Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Pandemia i bëri gratë edhe më të varura nga ndihmat e shtetit

0
Pandemia i bëri gratë edhe më të varura nga ndihmat e shtetit

Kriza e pandemisë së koronavirusit, ka dyfishuar numrin e grave të cilat janë të varura nga ndihmat e ndryshme të shtetit (siç janë ato për pagesën e faturave të rrymës, shfrytëzimin e ndihmës sociale, mjetet shtesë për familjet me më shumë fëmijë që vijojnë procesin mësimor), për shkak të humbjes së vendit të punës ose uljes së të ardhurave në buxhetin familjar.

Kështu theksohet në analizën e Shoqatës për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, që për bazë ka pasur “ndikimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19 mbi gratë dhe gratë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 2 mijë e 200 gra, prej të cilave 1 mijë e 200 janë gra rome dhe ekzemplari prej 1 mijë grave, pasqyron përbërjen etnike në shtet, në bazë të të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave.

Si kategori e prekur janë dhe gratë e angazhuara në ekonominë gri.

Një nga ata është Farije Zeta, një zonjë në të dyzetat nga fshati Çajlanë, në rrethinën e Shkupit, e cila nuk ka pasur asnjëherë një punë të përhershme, por është angazhuar herë pas here, për të bërë punë të ndryshme shtëpiake nga familjet përreth.

Kriza e pandemisë shton ajo, i ka gozhduar më shumë njerëzit në shtëpi, kështu që pjesën e punëve përreth shtëpisë i bëjnë vetë.

Farija thotë se tash ballafaqohet me shumë vështirësi në mbledhjen e dokumenteve për sigurimin e ndihmës sociale, pasi tash nuk mund të realizojë të ardhura nga asnjë angazhim, qoftë dhe i përkohshëm.

“Po, kjo kriza (e pandemisë) na e ka bërë edhe më të keqe gjendjen. Na kërkuan shumë dokumente (për ndihmën sociale), e pa para asgjë nuk mund të bësh. Ne para s’kemi as për të mbledhur dokumentet, sepse nuk mund të gjejë as unë e as burri asnjë punë tash”, thotë Farija për Radion Evropa e Lirë.

Hulumtimi që ka realizuar Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, ka nxjerrë në pah se të punësuarat në sektorin e tekstilit e gastronomisë, si dhe gratë e vetëpunësuara, mbeten kategoria më e prekur nga kriza e pandemisë, pasi në këta sektorë është ulur numri i të punësuarve.

Bisera Kaftanova është një nga ato e cila ka humbur vendin e punës, pasi kompania e tekstilit ku ka qenë e angazhuar, ka ulur numrin e të punësuarve dhe tani është në pritje për të kaluar në një kompani tjetër.

“Të gjitha gratë që janë në pushim të detyrueshëm nga puna, përpiqen të gjejnë një punë për të siguruar sadopak të ardhura për ekzistencë, por edhe për të mbuluar këstet e kredisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bisera Kaftanova nga qyteti i Shtipit.

Gëzime Fejzi, afariste, thotë se gratë e punësuara me fëmijë të vegjël janë sakrifikuar të qëndrojnë në shtëpi për t'u asistuar fëmijëve gjatë mësimit online.

“Shumica e familjeve pasi nuk kishin se kush të kujdeset për fëmijët, pasi njëri nga prindërit duhet të mbetet në shtëpi, vendosën që gratë të jenë ato që braktisin punën. Pra, si të themi, gratë ishin ato që sakrifikuan sigurinë financiare por edhe karrierën e tyre“, thotë Gëzime Fejzi, e cila përfaqëson Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Fejzi thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë gra që kanë drejtuar biznese të vogla, si parukeri apo dyqane rrobash, janë detyruar t’i mbyllin të njëjtat ku kanë qenë të vetëpunësuara, por një grup i padukshëm mbeten dhe gratë që kanë qenë të angazhuara në këto firma të vogla, por nuk janë paraqitur në Entin për Punësim, kështu që mbeten pa asnjë lloj ndihme nga shteti, pasi ato janë të padukshme nga shteti.

Në bazë të analizës që ka realizuar Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, paga mesatare e grave në periudhën janar – gusht 2020 është zvogëluar për 338 denarë (apo rreth 5 euro), por te 8 për qind e grave të punësuara ulja e pagës tejkalon 8.000 denarë (apo rreth 140 euro).

Kjo ka bërë që të rritet dyfish numri i grave të varura nga ndihma shtetërore, ndërsa numri i amvisërive që vuajnë nga uria është rritur prej 3 në 7 për qind.

“Ajo që është me interes për t'u theksuar nga ky hulumtim, është fakt se në gusht të vitit të kaluar 2020, numri i grave që kanë shfrytëzuar çfarëdo lloj ndihme shtetërore, është rritur me 100 për qind, në krahasim me periudhën para pandemisë, krahasuar me muajin shkurt të po të njëjtit vit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Darko Antiq nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave.

Organizatat që kanë në fokus të drejtat e grave thonë se kanë kërkuar që shteti të prolongojë pagesën e kësteve të kredive, për të gjitha ato që kanë humbur vendet e punës, por këto kërkesa nuk janë pranuar nga autoritetet shtetërore.

Në fillim të pandemisë, qeveria mori vendim që të prolongojë pagesën e kësteve gjatë muajit të parë për të gjithë qytetarët dhe më pas edhe për gjashtë muaj për familjet që do të dëshmojnë se janë goditur nga kriza e pandemisë, si dhe u shpall moratorium për pagesat që duhet të realizohen përmes përmbaruesve, por këto masa tashmë nuk janë në fuqi.

Ndërkaq, autoritetet shtetërore thonë se prioritet mbetet ruajtja e vendeve të punës përmes të gjitha pesë pakove të masave anti krizë, ku përfshihen subvencione edhe për mosuljen e pagës së të punësuarve.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах создания отечественной платформы электромобиля


Спорт в России и мире
Москва

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв в трёх сетах обыграл Маркоса Гирона и вышел в третий круг «Мастерса» в Риме


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бестопливные Neutrinovoltaic электромобили проектируются в Индии





Путин в России и мире
Москва

Президент России утвердил Основы государственной политики РФ в области исторического просвещения: комментарий экспертов Президентской академии в СЗФО


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Последняя ставка. Киев в отчаянии из-за успехов российских сил. Зеленский прибегает к немыслимому способу спастись


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Булат Окуджава

Кажется, мы начинаем забывать Урганта: ведущего не пустили на 100-летие Окуджавы



Москва

Чипсы из брокколи: как приучить детей питаться правильно

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net