123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Новости за 31.05.2021

OBSH riemëron variantet e koronavirusit me shkronja greke

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të koronavirusit. Tani e tutje, OBSH-ja tha se do të përdorë shkronjat greke. Varianti britanik, për shembull, është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta. Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Indisë e kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 - të zbuluar për herë të parë në Indi, tetorin e kaluar - si “variant indian”, ndonëse OBSH-ja nuk e ka etiketuar kurrë zyrtarisht si të tillë. Читать дальше...

NATO ua kufizon zyrtarëve bjellorusë hyrjen në seli

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se personelit të misionit diplomatik të Bjellorusisë në aleancë do t’i kufizohet qasja në seli. Vendimi vjen pasi autoritetet bjelloruse, ditë më parë, kanë detyruar një avion pasagjerësh të aterojë në Minsk dhe kanë arrestuar një gazetar, i cili ndodhej në bordin e avionit. “Kemi vendosur të kufizojmë hyrjen e personelit bjellorus në selinë e NATO-s, bazuar në vlerësimin tonë të masave të sigurisë”, u tha Stoltenberg gazetarëve, në prag... Читать дальше...

Osmani: Presim njohje me Serbinë, duke respektuar disa parime

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në procesin e dialogut me Serbinë, për Kosovën është thelbësore që të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. “Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani, duke shtuar se çështja e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të jetë prioritet në dialog. Читать дальше...



Palestinezët jetojnë në rrënojat e Gazës

Evropaelire.org 

Familjet palestineze, shtëpitë e të cilave u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, janë rikthyer në rrënojat e shtëpive të tyre, duke improvizuar çadra pranë shtëpive të tyre. Pas konfliktit 11-ditor, Izraeli dhe militantët e Hamasit arritën një marrëveshje armëpushimi. Sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e Gazës.

Mediat online, të infektuara me lajme të rreme

Evropaelire.org 

Vetërregullimi i hapësirës mediale, duhet të mbështetet nga të gjitha palët, pasi kjo do të ndikonte në pastrimin e mediave nga lajmet e rreme, është thënë në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Etikës për media në Maqedoninë e Veriut dhe misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, me temën “Çka solli pandemia”. “Vetërregullimi i mediave, si një proces, veçanërisht nga mediat online të cilat janë apostrofuar si shkelëse të standardeve gazetareske, është diçka që do një mbështetje të fuqishme”... Читать дальше...

Kurti: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”. Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Читать дальше...

Thirrje për rikthimin e nxënësve në shkolla

Evropaelire.org 

Pavarësisht lirimit të masave kufizuese në shumë sektorë në Kosovë pas stabilizimit të situatë epidemiologjike, vijimi i mësimit në institucionet shkollore mbeti i pandryshuar. Nxënësit në Kosovë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, vazhdojnë të mbajnë mësimin në dy grupe, për jo më shume se dy orë, kurse klasat tjera janë duke zhvilluar mësimin në mënyrë të kombinuar: online dhe me prezencë në shkolla. Kthimi në normalitet në sektorin e arsimit po kërkohet nga përfaqësuesit e prindërve dhe mësimdhënësve. Читать дальше...

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për shkarkimin e Metës më 9 qershor

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të hënën që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme më 9 qershor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një komision hetimor ka konstatuar javën e kaluar se Meta ka shkelur 16 nene të Kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe se ai duhet të shkarkohet një vit përpara se t’i përfundojë mandati. Hetimet janë kërkuar nga 49 ligjvënës të Partisë Socialiste në pushtet, të cilët kanë argumentuar se Meta nuk e ka përmbushur detyrën kushtetuese për... Читать дальше...



Bosnja dënon me burgim ish-ministrin e Sigurimit

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviq, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën. Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviq ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit. Adnan Bektiq, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë. Ahmetoviq tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht. Читать дальше...

Unifikimi për dialogun, në duart e Kurtit

Evropaelire.org 

Partitë politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se e mbështesin procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por sipas tyre, unifikimi i spektrit politik në Kosovë lidhur me dialogu varet nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti. Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, javën që shkoi nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për partitë opozitare, për takime veç e veç, për të folur, siç ka thënë ai... Читать дальше...

Franca heq kufizimet në vaksinim

Evropaelire.org 

Franca hapi të hënën vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit. Deri më tash, përparësi në vaksinim kanë pasur personat mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit. Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës. “Jam plotësisht i bindur se do të shohim shumë njerëz që vaksinohen”, tha të hënën Alain Fischer, imunologu që kryeson bordin këshillimor të Qeverisë franceze për vaksinimin. Читать дальше...

Beteja për ta mbrojtur Lumin Vjosa

Evropaelire.org 

Një fushatë për mbrojtjen e atij që po cilësohet lumi i fundit “i egër” në Evropë po vazhdon në Shqipëri. Fshatarë dhe aktivistë mjedisorë po kundërshtojnë planin e qeverisë për të ndërtuar më shumë se 30 hidrocentrale përgjatë rrjedhës së Lumit Vjosa. Sipas ekspertëve dhe aktivistëve lokalë, ndërtimi i digave do të përmbyste zona të mëdha dhe do të dëmtonte ekosistemin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)

Në Kosovë, pesë raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë

Evropaelire.org 

Në Kosovë u konfirmuan të hënën pesë raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,007 mostrave. Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak, 184 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 2,201. Që nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars të vitit të kaluar, IKSHPK-ja ka regjistruar gjithsej 107,410 të infektuar... Читать дальше...

Fluturimi i Ryanair-it devijon në Berlin për shkak të “kërcënimit potencial”

Evropaelire.org 

Një avion i kompanisë ajrore Ryanair, që do të fluturonte nga Dublini për në Krakov, ateroi në Berlin, pasi ekuipazhi mori një paralajmërim për “kërcënim të mundshëm të sigurisë”. Kompania irlandeze tha përmes një deklarate se paralajmërimi u lëshua nga kontrollorët gjermanë të trafikut ajror, duke bërë që kapiteni t’i ndjekë procedurat dhe të aterojë në aeroportin më të afërt në Berlin. Policia gjermane kontrolloi më pas të 160 pasagjerët dhe bagazhet e tyre dhe konstatoi se nuk ka asnjë rrezik, tha Ryanair. Читать дальше...

Opozita i kërkon Palmerit rol më të madh të SHBA-së në dialog

Evropaelire.org 

Krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa e tyre u bë gjatë takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer, i cili po qëndron në Kosovë në të njëjtën ditë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për t’i dhënë shtysë rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Читать дальше...

KE: Personat e vaksinuar të mos kenë asnjë kufizim në udhëtim

Evropaelire.org 

Të hënën (31 maj) Komisioni Evropian u propozoi të gjitha vendeve anëtare të BE-së që gradualisht të lehtësojnë masat e udhëtimit gjatë verës. Ashpërsia e pandemisë në BE është zbutur, ndërsa numri personave të vaksinuar kundër COVID-19 po vazhdon të rritet. Komisioni Evropian është duke bërë përpjekje që të harmonizojë masat e udhëtimit që do të vlenin për të gjitha vendet anëtare. Komisioni tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar duhet të përjashtohen nga testimi... Читать дальше...

BIK-u ende pa status ligjor

Evropaelire.org 

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila ka për qëllim organizimin e jetës fetare të mbi 95 për qind të popullsisë së Kosovës, që i takojnë besimit Islam, vazhdon të funksionojë pa status juridik. Ligji për lirinë fetare, që u miratua më 2006, nuk e përcakton statusin juridik të bashkësive fetare. Ndër vite është bërë përpjekje që të plotësohet dhe ndryshohet ky ligj, por kjo ende nuk ka ndodhur. Rrjedhimisht, sipas BIK-ut, me ligjin ekzistues, nuk zgjidhet statusi juridik i bashkësive fetare dhe sipas tyre... Читать дальше...

Agjentët turq arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin e Gulenit

Evropaelire.org 

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë  kanë ndërmarrë një aksion në të cilin kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Читать дальше...

Kina lejon çiftet të kenë tre fëmijë

Evropaelire.org 

Kina njoftoi se ka hequr dorë nga masa që parandalonte rritjen numrit të popullsisë. Autoritetet njoftuan se do të lejojnë çiftet që të kenë deri në tre fëmijë. Vendimin e arsyetuan me faktin se regjistrimi i popullsisë ka treguar se popullsia e saj po plaket me shpejtësi. Ndryshimi i politikës u miratua gjatë një takimi të byrosë politike më 31 maj që u kryesua nga presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Nuk u njoftua se kur do të hyjë në fuqi vendimi. Për pothuajse... Читать дальше...


Музыкальные новости
Фёдор Шаляпин

Загадки халатов Федора Шаляпина





Персональные новости
Алла Пугачёва

Вырезанный из советского эфира клип Пугачевой выложили в Сеть





Netanyahu: Qeveria e koalicionit, një kërcënim për sigurinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur kundër formimit të një qeverie nga kundërshtarët e tij. Ai ka thënë se një qeveri e propozuar e unitetit, që synon zëvendësimin e tij, do të ishte një rrezik për sigurinë e vendit. Netanyahu u bëri thirrje kolegëve të partive të djathta të mos mbështesin një marrëveshje për formimin e qeverisë, pasi ultranacionalisti, Naftali Bennett, tha se ai do të formonte një koalicion me një parti të qendrës. Kundërshtarët e Netanyahut kanë kohë deri të mërkurën për të formuar qeverinë. Читать дальше...

Java përmes fotografive

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës marrin pjesë në ushtrimet e NATO-s, tifozët në Beograd festojnë fitoren e titullit të ekipit të Yllit të Kuq, disa qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në Gjeorgji. Këto janë disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur javën që lamë pas në shtetet prej ku raporton Radio Evropa e Lirë.

Lajçak dhe Palmer po vizitojnë Kosovën

Evropaelire.org 

Sot dhe nesër (31 maj - 1 qershor) në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-s, Matthew A. Palmer. Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë vizitës së tij dy ditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës... Читать дальше...

Raportohet se SHBA-ja spiunoi Merkelin dhe zyrtarë të tjerë evropianë

Evropaelire.org 

Mediat daneze dhe evropiane kanë raportuar se nga viti 2012 deri më 2014, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) ka spiunuar politikanët në Evropë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Spiunimi është bërë me ndihmën e inteligjencës daneze. Informacionet kanë dalur në bazë të një hetimi të brendshëm në Shërbimin e Inteligjencës Mbrojtëse Daneze, raportoi transmetuesi danez DR më 30 maj, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara që kanë pasur qasje në hetim. Për të kryer... Читать дальше...

Greqia kundërshton komentet e ministrit turk për pakicën myslimane

Evropaelire.org 

Greqia ka reaguar me zemërim ndaj një deklarate të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se anëtarët e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe që ata nuk gëzojnë të drejtat e plota qytetare. Deklarata e ministrit Çavusoglu, u bë gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve të tij zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm, Nikos Dendias. "Ne dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë... Читать дальше...

Biden: Do t'i them Putinit se nuk lejojmë shkeljen e të drejtave të njeriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do t'i bëjë trysni presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut. Dy liderët do të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Bisedimet e nivelit më të lartë  midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohen në kohën kur tensionet mes dy vendeve kanë shënuar përshkallëzim.  "Unë do të takohem me Putinin dhe do t'ia bëj të qartë se ne nuk do të tolerojmë shkeljen e këtyre të drejtave nga ai", tha Biden... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

Росгвардейцы обеспечили правопорядок на футбольных матчах в Москве


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина? Назван главный конкурент Соболенко


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Подмосковное УФАС внесло ООО «Экосистема» в реестр недобросовестных поставщиков





Путин в России и мире
Москва

Тема дня: Путин поручил выделить средства на развитие космической ядерной энергетики


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко подписал указ по реализации до 2028 года нового проекта с РФ в сфере космоса




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленского выпороли ультиматумом: США жестко ответили на наглость и поучения Киева


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Концерт

Концерт в музее имени П.И. Чайковского



Москва

90% тюменцев на майских праздниках будут отдыхать в России

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net