Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Май
2021

Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

0
Zaev: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit të hënën në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Zaev, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt.

Siç transmeton MIA, Zaev i tha presidentes së KE-së se “identiteti dhe gjuha nuk duhet të jenë objekt i negociatave me BE-në në asnjë rrethanë”.

“Është në interesin tonë të ecim së bashku. Interesi i Shqipërisë është të shkojmë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin së bashku gjatë gjithë këtij procesi... Ne e meritojmë nisjen e bisedimeve si askush tjetër. Gjashtëmbëdhjetë vjet jemi me statusin e shtetit kandidat, tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, njëqind ditë pas reformave të përfunduara. Këto, në vitin 2020, u konfirmuan plotësisht nga 27 vendet anëtare të Unionit. Ne vazhdojmë të forcojmë shtetin e së drejtës, e shohim atë çdo ditë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, e cila nuk është e lehtë për asnjë qeveri në botë, nuk është as për ne, por është e ardhmja evropiane”, tha Zaev.

Javën e kaluar, komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, apo e para t’i nisë bisedimet e anëtarësimit në BE, edhe pse zyrtarë të lartë evropianë disa herë kanë theksuar se dy shtetet duhet në bllok t’i hapin bisedimet e anëtarësimit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha për agjencinë MIA se në takimin me kryeministrin Zaev, presidentja e KE-së, von der Layen, përsëriti mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë gjë, BE-ja ka dhënë dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por negociatat nuk kanë mundur të nisin për shkak të vetos së Bullgarisë.

“Ajo riafirmoi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe mirëpriti reformat në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të anëtarësimit dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me reformat”, tha Mamer.

Sipas tij, presidentja e Komisionit Evropian inkurajoi Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që të zhbllokohet procesi integrues.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sofja ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar me zgjidhjen e dallimeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.






Загрузка...


Губернаторы России
Москва

Собянин перечислил самые популярные виды туризма в Москве


Спорт в России и мире
Москва

На площадках «Московских сезонов» работают шесть скейт-парков и роллердром


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Андрей Рублёв

На кураже: Рублёв пробился в финал «Мастерса» в Мадриде, Медведев снялся из-за травмы


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В России замечен доступный кроссовер по цене Lada Granta: что о нем известно?





Путин в России и мире
Москва

Путин проведет встречу с членами правительства на следующей неделе


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Тимати

Невеста Тимати ответила на слухи о пластике ягодиц



Москва

Спасение спасающих: почему в Пермском крае массово увольняются сотрудники МЧС

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net