Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

0
Bllokohen llogaritë e REL-it në Rusi

Llogaritë e Radios Evropa e Lirë në Rusi u bllokuan të premten, pas një vizite që bënë përmbaruesit në byronë e REL-it në Moskë.

Vendimi u mor pasi agjentët e shërbimit të përmbarimit gjyqësor të Rusisë filluan procedurat përmbarimore kundër shërbimit rus të REL-it, për shkak të gjobave të papaguara nga shkeljet e ligjit kontrovers për “agjentët e huaj”.

Shërbimi përmbarimor i dërgoi Radios Evropa e Lirë një vendim të gjykatës, që e autorizon atë të kërkojë llogaritë bankare të organizatës dhe t'i ngrijë ato.

Banka e REL-it në Moskë u urdhërua nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor që t’i ngrijë llogaritë e REL-it, në mënyrë që të sigurojë pagesat për gjobat e papaguara, në vlerë prej 5 milionë rublash (68,000 dollarë).

Procedimi i përmbarimit ka të bëjë me dhjetë shkelje të konfirmuara në gjykatë, e për të cilat ka skaduar periudha dymujore e pagesës.

Përmbaruesit kaluan të premten rreth dy orë në zyrën e REL-it në Moskë, ku bënë inventarin e pajisjeve.

Ata nuk ndërhynë në punën në zyrë dhe nuk ndaluan askënd.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për ngrirjen e llogarive të REL-it dhe shtoi se kjo është përpjekja e fundit e Rusisë për të heshtur mediat e pavarura.

Radio Evropa e Lirë e refuzon emërtimin si “agjente e huaj” dhe nuk ka pranuar të veprojë në përputhje me kërkesat e rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor, që çdo material i botuar, të etiketohet si prodhimi i një “agjenti të huaj”.

REL është në proces të apelimit të disa gjobave të shqiptuara, por gjykatat ruse i kanë refuzuar tashmë mbi 250 apele.

Në total, gjobat kundër REL-it në Rusi arrijnë në rreth 70 milionë rubla (950,000 dollarë).

REL i ka kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta bllokojë Rusinë nga zbatimi i gjobave, për të cilat thotë se synojnë të heshtin median e pavarur.

Gjatë një konference për media të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve amerikanë se veprimet e Moskës kundër REL-it “shkelin të drejtat e gazetarëve”.

Deklaratat, shtoi ajo, “dëshmojnë edhe një herë rolin e vërtetë të REL-it si zëdhënëse e propagandës së Qeverisë amerikane”.

Presidenti i REL-it, Jamie Fly, i hodhi poshtë deklaratat e Zakharovas, duke thënë se kompania do të vazhdojë t’i luftojë “këto përpjekje të Kremlinit për të censuruar të vërtetat e pakëndshme”.

“Gazetarët e REL-it në Rusi janë shtetas patriotë rusë - jo amerikanë”.

“Ne nuk do të heshtim dhe nuk do ta braktisim audiencën tonë ruse”, tha Fly.

Ligji për “agjentët e huaj” në Rusi është miratuar në vitin 2012 dhe është modifikuar vazhdimisht.

Ai kërkon nga organizatat joqeveritare që marrin ndihmë të huaj dhe për të cilat Qeveria ruse mendon se janë të angazhuara në veprimtari politike, të regjistrohen, ta identifikojnë veten si “agjente të huaja” dhe t'u nënshtrohen auditimeve.

Modifikimet e mëvonshme të ligjit kanë përfshirë edhe mediat e financuara nga jashtë.

REL është një kompani mediatike editorialisht e pavarur, e financuar nga një grant i Kongresit amerikan, përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale.

Çdo javë, gati 7 milionë njerëz hyjnë në portalet e lajmeve të REL-it në Rusi.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин: в 2024 году в ТиНАО будет построено более 35 километров дорог


Спорт в России и мире
Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о чемпионате по профмастерству в авиастроении


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
WTA

Андреева обыграла Паолини и вышла в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Минэкологии требует возместить ущерб в 19 млн руб от свалки в Ленинском округе





Путин в России и мире
Москва

Уполномоченный по защите прав предпринимателей в Челябинской области: Бизнес ожидает укрепление, рост и предсказуемые условия


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске одобрен проект соглашения о системе таможенного транзита ЕАЭС




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

В Киеве СБУ проводит облавы против нелояльных Зеленскому


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Песня

Продвижение Музыки. Раскрутка Музыки. Продвижение Песни. Раскрутка Песни.



Москва

Жители Краснодарского края представят регион на всероссийском финале программы «Лига экскурсоводов» в Москве

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net