Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Në Shqipëri synohet jetësimi i “Mini-Shengenit” ballkanik

0
Në Shqipëri është duke u mbajtur takimi i tretë i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.


Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për të cilin ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse i është bashkuar zyrtarisht iniciativës për krijimin e “Shengenit Ballkanik”.


Pavarësisht se Gjukanoviq është i pranishëm në këtë tryezë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht iniciativës për krijimin e “Mini-Shengenit” ballkanik.


Paraprakisht është bërë e ditur se liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.


Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e takimit, ndërsa as Bosnjë e Hercegovina nuk është e pranishme.




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit me protestë teksa arriti në Tiranë në pasditen e së premtes për të marrë pjesë në punimet e samitit që synon jetësimin e krijimit të “Mini-Shengenit” ballkanik.




Nën masa të shtuara të sigurisë, dhjetëra protestues iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ftesën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë presidentit Vuçiq dhe për të demonstruar planet për krijimin e një zone të përbashkët mes shteteve ballkanike që synon të bazohet mbi zonën Shengen të shteteve kryesore evropiane, e që mundëson lëvizjen e lirshme të njerëzve dhe mallrave.


Protestuesit mbanin me vete fotografi të masakrave gjatë luftës në Kosovë.


Plani për krijimin e “Mini-Shengenit" ballkanik është kundërshtuar nga faktorët kyçë në Kosovë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, i cili ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për pjesëmarrje në samit me arsyetimin që forume të tilla janë të padobishme derisa Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe mohon krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës '98-'99 në Kosovë.




Edhe sot, eskortat e liderëve, u pritën me brohoritje nga dhjetëra protestues.





Загрузка...


Губернаторы России

Спорт в России и мире

Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса

Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net