuri dhe unitet për të përmbyllur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit multietnik, demokratik dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi duke shtuarka thënë se edhe nëse arrihet marrëveshja, asnjëherë nuk do harrohet gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë.

Në rrugëtimin e suksesshëm të Kosovës, presidenti i Kosovës, ka përmendur ruajtjen e partneritetit të Kosovës me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, në cilësinë e mysafirëve, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ishin edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, ndër ta edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në përvjetorin e pavarësisë, gjatë ditës është mbajtur një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se Kosova është e interesuar për marrëveshje reciproke me shtetin e Serbisë, por në kufijtë ekzistues.

“Shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin dhe kontinentin tonë , janë popull po ashtu që kanë paguar çmim për të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar kontinenti ynë në shekujt e fundit. Po ashtu edhe sot janë kontribuues të paqes dhe të stabilitetit. Të gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë dhe do punojmë për marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët. Jemi të interesuar për një marrëveshje të quajtur obligative, ligjore, për njohje reciproke më Serbinë në kufijtë ekzistues”, u shpreh Haradinaj.

Kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se 11 vjet të shtetit të ri, janë 11 vjet të rritjes më vështirësi,sfida dhe suksese të mëdha.

“Është e sigurt se këto suksese e nesërmja do t’i gjykojë si punë të jashtëzakonshme të brezit tonë, për aq sa gjykimi mbi ne do të bie edhe lëshimet e qëllimshme”, ka thënë Veseli .

Veseli ka folur edhe për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, taksën e vendosur nga Prishtina zyrtare për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por edhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja .

“Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën për shkak të sjelljeve të saj karshi nesh. Por, largimi i saj është i panegociueshëm për shumë arsye. Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë përgjegjësi dhe as kritikë individuale. Në vendimmarrjen shtetërore asgjë nuk duhet të ketë personale. Pra edhe ky vendim siç do vendim tjetër për Kosovën duhet të jetë shtetëror dhe institucional. Duhet t’i vëmë në peshore interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marrë parasysh edhe reflektimet të faktorëve determinues të botës që na rrethojnë”, u shpreh Veseli.

Në përvjetorin e pavarësisë, Veseli ka shtuar se “me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në krah Kosova është më e sigurt. Prandaj, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të qëndrojë prapa zotimeve të përbashkëta Kosovë-SHBA dhe BE- në, në të kundërtën Kosova nuk fiton, ndërsa Serbia rehabilitohet”.

Akti i shpalljes se pavarësisë se Kosovës ka ndodh më 17 shkurt 2008. Prej atëherë, Dita e Pavarësisë, për herë të parë sivjet po shënohet edhe me Ushtrinë në konsolidim e sipër, por Kosova mbetet ende vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: В столице открыт сезон фонтанов


Спорт в России и мире
Москва

В Москве завершился Кубок России по спортивному программированию


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Виктория Азаренко

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Петербургский автопром вышел из кризиса, заявил Беглов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Джиган

Младшая дочь Оксаны Самойловой и Джигана пошутила, что их сын приемный — как отреагировала звездная мама: «Чисто классика»



Москва

Как по списанному: на отправленных в утиль машинах Минздрава делали миллионы

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net