123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 14.05.2021

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Evropaelire.org 

Llogaritë e Radios Evropa e Lirë në Rusi u bllokuan të premten, pas një vizite që bënë përmbaruesit në byronë e REL-it në Moskë. Vendimi u mor pasi agjentët e shërbimit të përmbarimit gjyqësor të Rusisë filluan procedurat përmbarimore kundër shërbimit rus të REL-it, për shkak të gjobave të papaguara nga shkeljet e ligjit kontrovers për “agjentët e huaj”. Shërbimi përmbarimor i dërgoi Radios Evropa e Lirë një vendim të gjykatës, që e autorizon atë të kërkojë llogaritë bankare të organizatës dhe t'i ngrijë ato. Читать дальше...

Në fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të premten se vaksinimi kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe në fundjavë, por në një njoftim të lëshuar për media theksoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë. “Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë - salla ‘1 Tetori’ - do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim. Читать дальше...

Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

Evropaelire.org 

Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilat në ditët e fundit janë përshkallëzuar në luftime të ashpra, kanë nxitur reagime në Kosovë, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Madje, të premten, më 14 maj, në Prishtinë u mbajt një marsh mbështetës për palestinezët, ku u kërkua që të ndalen luftimet dhe të lirohen të burgosurit. Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aksa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për... Читать дальше...



Greqia hap kufirin me Maqedoninë e V. pas 14 muajsh mbylljeje

Evropaelire.org 

Pas një mbylljeje prej 14 muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Greqia hapi të premten kufirin për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni u hap me vendim të Qeverisë greke. Por, për të kaluar në territorin grek, shtetasit e Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin një vërtetim se janë vaksinuar kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, se e kanë kaluar sëmundjen ose të kenë test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. Greqia bëri të ditur se i njeh të gjitha vaksinat kundër COVID-19... Читать дальше...

Pesë gjëra që duhet t’i dini për konfliktin e fundit izraelito-palestinez

Evropaelire.org 

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës dhe ushtria izraelite përsëri kanë filluar të luftojnë. Dhuna filloi gjatë protestave në xhaminë Al-Aksa dhe tash po vazhdon me raketa. Këtu janë pesë gjëra që duhet të dihen në lidhje me konfliktin e fundit vdekjeprurës. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)

Intensifikohen bombardimet në Gaza, rritet numri i viktimave

Evropaelire.org 

Izraeli intensifikoi të premten sulmet ajrore dhe me artileri në Gaza, ndërsa militantët palestinezë të Hamasit vazhduan të hedhin raketa në drejtim të tij. Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe tokësore janë përfshirë në sulme, por nuk kanë hyrë në Gaza. Ofensiva 40-minutëshe vrau 13 palestinezë, përfshirë një nënë dhe tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, thanë autoritetet shëndetësore në Gaza. Izraelitët përdorën 160 aeroplanë luftarakë, si dhe tanke dhe artileri... Читать дальше...

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Evropaelire.org 

Organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut, thonë se mosinformimi i duhur i qytetarëve, si dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve, ka bërë që pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumë më shumë të preferojnë që çdo shërbim ta realizojnë duke shkuar personalisht në sportelet e institucioneve, sesa të apelojnë për marrjen e shërbimeve online. Ndërkohë që përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor dhe atij qendror, në vazhdimësi zotohen se digjitalizimi i shërbimeve mbetet në krye të listës së  prioriteteve... Читать дальше...

Petrushiq dhe Petroviq lirohen nga akuzat për vrasjen e shqiptarëve

Evropaelire.org 

Gjykata e Lartë në Beograd liroi Jugosllav Petrushiqin dhe Radeta Petroviqin nga akuzat për vrasjen e dy shqiptarëve, Hamdi Neziri dhe Rrahman Idrizi, gjatë luftës në Kosovë, më 1999. Lajmi u konfirmua për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësja e gjykatës, Tatjana Teshiq. Petrushiq dhe Petroviq janë të njohur për publikun si pjesë e grupit “Merimanga”. Procedura kundër grupit ka nisur në vitin 1999. Me vendimin e së premtes u refuzua edhe akuza për zhvatje kundër Petrushiqit dhe Petroviqit... Читать дальше...



Ambasada amerikane në Moskë rikthen përkohësisht shërbimet

Evropaelire.org 

Ambasada amerikane në Moskë do të rifillojë përkohësisht shërbimet konsullore, pas vendimit të Qeverisë ruse për të shtyrë ndalimin e punësimit të shtetasve të huaj. “Deri më 16 korrik, Ambasada amerikane në Moskë do t’i rikthejë përkohësisht shërbimet rutinë për qytetarët amerikanë, përfshirë shërbimet e pasaportave, raportet konsullore të lindjes jashtë vendit dhe shërbimet e kufizuara noteriale”, tha përmes një deklarate Ambasada amerikane në Moskë. Ajo shtoi se “do të sigurojë edhe përpunimin... Читать дальше...

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza

Evropaelire.org 

Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata të politikës së jashtme. Por, ata shtojnë se do të vijë një ditë kur misioni i KFOR-it dhe ai i UNMIK-ut, do të largohen nga Kosova. Ndërkaq, nga NATO-ja dhe UNMIK-u, për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se për çdo ndryshim eventual të misionit të tyre në Kosovë, duhet të merret një vendim në këto institucione. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë temë. Читать дальше...

Së paku 12 vetë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku 12 vetë u vranë nga një shpërthim në xhami, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sulmi ndodhi në ditën e dytë të armëpushimit të deklaruar nga Qeveria afgane dhe militantët talibanë, me rastin e Festës së Bajramit. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Ferdaws Framurz, tha se sulmi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë në një xhami të qarkut Shakar Darah. Sipas tij, 15 vetë të tjerë u plagosën, ndërsa imami i xhamisë, Mofti Naiman, është në mesin e të vrarëve. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Читать дальше...

Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirusi dhe 49 raste të reja të të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se një rast i vdekjes u regjistrua në Mitrovicë dhe një në Vushtrri. Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,835 mostrave. Shifra prej 49 i bie që dy për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri... Читать дальше...

Në Prishtinë organizohet marsh përkrahës për palestinezët

Evropaelire.org 

Dhjetëra kosovarë kanë marshuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në përkrahje të palestinezëve. Një konflikt i ri mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë së Izraelit, ka hyrë në ditën e pestë dhe tashmë ka frikë se mund të fillojë një luftë e re.

Pahor në Serbi: Vendet e Ballkanit, bashkë në BE

Evropaelire.org 

Samiti Bërdo-Brioni, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni, do të duhet të nxjerrë një deklaratë, me të cilën do t’i dërgohej mesazh Bashkimit Evropian, se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen bashkërisht në BE, tha të premten në Beograd presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Pahor tha se kjo është ideja më e përshtatshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Nëse të hënën [17 maj] jemi të bashkuar dhe këtë mesazh e dërgojmë në Bruksel... Читать дальше...

Opozita kritikon Qeverinë për menaxhimin e vaksinimit

Evropaelire.org 

Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për, siç thanë, dështimin për ta menaxhuar procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit. Reagimet e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vijnë pasi në mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Në sallën “1 Tetori”, prej 12 majit... Читать дальше...

Izraeli rrit sulmet ajrore drejt Gazas

Evropaelire.org 

Izraeli ka bombarduar Gazan me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të 14 majit, si përgjigje ndaj raketave që janë nisur nga kjo enklavë. Ky shtet ka thënë se është duke grumbulluar trupat afër kufirit, ndërkohë që forcat ajrore dhe ato tokësore kanë sulmuar Gazën, në kuadër të dhunës që ka shpërthyer këtë javë dhe ka lënë të paktën 100 persona të vdekur në anën palestineze, përfshirë fëmijët. Ndërkohë shtatë persona kanë vdekur në anën izraelite. “Kam thënë se do të nxjerim çmim shumë... Читать дальше...

Largohen radhët e gjata për vaksinim

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka intervenuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të venë rend pasi u mblodhën qindra qytetarë që duan të vaksinohen kundër COVID-19. Zyrtarët shëndetësorë kanë shpërndarë numra dhe tashmë kanë filluar t’i vaksinojnë të moshuarit mbi 65 vjeç në bazë të renditjes. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se tollovia e madhe është bërë pasi shumë të moshuar kanë ardhur në Prishtinë për vaksinim, duke mos u paraqitur pranë ambulancave të komunave të tyre.

Vendimet për UNMIK-un "i merr Këshilli i Sigurimit"

Evropaelire.org 

Ndryshimet në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kërkojnë vendimin e Këshillit të Sigurimit. Kështu ka thënë të premten zëdhënësja e UNMIK-ut Sanam Dolatshahi, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. “Rezoluta... Читать дальше...


Музыкальные новости
Тимати

Иностранный бизнесмен Совада подал иск против Тимати в размере 7 млн рублей





Персональные новости
Алексей Сёмин

Эксперт рассказала, как правильно выбрать одежду для спортзала





Vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se të premten është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Në njoftim është thënë se në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës. Aty është thënë edhe se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave tjera aty. “Qytetarët e komunave të tjera të Republikës... Читать дальше...

Të vaksinuarit në SHBA mund të mos vendosin maskën në ambiente të mbyllura

Evropaelire.org 

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar masat për vendosje të maskës për personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, duke ua mundësuar heqjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe mosmbajtjen e distancës fizike në shumicën e vendeve. Udhëzimet e përditësuara nga ky institucion më 13 maj, janë bërë në kohën kur gati gjysma e popullsisë amerikane ka pranur të paktën një dozë të vaksinës. “Secili që është i vaksinuar plotësisht... Читать дальше...

Macron kërkon tërheqjen e trupave azerbajxhanase nga zonat kufitare armene

Evropaelire.org 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhani të largojë menjëherë trupat që ka në zonat kufitare me Armeninë. “Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë pushtuar territorin armen. Ato duhet të largohen menjëherë”, ka shkruar Macron në Facebook. “Unë i them edhe një herë popullit armen se Franca solidarizohet me ju”, ka shkruar ai në një postim në gjuhën armene. Macron ka komentuar situatën kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi ka biseduar përmes telefonit me ushtruesein e detyrës së kryeministrit në Armeni... Читать дальше...

NATO: Për misionin e KFOR-it vendosin aleatët

Evropaelire.org 

"Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Në përgjigjjen e NATO-s është thënë se aleanca veriatlantike... Читать дальше...

Britania shqetësohet për përhapjen e variantit indian

Evropaelire.org 

Kufizimet lokale dhe ato rajonale për të luftuar variantin indian të koronavirusit nuk mund të përjashtohen, ka thënë Qeveria britanike, teksa ka shprehur shqetësim për shpejtësinë e përhapjes së këtij varianti në Mbretëri të Bashkuar. Aty është thënë se kufizimet “ekonomike dhe sociale” mund të rikthehen në disa pjesë të këtij shteti, nëse është e nevojshme. Masat mund të përfshijnë përshpejtimin e marrjes së dozës së dytë të vaksinës për disa njerëz që jetojnë në zonat më të prekura. Sistemi... Читать дальше...

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Evropaelire.org 

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi. Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur. Ka qenë viti 2003 kur udhëheqësit e BE-së, të mbledhur në qytetin grek të Selanikut, kanë deklaruar për herë të parë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen një ditë anëtare të BE-së. Tetëmbëdhjetë vjet pas, konkluzionet... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Прием заявок на участие в конкурсе на лучшее путешествие по Дальнему Востоку начнется в мае


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Сафиуллин не смог выйти во второй круг турнира ATP в Барселоне


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Швеция хочет ограничить доступ в Балтийское море российским танкерам





Путин в России и мире
Москва

Кремль: в Москве 22 апреля состоится встреча Путина с Алиевым


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко сравнил Всебелорусское народное собрание с «пустотой»




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Владимир Зеленский подтвердил ракетный удар по аэродрому в Джанкое


Навальный в России и мире
Москва

В Москве арестован на пять суток историк-публицист Сергеев за пост памяти Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Игорь Бутман

Бутман, Фантине и Аккуратов: как пройдет открытие Летнего театра в ЦПКиО Екатеринбурга



Москва

Водозаборный узел «Ремзавод» обновят в поселении Первомайское

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net