Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Sulm i ri kibernetik nga hakerët rusë ndaj agjencive të SHBA-së

0
Sulm i ri kibernetik nga hakerët rusë ndaj agjencive të SHBA-së

Hakerët rusë kanë ndërmarrë një sulm të ri ndaj agjencive qeveritare dhe institucioneve hulumtuese amerikane, duke përdorur një postë elektronike marketingu të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), njoftoi kompania Microsoft.

Zëvëndëspresidenti i Microsoft-it, Tom Burt, tha se sulmet shënjestruan 3,000 llogari në më shumë se 150 organizata të ndryshme.

Të paktën një e katërta e organizatave janë të përfshira në fushën e zhvillimit ndërkombëtar, angazhimin humanitar dhe të drejtat e njeriut. Organizatat që janë sulmuar janë të përfaqësuara në të paktën 24 vende, tha Burt.

Ai nuk dha hollësi nëse ndonjë nga sulmet e hakerëve ka rezultuar i suksesshëm.

Sipas tij, shumica e sulmeve ndaj klientëve të Microsoft-it u bllokuan në mënyrë automatike.

Kompania tani është në proces të njoftimit të të gjithë klientëve për sulmet.

Zbulimi i këtij sulmi kibernetik u bë vetëm tri javë para takimit të planifikuar mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Në muajin dhjetor Shtetet e Bashkuara zbuluan sulmin kibernetik për të cilin fajësuan Rusinë në rrjetin e kompjuterëve të disa institucioneve qeveritare dhe kompanive në SHBA.

Tensionet mes dy vendeve u përshkallëzuan për shkak të këtyre sulmeve, por edhe për kërcënimet ruse ndaj Ukrainës dhe trajtimin e aktivistit të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Si përgjigje ndaj sulmit, presidenti Biden pati shpalli sanksione ndaj Rusisë. Gjithashtu Uashingtoni dëboi disa diplomatë rusë.

Zëvëndëspresidenti i Microsoft-it, Tom Burt, tha se grupi i hakerëve Nobelium, me origjinë nga Rusia, qëndron pas sulmeve të fundit dhe është i njëjti aktor që ishte pas sulmit ndaj klientëve të SolarWinds, që u zbulua në dhjetor të 2020-ës.

"Sulmet e fundit duket se janë pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të Nobelium për të shënjestruar agjencitë qeveritare të përfshira në politikën e jashtme", tha Burt.

Si ndodhi sulmi kibernetik?

Hakerat fillimisht morën qasjen e email-it në shërbimin e marketingut të USAID-it, tha Microsoft.

Pastaj, ata dërguan email-a me virus të krijuar për të lejuar hakerat "të kenë qasje të vazhdueshme në pajisjet e infektuara".

Microsoft tha se fushata e sapozbuluar është duke vazhduar.

Derisa fushata e sulmeve e zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar ishte zhvilluar gjatë tërë vitit para se të zbulohej, këtë të fundit, ekspertët e sigurisë kibernetike e konsiderojnë më të lehtë për t'u zbuluar.

Burt tha se sulmet kibernetike të sponsorizuara nga shteti nuk kanë të ndalur dhe bota ka nevojë për masa që rregullojnë sjelljen e shteteve në hapësirën kibernetike.

"Ky është edhe një shembull tjetër sesi sulmet kibernetike janë bërë mjeti i disa shteteve për të përmbushur qëllimet politike", tha Burt.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë fajësuar Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) për sulmet e zbuluara në muajin dhjetor, që shënjestruan nëntë agjenci federale të SHBA-së dhe qindra kompani të sektorit privat.

Këtë muaj, shefi i spiunazhit rus mohoi përgjegjësinë për sulmin kibernetik, por tha se ai ndihej "i privilegjuar" që inteligjenca e jashtme ruse akuzohet për një sulm aq të përsosur.

Përgatiti: Kestrin Kumnova






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о строительстве судостроительной верфи в районе Нагатинский Затон


Спорт в России и мире
Москва

Заместитель директора Росгвардии генерал-полковник Алексей Воробьев поприветствовал участников патриотического конкурса в Центре спорта и образования «Самбо-70»


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев не отстал от «Реала»! Как русская звезда тенниса покорила Мадрид


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Лесной северный олень Прохор переехал в Керженский заповедник из зоопарка





Путин в России и мире
Москва

Ушаков: Путин и Пашинян расставят точки на «и»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья отказался от должности и попросил защиты у Лукашенко. Он обвинил Варшаву в нечестной политике




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт «Гитары в строю» с SHAMAN можно будет посмотреть онлайн



Москва

Батон-твирлинг поможет развиваться особенным детям в Подмосковье

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net