Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Январь
2018

Më shumë flitet sesa që luftohet korrupsioni

0
Më shumë flitet sesa që luftohet korrupsioni

Luftimi i korrupsionit në Kosovë, mbetet një prej detyrave kryesore të institucioneve përkatëse. Vlerësimet për shkallën e lartë të korrupsionit, kanë ndikuar që Komisioni Evropian ta vë luftimin e kësaj dukurie në top-prioritetet e Kosovës edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Tenderët dhe prokurimi publik, konsiderohen si problem i vazhdueshëm në angazhimet për luftimin e korrupsionit, sidomos atij të nivelit më të lartë. Në kuadër të masave për luftimin e korrupsionit, ishte paraparë që të zbatohen disa reforma në prokurimin publik, ku ishte veçuar nevoja për zbatimin e prokurimit elektronik nga fillimi i vitit 2018, gjë që nuk ka ndodhur.  

Finalizimin e prokurimit elektronik e kishte kërkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Ai në dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të ‘Javës kundër korrupsionit’, në një deklaratë për media iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që deri në janar të këtij viti të finalizohet prokurimi elektronik.

Nga fillimi i këtij viti, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës të gjitha autoritetet kontraktuese do të përgatisin dhe do të publikojnë të gjitha njoftimet në platformën elektronike duke përfshirë të gjitha procedurat e prokurimit dhe për të gjitha vlerat.

Por, në vendim thuhet se vazhdon të mbetet mundësia e dorëzimit të tenderit edhe në kopje fizike.

Safet Hoxha kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë në prag të finalizimit të disa dokumenteve që bëjnë funksional prokurimin elektronik.

“Ka disa arsye pse kanë mbetur edhe me tutje kopjet fizike, për shkak se rezultati përfundimtar i raportit të vitit të kaluar ka treguar se në platformën elektronike vetëm 12 për qind e operatorëve kanë ofertuar në mënyrë elektronike, që nënkupton që niveli i zbatimit ka qenë tejet i ulët”.

“E dyta, është se jemi në një projekt me USAID-in për hartimin e politikave operacionale, një dokument që nuk ka arritur të finalizohet, si dhe jemi në përfundim të testimit të sigurisë së platformës. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të kompletohen dokumentet dhe do të finalizohet prokurimi elektronike”, thotë Hoxha.

Prokurimi publik në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në Kosovë.

Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Luftimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik është edhe njëra prej kushteve në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Isuf Zejna, nga organizata “Demokraci Plus”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se mungesa e finalizimit të prokurimit elektronik paraqet një lajm të keq. Arsyet e mos finalizimit të kësaj platforme thotë ai, janë të pa baza.

“Prokurimi elektronik nuk e zhdukë korrupsionin në prokurimin publik, por në një masë i redukton problemet në vlerësimin e ofertave ku edhe janë problemet më të mëdha. Moszbatimi komplet i platformës së prokurimit elektronik është një gjë dëshpëruese pasi që edhe janë investuar mbi gjysmë milion euro mjete të Bankës Botërore, mjete të USAID-it dhe mjete të buxhetit të Kosovë. Por, përkundër të gjitha këtyre investimeve nuk po e funksionalizojnë”, thotë Zejna.

Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të prokurimit publik ishte vlerësuar se kanë krijuar probleme të mëdha edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mbi 40 për qind e buxhetit të Kosovës shpenzohet përmes prokurimit publik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni në prokurimin publik ka vazhduar të jetë një sëmundje kancerogjene e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Vetë prokurimi elektronik nuk është shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara. Në Kosovë shumë më tepër flitet për korrupsion sesa që luftohet korrupsioni. Ajo që është shqetësuese në Kosovë është se më nuk kemi korrupsion individual, por kemi një sistem të korruptuar që është vështirë për t’u zgjidhur".

“Nëse mendohet që edhe kjo formë e prokurimit, por edhe proceset ekonomike të jenë të vendosura në binarët e merituar, atëherë duhet të bëhet shumë më tepër në sundimin e rendit dhe ligjit”, thotë Gërxhaliu.

Korrupsioni në fushën e prokurimit publik është konsideruar se përcillet me pasoja të mëdha në minimin e investimeve ekonomike, në shërbime jo të mira lokale, në qasje dhe përkujdesjen efikase shëndetësore si dhe në kualitetin e arsimit.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: На Пасху городской транспорт будет работать дольше


Спорт в России и мире
Москва

В дивизии имени Ф.Э. Дзержинского Росгвардии стартовал турнир по боксу «Кубок Победы»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина узнала неприятную новость перед "казахстанским дерби"


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Доверяй, но проверяй: в Калачеевском районе власти экологическую проблему решили исключительно на бумаге





Путин в России и мире
Москва

«Коноплянка» гнездится в России // Московский «Кристалл» начнет выпуск белорусской водки


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Волочкова сообщила подписчикам об очередной поездке на Мальдивы



Москва

Гинеколог Илюхина перечислила правила безопасной работы на даче для женщин

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net