123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 26.05.2021

Gjykata refuzon ndryshimin e masës së paraburgimit për Nezir Mehmetajn

Evropaelire.org 

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ndryshimin e masës së paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetajn, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë. Gjyqtari refuzoi kërkesën e avokatit mbrojtës për të zëvëndësuar masën e paraburgimit me qëndrim në shtëpi nën përcjellje elektronike. Në seancën dëgjimore më 26 maj, kryetari i trupit gjykues deklaroi se rrethanat nuk kishin ndryshuar me kohën kur u zgjat paraburgimi, si dhe se procedura e apelimit  për zgjatjen e paraburgimit ishte në proces. Читать дальше...

Fati i të pagjeturve, në mëshirën e arkivave serbe

Evropaelire.org 

Ka përfunduar procesi i gërmimit në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës së fundit në Kosovë.

Biden u kërkon agjencive të inteligjencës të hetojnë origjinën e COVID-19

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, urdhëroi të mërkurën (26 maj) agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t'i raportonin atij nëse koronavirusit i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.  Koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019.  Agjencitë duhet të "dyfishojnë përpjekjet e tyre për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin një përfundim dhe të raportojnë brenda 90 ditësh"... Читать дальше...



Vuçiq: Zhvillimi i raporteve Prishtinë-Athinë, lajm jo i mirë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se Greqia e siguron Beogradin se nuk do ta njohë Kosovën, por sipas tij, zhvillimi i raporteve mes Prishtinës dhe Athinës “nuk është lajm i mirë” për Serbinë. Kështu u përgjigj ai kur u pyet lidhur me mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë. "Nuk do të doja të flisja para se të dimë diçka. Meqenëse ka pasur disa ndryshime në marrëdhënie, pres që të shoh nëse bëhet fjalë thjesht për një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës... Читать дальше...

Të harruar nga shteti

Evropaelire.org 

Pandemia e COVID-19, pensionistit 79 vjeç, Ilmiut, ia pamundësoi edhe të vetmet aktivitete që kishte në Qendrën e Pensionistëve në Prishtinë: lojën domino dhe atë të shahut. Të njëjtin fat e kanë të gjithë pensionistët, të cilët para pandemisë së koronavirusit, vazhdimisht kanë vizituar këtë qendër për aktivitete sociale.  Zhvillimi i aktiviteteve sociale jashtë kësaj qendre, për pensionistët është i kushtueshëm, ndërkohë që pensionet e tyre, siç thonë ata, nuk u mundësojnë jetë të dinjitetshme. Читать дальше...

"Qielli i Zi" që alarmon qytetarët rusë

Evropaelire.org 

Krasnojarsku konsiderohet të jetë një ndër qytetet me ajrin më të ndotur, jo vetëm në Rusi, por në mbarë globin. Për disa javë, çdo vit, në qytetin siberian lëshohet një alarm mjedisor, i njohur si “Qielli i Zi”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Pendarovski-Radev: Koha për ripërtëritjen e dialogut dhe besimit

Evropaelire.org 

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev të mërkurën dhe të enjten në Romë të Italisë, do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së Alfabetit sllav, të cilin, me disa modifikime e përdorin dy shtetet, ndërsa ishte formuar nga vëllezërit Kirili dhe Metodi, nga fundi i shekullit të IX. Por, takimi i tyre shihet si mundësi për kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve për gjuhën dhe identitetit, që kanë bllokuar Maqedoninë e Veriut për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). Читать дальше...

Shumë shpejt do të mund të fshihni pëlqimet në Instagram dhe Facebook

Evropaelire.org 

Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dyja platformat do t'i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t'i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri. "Njerëzve do t'ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo", tha Mosseri në një konferencë pë media, raporton AFP. Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë... Читать дальше...



Këshilli i Atlantikut të V. dënon veprimin bjellorus me aeroplanin civil

Evropaelire.org 

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka dënuar fuqishëm devijimin e aeroplanit dhe uljen e tij të detyruar në Minsk të Bjellorusisë, duke e quajtur veprimin si shkelje të rregullave të aviacionit civil dhe rrezikim të jetës së pasagjerëve. Më 23 maj, Bjellorusia e detyroi një fluturim të Ryanair të devijojë fluturimin nga Greqia për në Lituani dhe të ulet në kryeqytetin Minsk. Pastaj, policia bjelloruse arrestoi gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega. Читать дальше...

SHBA-ja, garantuesja më e besueshme për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Krerët e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut me Serbinë. Albert Krasniqi nga Demokraci Plus vlerëson se presioni i Uashingtonit ndaj palëve për arritjen e një marrëveshjeje eventuale, mund të jetë shumë më i madh sesa nga Brukseli zyrtar. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit që ka pasur të mërkurën me kryeministrin Kurti, ka thënë se pa pjesëmarrjen e SHBA-së... Читать дальше...

Sllovenia do të organizojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të vendit të tij me Bashkimin Evropian, do ta kthejë fokusin nga procesi i zgjerimit dhe nga Ballkani Perëndimor. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Jansha tha se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë strategjike ndaj sfidave me të cilat përballet Evropa. I pyetur rreth ideve për ndryshimin e kufijve në Ballkan, kryeministri slloven tha se “përgjigja... Читать дальше...

Përfundojnë gërmimet në Kizhevak

Evropaelire.org 

Në Kizhevak të Serbisë kanë përfunduar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore. Në këtë varrezë masive, sipas autoriteteve të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të të paktën nëntë viktimave të luftës së fundit. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, janë edhe mbi 1,600 persona që konsiderohen të zhdukur.

IKSHPK: 44 të infektuar dhe 152 të shëruar nga COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të mërkurën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 44 raste të reja me koronavirus. Rezultatet janë nga 2.840    mostra të testuara. Pra, 1.5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.  Sipas njoftimi, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 152 pacientë ndërsa raste aktive janë... Читать дальше...

Azerbajxhani dhe Armenia me akuza të ndërsjella për incidentin në kufi

Evropaelire.org 

Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për një incident të armatosur që ka ndodhur në zonën kufitare.  Jerevani ka thënë se një ushtar është vrarë. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se viktima u shënua më 25 maj si "si rezultat i një shkëmbimi zjarri nga trupat azerbajxhanase". Sipas njoftimit armen, pas këtij incidenti, situata është e qetë. Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit dha një version tjetër. Sipas saj, forcat armene kanë shtënë me armë në drejtim të trupave të saj, përtej kufirit. Читать дальше...

Blinken arrin në Kairo

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka arritur të mërkurën në Egjipt teksa vazhdon vizitën e tij në Lindje të Mesme, me qëllim të sigurimit të armëpushimit që u ka dhënë fund sulmeve ajrore 11 ditëshe në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë, më herët gjatë këtij muaji. Egjipti ka luajtur rol në ndërmjetësimin e armëpushimit që ka nisur së zbatuari më 21 maj, pas luftimeve më të këqija në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës. Blinken ka arritur në Kairo më 26 maj... Читать дальше...

LDK: Pa SHBA-në as që duhet të ketë dialog me Serbinë

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog me Serbinë. Këto deklarata i pari i LDK-së i ka bërë nga oborri i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që zhvilloi të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të SHBA-në as që duhet të ketë dialog. Kosova vlerëson rolin e BE-së, por domosdoshmërish e kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog. Читать дальше...

Paralajmërohet heqja e kufizimit të lëvizjes në Kosovë

Evropaelire.org 

Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se gjatë një takimi virutal, të mbajtur të mërkurën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është thënë se do të lehtësohen masat kundër pandemisë, përfshirë edhe heqjen e kufizimit të lëvizjes. “Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonit të verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës... Читать дальше...

Siria mban zgjedhjet që pritet t'i fitojë Assadi

Evropaelire.org 

Qendrat e votimit janë hapur të mërkurën në Siri për zgjedhjet presidenciale, që pritet t’i sigurojnë Bashar al-Assadit mandatin e katërt në zyrë. Qeveria ka thënë se zgjedhjet janë tregues se Siria është duke funksionuar normalisht, pavarësisht luftës së gjatë për një dekadë, mirëpo opozita dhe vendet perëndimore e shohin gjithë këtë si kontrollim të pushtetit nga Assadi. Assad është duke garuar kundër dy kandidatëve në hije. Në Fakultetin e Arteve në Damask, qindra studentë janë radhitur për të votuar... Читать дальше...

Qeveria: Në Kizhevak u zhvarrosën mbetje mortore të të paktën nëntë personave

Evropaelire.org 

Në Kizhevak të Serbisë është përmbyllur procesi i gërmimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore dhe sipas Qeverisë së Kosovës, janë zhvarrosur të paktën mbetjet mortore të të paktën nëntë personave. Mbetjet mortore të dy personave janë identifikuar tashmë përmes metodës së ADN-së, njofton Qeveria. Në Kizhevak të Rashkës gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës në Kosovë nisën vitin e kaluar, por u ndërprenë për shkak të kushteve atmosferike. Ato rifilluan më 5 maj dhe zgjatën deri më 26 maj. Читать дальше...


Музыкальные новости
Аранжировка

Аранжировка Песен. Аранжировка Музыки. Создание Аранжировок.





Персональные новости
Актриса

Актриса Яна Поплавская станет одним из почетных гостей Национальной премии «СВОИМ» в Нижнем Новгороде





Kolegët e gazetarit bjellorus frikësohen për jetën e tij

Evropaelire.org 

Ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë thënë se shqetësohen për jetën e tij, pasi një fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të devijojë rrugën të dielën. Protasevich, 26-vjeçar dhe e dashura e tij Sofia Sapega, 23-vjeçare, janë duke u mbajtur nga autoritetet bjelloruse. “Roman është më në rrezik sesa secili i burgosur tjetër politik në Bjellorusi”, ka thënë Stephan Putsila për BBC-në. Protasevich ka thënë se frikësohet për dënim me vdekje pasi është futur në listën për terrorizëm. Читать дальше...

SHBA-ja bën thirrje për hetime transparente për origjinë të koronavirusit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan për Shëndetësi Xavier Becerra i ka bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të sigurojë “transparencë’ në fazën e ardhshme të hetimeve për origjinën e koronavirusit. Duke folur në nivel ministrash në një takim të OBSH-së, Becerra ka thënë se ekspertët ndërkombëtarë duhet të lejohen që të analizojnë burimin e koronavirusit. Mediat amerikane kanë raportuar për rritje të të dhënave se virusi mund të ketë dalë nga laboratori në Kinë. Koronavirusi i ri është identifikuar fillimisht në Vuhan më 2019... Читать дальше...

Biden: Sanksionet ndaj gazsjellësit do të dëmtonin lidhjet me aleatët evropianë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se administata e tij ka vendosur të heqë sanksionet ndaj projektit të gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, sepse ai veçse është finalizuar dhe se sanksionet do të dëmtonin lidhjet me aleatët evropianë. “Është pothuajse i kompletuar”, ka thënë Biden për gazsjellësin që do të çojë gaz nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. “Nuk është se unë mund ta lejoj Gjermaninë të bëjë diçka apo jo.. vendosja e sanksioneve tani mendoj se nuk do të ishte produktive sa u përket lidhjeve tona me evropianët”... Читать дальше...

Një juri e madhe do të analizojë mundësitë e paditjes së Trumpit

Evropaelire.org 

Prokurori i qarkut të Manhatanit Cyrus Vance ka mbledhur një juri të madhe, e cila pritet të vendosë nëse do ta padisë ish-presidentin amerikan Donald Trump, dikë afër tij, apo kompaninë e tij, ka raportuar e përditshmja amerikane Washington Post më 25 maj. Vance ka hetuar bizneset e Trumpit për gati dy vjet, para se ai të bëhej president dhe mbledhja e jurisë sugjeron se prokurorët besojnë që kanë mjaft të dhëna për të siguruar padinë. Duke cituar dy persona të afërt me këto zhvillime, Washington... Читать дальше...

Bjellorusia do ta mbyllë ambasadën në Kanada

Evropaelire.org 

Bjellorusia ka njoftuar më 25 maj se do ta mbyllë ambasadën e saj në Kanada, pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dënuar devijimin e detyruar të një aeroplani dhe arrestimin e një gazetari të njohur bjellorus, duke thënë se sanksionet e mundshme janë në tavolinën e negocimit. Në faqen e saj online, ambasada në Otava ka thënë se do të mbyllet nga 1 shtatori dhe do të ndalë shërbimet konsullore prej 10 korrikut, pas një “bashkëpunimi përfitues për të dyja palët” për 24 vjet. I ngarkuari me punë në Kanada Evgeny Russak... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Трехкратный обладатель Кубка Гагарина уволил тренера и назначил нового


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Российская теннисистка Калинская покинула WTA-1000 из-за проблем со здоровьем


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о создании информационной системы состояния окружающей среды





Путин в России и мире
Москва

Путин оценил перспективы строительства ВСМ Москва — Санкт-Петербург


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Киев признал стагнацию ВСУ по всей линии фронта


Навальный в России и мире
Москва

«С какой целью вы пришли почтить память? Он вам родственник?» В Москве осудили девушку, которая пришла возложить цветы в память о Навальном



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Владимир Спиваков

В Курской области выступил Национальный оркестр России под управлением Владимира Спивакова



Москва

Иностранец убил москвича на рынке и 22 года скрывался от правосудия

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net