Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Paditë, si mjet për të heshtur kundërshtimin qytetar   

0
Paditë, si mjet për të heshtur kundërshtimin qytetar   

Shpresa Loshaj është një aktiviste që viteve të fundit ka denoncuar dëmet që i janë shkaktuar natyrës dhe shtratit të Lumëbardhit në Deçan nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Por, në muajin shkurt të këtij viti, Loshaj u njoftua se ishte paditur nga kompania ‘KelKos Energy’ për prishje të reputacionit.

‘KelKos Energy’ po kërkon nga Loshaj 100 mijë euro dëmshpërblim, pasi sipas kësaj kompanie, përmes denoncimeve publike, shkrimeve në rrjete sociale si dhe pjesëmarrjes në diskutime e debate mediale, ajo ka dëmtuar reputacionin e kompanisë.

“Me këtë padi 'KelKos-i' ka qëllime të shumëfishta. Vetë shuma ekstreme, që në gjithë Evropën ka bërë alarm, tregon se ‘KelKos-i’ ka shumë për të fshehur. E kanë parë se koha kur askush nuk guxonte të përmendë emrin dhe krimet e tyre mbi natyrën në Deçan, ka vdekur. E për këtë kanë kaluar në ekstremizëm, duke u munduar të më heshtin, jo vetëm mua, por çdokënd që mendon të flasë për këtë gjë”, thotë Loshaj për Radion Evropa e Lirë.

Loshaj thotë se padia ndaj saj nuk do të zmbrapsë përpjekjen qytetare për të ndaluar degradimin e natyrës.

“Nuk është e ligjshme, e as e moralshme të shkosh në një vend të dalë nga lufta, të shkatërrosh resurset dhe të mundohesh ta heshtësh popullin kur të dalin para. Kjo me bën edhe me të vendosur në mbrojtje të lumit, por edhe me e rëndësishmja, për të drejtën tonë që të flasim lirshëm në mbrojtje të demokracisë dhe vendit tonë”, shtoi Loshaj.

Me një padi të njëjtë po përballet edhe një aktivist tjetër nga ky qytet.

Adriatik Gacaferi nga Deçani është alpinist, aktivist mjedisor, i cili po ballafaqohet me një padi prej 10 mijë eurosh.

Ka disa vite prej se ai shoqëron grupe të ndryshme turistësh vendorë e ndërkombëtarë nëpër malet e Bjeshkëve të Nemuna.

Ai vazhdimisht ka dokumentuar degradimin e natyrës përreth shtratit të Lumëbardhit në Deçan nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ky denoncim që bëri ai, më 1 nëntor të vitit 2019, i kushtoi me një padi nga kompania 'KelKos Energy', që ka në pronësi katër hidrocentrale në rrjedhën e Lumëbardhit.

Përmes padisë, kompania kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim nga Gacaferi, të cilin e fajëson për dëmtim të reputacionit.

“Nuk mendoj se ne duhet të ndalemi me faktin se këta bëjnë padi. Unë e kuptoj se ne jetojmë në një shtet demokratik, ku gjithsecili ka të drejtë ta padisë gjithsecilin edhe pse është shumë brengosëse sepse unë në këtë rast e kam pasur përkrahjen dhe e kam gjetur avokaten, por çfarë bëhet nëse i ndodh dikujt që se ka informatën për ndihmë juridike pa pagesë dhe që se ka mbështetjen si unë?”, tha Gacaferi.

Të mbështetur nga një grup joformal, pjesë e të cilit janë edhe ekspertë ligjorë e avokatë, Loshaj dhe Gacaferi janë përgjigjur në padi në afatin e përcaktuar kohor.

Deri më tani nuk janë ftuar e as nuk është mbajtur ndonjë seancë në gjykatë.

Por, këto padi të ushtruara ndaj aktivistëve si dhe në shumë raste ndaj gazetarëve, janë duke u shpeshtuar në Kosovë.

Kjo lloj padie në gjuhën angleze quhet "Strategic lawsuit against public participation" [SLAPP], e që në shqip i bie padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike.

Anëtarja e grupit joformal që iu ka dalë në ndihmë aktivistëve, ekspertja ligjore, Flutura Kusari, thotë se paditë ndaj dy aktivistëve, Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferit, kanë për qëllim vetëm frikësimin e tyre.

“Paditë kundër Shpresës dhe Adriatikut janë padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si padi SLAPP. Këto padi bëhen me qëllim që aktivistët si ta, të dekurajohen dhe të frikësohen, ashtu që mos t’i kritikojnë kompanitë. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që gjykatat duhet t’i njohin që këto padi kanë për qëllim që t’i frikësojnë aktivistët dhe si të tilla duhet të hidhen poshtë”, tha Kusari.

Kusari tha se në nivel evropian, janë duke u zhvilluar diskutime që të ketë legjislacion evropian kundër këtyre padive.

“Në rastin konkret, gjyqtarët që do të trajtojnë paditë e Adriatikut dhe Shpresës duhet t’i njohin këto si padi SLAPP dhe duhet t’i hedhin poshtë sa më shpejt, në mënyrë që ata të mos shpenzojnë para dhe kohë të gjatë para gjykatave”, tha Kusari.

Radio Evropa e Lirë ka provuar që të kontaktojë me kompaninë ‘Kelkos Energy’, por numri i lënë në ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, nuk ka qenë i qasshëm.

Në një numër tjetër nuk është përgjigjur askush.

Çfarë janë SLAPP paditë?

SLAPP, në gjuhën angleze, Strategic lawsuit against public participation apo në shqip padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, zakonisht nuk janë të mirëbazuara në fakte dhe rezultojnë të pasuksesshme në gjykatë.

Ekspertët ligjorë konsiderojnë se përmes këtyre padive, paditësit nuk kanë synim kryesor që të fitojnë rastin, por qëllimi është frikësimi apo dekurajimi i aktivistëve dhe gazetarëve nga ngritja e çështjeve të interesit publik, duke i detyruar ata të kalojnë nëpër procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.

Në Kosovë, viteve të fundit është rritur numri i këtyre padive dhe ato kryesisht ushtrohen ndaj gazetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në disa raste, biznesmenë dhe politikanë të ndryshëm kanë dorëzuar padi në gjykata për gazetarë, media dhe aktivistë, duke kërkuar qindra-mijëra euro dëmshpërblime në emër të dëmtimit të reputacionit.

Shumë zhurmë, por hidrocentralet punojnë

U bë shumë zhurmë për hidrocentralet e Deçanit, por që të katërtat vazhdojnë të operojnë rregullisht.

Sidomos gjatë fazës së ndërtimit të tyre, këto hidrocentrale janë kritikuar për dëmtim të shtratit të lumit dhe ambientit përreth.

Po ashtu, aktivistët kanë qenë kritik sa i takon mosrespektimit të limitit të caktuar me kontratë për shfrytëzim të ujit për prodhim të energjisë elektrike.

Aktivisti Adriatik Gacaferi shpreson se qeveria e re do të vendosë një standard më të rreptë të monitorimit të operimit të hidrocentraleve.

Ai uron që të këtë kontrolle më të shpeshta si dhe dënime për hidrocentralet që s’i respektojnë kontratat dhe abuzojnë me rrjedhën e lumit.

“Ato dëme që janë bërë nuk mund të zhbëhen, por të paktën pres që t’i zbatojnë kontratat. Nëse kontrata thotë 30 për qind e ujit duhet që të rrijë në shtrat, atëherë duhet të jetë 30 për qind e ujit në shtrat ose në rast se zihet kompania se është duke e shfrytëzuar ujin më shumë se sa i lejohet, duhet të dënohet. Jo si në të kaluarën”, thotë Gacaferi.

Njejtë si Adriatik Gacaferi, edhe Shpresa Loshaj kërkon hetim të procedurave që janë ndjekur për dhënien e lejeve për hidrocentralet.

“Qeveria e Kosovës duhet të ketë guxim të veprojë dhe të zbatojë ligjin. Nuk ka shumë filozofi, vetëm të ndiqet ligji, të gjitha këto leje e këto pazare që janë bërë, sidomos këtë vitin e fundit, duhet të anulohen dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë”, tha Loshaj.

Të premten, më 14 maj, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Liburn Aliu, njoftoi se ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave administrative të lëshuara për operatorët e hidrocentraleve dhe ndikimin në ujëra e mjedis.

 

Ministri Aliu tha se ky komision do të shqyrtojë vendimet e marra në lidhje me hidrocentralet deri më datë 30 qershor të vitit 2021.

“Komisioni, në bashkëpunim me institucionet tjera që lidhen me fushën e ujërave, do të përgatisë raport me rekomandime brenda afatit të përcaktuar”, tha në një postim në Facebook, ministri Aliu.

Ndërtimi i hidrocentraleve është kundërshtuar vazhdimisht në Kosovë.

Për disa vite rresht, banorët e Shtërpcës kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lepenc.

Megjithatë, përkundër kundërshtimit, pjesa më e madhe e ujit të lumit Lepenc tani është futur në gypa dhe shfrytëzohet nga hidrocentralet.

Përkundër investimeve të shumta në hidrocentrale, rreth 95 për qind energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa vetëm 2.7 për qind nga hidrocentralet.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Мэр Собянин: метро и МЦК в Москве на Пасху продлят работу до 02:00


Спорт в России и мире
Москва

Петербургский «Зенит» стал чемпионом Единой лиги ВТБ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
ATP

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В России замечен доступный кроссовер по цене Lada Granta: что о нем известно?





Путин в России и мире
Москва

Путин проведет встречу с членами правительства на следующей неделе


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Цой

Движение «Рок-Петроград» хочет восстановить поминальную площадку Цоя



Москва

Посвященная бойцам СВО выставка картин откроется в Балашихе

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net