123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 07.05.2021

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve. Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Lajçak pritet... Читать дальше...

Rritet shpyllëzimi në Amazonë

Evropaelire.org 

Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil u rrit për 43 për qind muajin e kaluar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Qeverisë braziliane. Sipas tyre, 1,157 kilometra katrorë pyje u shkatërruan në katërt muajt e parë të vitit 2021. Kjo shifër është për 4 për qind më e ulët së një vit më parë. Amazona është një akumuluese jetike e karbonit, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. Shkencëtarët thonë se humbja e pyjeve është përshpejtuar qëkur presidenti brazilian... Читать дальше...

OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac. Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera. Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive. Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë... Читать дальше...



Në SHBA hapen më pak vende pune seç pritej

Evropaelire.org 

Punëdhënësit amerikanë punësuan më pak njerëz seç pritej muajin e kaluar, përkundër një pakete të madhe stimuluese, të miratuar nga Qeveria amerikane. Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm 266,000 vende pune u hapën në prill. Pritjet e ekonomistëve ishin për 900,000 deri në dy milionë vende të reja pune. Byroja e Statistikave të Punës po ashtu tha se shkalla e papunësisë në prill ishte 6.1 për qind. Në total, 9.8 milionë njerëz mbeten pa punë. Në shkurt të vitit 2020, përpara se të nisnin masat e izolimit nga koronavirusi... Читать дальше...

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025. "Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë", tha Kurti. Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së... Читать дальше...

Teste PCR pa pagesë për turistët e huaj në Maqedoni të V. 

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut  synon që të tërheqë turistët nga vendet e rajonit dhe më gjerë, me anë të ofrimit të testeve PCR, falas për koronavirusin e ri  .   Autoritetet  e Maqedonisë së Veriut, presin që gjatë vitit 2021, në vend të arrijnë rreth 50 mijë turistë të huaj, të cilëve do tu ofrohet PCR test falas për koroavirusin e ri, test ky  i cili do të realizohet në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Fondin për Shëndetësi dhe Ministrisë së Shëndetësisë.  Ndërkaq, punonjësit në sektorin e turizmit... Читать дальше...

Në Gjermani “duket se është ndalur” vala e tretë e koronavirusit

Evropaelire.org 

Gjermania duket se ka ndaluar rritjen e infeksioneve të shkaktuara nga varianti britanik i koronavirusit, tha të premten ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. “Vala e tretë duket se është ndalur”, tha Spahn në një konferencë për media në Berlin. “Shifrat e infeksionit po bien përsëri, por jemi ende në nivele të larta. Ato nuk po bien kudo me të njëjtin ritëm, por po bien”, tha ai. Autoritetet në Gjermani raportuan të premten për 18,485 raste të reja me koronavirus. Shifra është më... Читать дальше...

Kuvendi i Shqipërisë miraton ngritjen e komisionit për shkarkim të presidentit

Evropaelire.org 

Në Kuvendin e Shqipërisë, 97 deputetë votuan pro kërkesës së Partisë Socialiste për miratimin e Komisionit Hetimor, për shqyrtimin e shkeljeve të pretenduara se janë bërë nga Presidenti Ilir Meta, para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Kjo iniciativë e partisë që qeveris vendin, ka për qëllim shkarkimin e zotit Meta nga posti i presidentit të vendit. Po ashtu, në seancën e së premtes, Kuvendi miratoi 10 ligje që presidenti i kishte kthyer për rishqyrtim. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste... Читать дальше...



Iustitia: Amnistia e korrupsionit përmes vjetërsimit të lëndëve

Evropaelire.org 

Në episodin e dytë të emisionit ‘Iustitia’ mund të mësoni se si ndodh amnistimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion përmes vjetërsimit të lëndëve. Na ndiqni më 7 maj në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi si dhe në RTV21 nga ora 22:30.

Një pllakë për t’i ndarë viktimat   

Evropaelire.org 

Në fshatin Lluzhan të Podujevës, është vendosur një memorial në përkujtim të viktimave që humbën jetën nga bombardimet e forcave ajrore të NATO-s, më 1 maj, 1999. NATO kishte pranuar gabimin dhe kishte thënë se cak i sulmit ishte ura, që përdorej nga policia dhe ushtria serbe dhe se në kohën e lëshimit të raketës nga piloti, aty kaloi rastësisht autobusi i cili u godit. Në këtë sulm u vranë 31 shqiptarë dhe 13 serbë. Në pllakën e mermerit, janë vendosur emrat e 31 viktimave shqiptare, të cilët... Читать дальше...

Një fëmijë një vjeç vdes nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Katër viktima - në mesin e tyre një fëmijë një vjeç - dhe 170 raste të reja me koronavirus u raportuan të premten në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, fëmija një vjeç ka vdekur në Prishtinë, ndërsa rastet e tjera të vdekjes janë regjistruar në komunat: Ferizaj, Mitrovicë dhe Podujevë. Ramush Beiqi, mjek në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se viktima njëvjeçare ka qenë e hospitalizuar dy herë në këtë klinikë. Читать дальше...

Nën 40-vjeçarëve britanikë do t’iu ofrohet një alternativë e AstraZeneca-s

Evropaelire.org 

Shumicës së të rriturve nën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do t’iu jepet një alternativë e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të rrezikut - ndonëse të ulët - nga mpiksja e gjakut. Rregullatori britanik i sigurisë së barnave tha se ka regjistruar 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 vdekje, pas administrimit të 28.5 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca. Rreziku për mpiksje gjaku thuhet se është pak më i lartë te grup-moshat e reja. “Pasi normat e koronavirusit po vihen nën kontroll... Читать дальше...

Policia kufitare izraelite vret dy sulmues palestinezë, plagos të tretin

Evropaelire.org 

Dy palestinezë janë vrarë dhe i treti është plagosur rëndë më 7 maj, pasi kanë shtënë me armë zjarri drejt bazës së ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor. Policia kufitare izraelite ka thënë se të tre personat kanë shtënë afër bazës në qytezën Jenin. Garda ka qëlluar për vdekje dy prej sulmuesve dhe i treti është në gjendje kritike dhe është evakuuar në spital. Ndaras, policia izraealite ka thënë se ka arrestuar 15 persona pas përleshjeve në lindje të Jerusalemit, pasi janë hedhur... Читать дальше...

Liderët e BE-së takohen ballë për ballë në Porto

Evropaelire.org 

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në qytetin portugez Porto më 7 maj për një samit dyditor – i pari ballë për ballë i këtij viti – për të diskutuar mënyra se si të zvogëlojnë efektin e pandemisë në bllokun me 27 anëtarë. Ata pritet të diskutojnë edhe propozimin e Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë teknologjinë që qëndron mbrapa vaksinave kundër koronavirusit, me qëllim të dhënies fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur. Më 8 maj, liderët e BE-së do ta realizojnë edhe një... Читать дальше...

Testimi i mësimdhënësve si ‘vetting’ në arsim

Evropaelire.org 

Të gjithë ata mësimdhënës që janë punësuar në shkolla të ndryshme të Kosovës me ndihmën e partive politike, nuk duhet t’u japin mësim nxënësve, thotë Ymret Reshitaj kryetar i Këshillit të Prindërve i Kosovës.     Sipas tij, në Kosovë ka shumë mësimdhënës, të cilët janë punësuar në baza partiake, familjare dhe pa meritë në njëzet vjetët e fundit dhe kjo ka bërë që jo profesionalizmi i tyre, të reflektohet në mësimnxënie te nxënësit.     Ditëve të fundit, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK)... Читать дальше...

Rriten shqetësimet për variantin indian të koronavirusit në Britani

Evropaelire.org 

Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomenduar se një version i variantit indian të koronavirusit mund të lë vend për shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC. Ata janë duke analizuar mutacionin B.1.617.2, i cili duket se përhapet më shpejt sesa dy lloje tjera të variantit indian. Shkencëtarët po ashtu besojnë se ky lloj është edhe më i transmetueshëm sesa varianti i identifikuar muaj më parë në Britani. Një zyrtar i institucionit të shëndetit publik në këtë shtet nuk ka komentuar rrjedhjen e informatave. Читать дальше...

Çmimet për pushime mund të rriten gjatë verës

Evropaelire.org 

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Booking, Glenn Fogel. Ai ka thënë për BBC-në se çmimet për pushime “veçse kanë nisur të rriten”. Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar në masë të madhe numrin e fluturimeve që kryejnë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga pandemia. Pavarësisht kërkesës së madhe, paqartësitë vazhdojnë t’ua vështirësojnë planifikimin kompanive... Читать дальше...

SHBA-ja nuk planifikon ta rrëzojë raketën kineze gjatë kthimit në Tokë

Evropaelire.org 

Ushtria amerikane nuk ka në plan ta rrëzojë raketën kineze të lansuar javën e kaluar, e cila pritet të kthehet në Tokë këtë fundjavë, mirëpo në një lokacion të pakontrolluar. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u ka thënë gazetarëve më 6 maj se ndonëse Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, aktualisht nuk ka në plan të rrëzojë raketën. Pentagoni ka thënë më 5 maj se është duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësinor kinez. Читать дальше...

Japonia zgjat masën e gjendjes së jashtëzakonshme

Evropaelire.org 

Qeveria japoneze ka zgjatur masën e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe tri rajone tjera, deri në fund të muajit maj, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të infektimit me koronavirus, që janë duke u rritur pak para se të nisin Lojërat Olimpike Verore. Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura ka thënë më 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka është ende i lartë. “Osaka në veçanti është në situatë relativisht të rrezikshme”, ka thënë Nishimura. Me vendimin e ri restorantet... Читать дальше...

SHBA-ja dërgon forca shtesë në Afganistan për të siguruar largimin

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar trupa ushtarake shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe ato të koalicionit, teksa tërhiqen nga Afganistani. Bombarduese të rënda dhe aeroplanë luftarakë do të jenë aty për të ruajtur trupat dhe kontraktorët civilë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qenë prezente në Afganistan për gati 20 vjet. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se 11 shtatori është afati i fundit për tërheqje të trupave, njëherësh 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane... Читать дальше...

Emetimet e Kinës tejkaluan ato të botës së zhvilluar më 2019

Evropaelire.org 

Kina emeton më shumë gazra serrë sesa të gjitha kombet e zhvilluara në kombinim, është thënë në një studim të kryer nga Grupi Rhodium. Sipas gjetjeve të raportit, Kina ka emetuar 27 për qind të të gjitha gazrave serrë në botë më 2019. Shtetet e Bashkuara kanë qenë në vendin e dytë me 11 për qind, derisa India e treta me 6.6 për qind të të gjitha emetimeve botërore, ka thënë instituti me bazë në SHBA. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se pa një marrëveshje në mes të SHBA-së dhe Kinës, do të jetë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

«Гонка Героев» открывает сезон при поддержке ENERGY


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Уимблдон

Рыбакина призналась, что её жизнь сильно изменилась после победы на Уимблдоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге: "Акции по благоустройству способствуют формированию экологической культуры среди молодежи"  





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: Путин запустит массовую чистку элиты только в одном случае


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко подписал указ по реализации до 2028 года нового с РФ проекта в сфере космоса




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве обвинили Зеленского в неспособности добиться нового пакета помощи от США


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Григорий Лепс

Григорий Лепс выбил телефон из рук поклонницы на концерте в Костроме



Москва

Революция в лечении ожирения

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net