Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Февраль
2019

Partitë shqiptare, të ndara në zgjedhjet presidenciale

0
Partitë shqiptare, të ndara në zgjedhjet presidenciale

Partitë politike shqiptare bazuar në qëndrimet e deritanishme në zgjedhjet presidenciale, që pritet të mbahen në prill, nuk do të marrin pjesë me një kandidat për president, opsion ky i propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi nuk mori ende një përgjigje nga partneri i saj në Qeveri, LSDM-ja për kandidat konsensual.

Thirrjen e BDI-së, partitë opozitare shqiptare e kanë ironizuar edhe për faktin pasi siç kanë thonë, ka qenë pikërisht partia e Ali Ahmetit, e cila shpeshherë ka fyer opozitën, madje nga vet kreu i saj i cili kishte refuzuar një thirrje të opozitës për të diskutuar për një agjende të përbashkët për çështjen emrit, duke thënë se nuk e ka ndërmend të ulet dhe të bisedoj me “horra”, siç i kishte quajtur liderët opozitarë të Aleancës për Shqiptarët dhe ata të Lëvizjes Besa.

Zijadin Sela i Aleancës për Shqiptarë, ka thënë se “çdo fjalë që del nga goja e BDI-së, duhet të përbuzet”, ndërsa përfaqësues nga Lëvizja Besa kanë thënë se “BDI-ja nëse dëshiron kandidat të përbashkët, atëherë mund ta mbështesë kandidatin e opozitës shqiptare”.

Se shqiptarët në zgjedhje do të dalin të përçarë, e thotë edhe Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe ish i dënuar politik.

“Shqiptarët nuk do të zgjedhin kandidatin e tyre, pasi asnjëherë nuk do të merren vesh. Ato që nga themelimi i partive, merren vesh për t’u mos u marrë vesh. Atyre nuk u beson më askush, e kanë humbur kredibilitetin, nuk kanë ide, nuk kanë ofertë politike e cila do të ishte rentabile në tregun politik”, vlerëson Pollozhani.

Arsim Sinani nga Qendra për Studime ndërkombëtare dhe hulumtime ballkanike thotë se politika e BDI-së, nuk është konstante në raport me presidentin sikur edhe për çështje tjera. Ajo, sipas tij, i ofrohet herë VMRO-së e herë LSDM-së dhe kur injorohet nga to, atëherë del me nisma për unifikim shqiptar. Megjithatë, Sinani mendon se partitë shqiptare kanë shansin që edhe si të ndara të nxjerrin ndonjë përfitim nga këto zgjedhje.

“Kryeministri (i Maqedonisë, Zoran) Zaev nuk do të arrijë të fitojë në kampin politik maqedonas dhe ai shpëtimin e kërkon te shqiptarët, kështu që këta mund ta kushtëzojnë lehtësisht që të jetë një kandidat shqiptar. Skenari i dytë për mua është se shqiptarët mund të fitojnë nënpresidentin, për shkak se në rast se do të artikulohej një kandidat, i cili fiton vota maksimale, atëherë me shumë lehtësi ky do të mund të jetë president”, thotë Sinani.

Sipas tij, edhe në rast të dështimit të këtyre dy skenarëve, atëherë në lojë mund të hyjë skenari i tretë me dështimin e procesit zgjedhor që ka një prag prej 40 për qind të daljes së elektoratit të votime.

“Dhe, kur procesi të kthehet në Kuvend, ne e dimë se LSDM-ja nuk i ka votat e duhura dhe nuk mund të kalojë kandidati i saj, kështu që këtu shqiptarët kanë një shans tjetër që ta zgjedhin kandidatin shqiptar”, sqaron Sinani.

Por, Shpëtim Pollozhani nuk beson se në këtë, pasi, sipas tij, partitë maqedonase edhe pa shqiptarët do të arrijnë pragun prej 40 për qind, ndërkohë që nuk sheh edhe ndonjë përfitim nga votimi i njërit apo kandidatit tjetër maqedonas për kreun e shtetit.

“VMRO-ja është e zhveshur deri në asht me antishqiptarizëm, andaj nuk mendoj se VMRO-ja është opsion. Ndërsa, LSDM-ja mund të jetë një opsion i zbehtë, por duke marrë parasysh pragun prej 40 për qind, mendoj se nuk do t’ua var veshin kush partive shqiptare kështu si kanë vepruar deri më tani të përçarë”, vlerëson Pollozhani.

Data e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale do të shpallet javën e ardhshme nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa kreu i ri i shtetit që do të zgjidhet do të zëvendësojë presidentin aktual, Gjorge Ivanov, i cili këtë post po e ushtron dy mandate radhazi.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин представил масштабную программу фестиваля "Пасхальный дар"


Спорт в России и мире
Москва

Московские школьники стали победителями всероссийской олимпиады по математике


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

WTA озвучила Елене Рыбакиной условия для становления второй ракеткой мира


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Москве прошел ливень «летней интенсивности»





Путин в России и мире
Москва

Поведение Путина вызвало резонанс, потерянные в 90–е заводы возвращаются РФ


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Басманный суд Москвы арестовал продюсера Reuters Константина Габова за помощь ФБК в подготовке материалов



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Пётр Чайковский

В Воткинске 7 мая отметят День рождения Петра Чайковского



Москва

«Деньги обесценятся уже точно»: эксперт назвал сроки обвала сбережений

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net