Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Новости за 23.12.2019

Erdogan thotë se Turqia nuk përballon fluks tjetër refugjatësh

Evropaelire.org 

Një delegacion turk ka qenë në Rusi të hënën për të biseduar rreth Sirisë, pas raportimeve se sulmet e përkrahura nga rusët janë duke detyruar mijëra sirianë që të ikin drejt Turqisë. Turqia aktualisht strehon rreth 3.7 milionë sirianë, duke shënuar kështu popullsinë më të madhe të refugjatëve. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën se nuk mund të përballojë një tjetër fluks refugjatësh dhe i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë sulmet në provincën Idlib të Sirisë. Organizata për Ndihmë Humanitare... Читать дальше...

Marrëveshjet Kosovë - Shqipëri nën hijen e “Mini-Shengenit” ballkanik

Evropaelire.org 

Nisma rajonale e ashtuquajtur “Mini-Shengeni” ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve. Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që përfshijnë fusha, deri më tani nuk kanë gjetur zbatim në tërësi dhe sipas analistëve politikë në Tiranë dhe analistëve ekonomikë në Prishtinë, kjo tregon se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në një pikë mjaft të ulët. Читать дальше...

Rusia kryen stërvitje për të garantuar "integritetin" e internetit

Evropaelire.org 

Rusia ka kryer ato që i ka cilësuar stërvitje për të garantuar sigurinë e infrastrukturës së saj të internetit, në kuadër të masave që aktivistët thonë se kanë për qëllim të rrisin censurën. I ashtuquajturi, Ligji i “Internetit sovran”, që është miratuar nga ligjvënësit dhe është nënshkruar në ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin më herët gjatë këtij viti, u kërkon ofruesve të shërbimeve të internetit që të instalojnë pajisje që mund të realizojnë trafikun nëpër pika që janë të kontrolluara nga shteti. Читать дальше...



Kompania Boeing shkarkon shefin e saj

Evropaelire.org 

Kompania e aeroplanëve, Boeing, ka shkarkuar shefin e saj ekzekutiv, Dennis Muilenburg, teksa bordi i drejtorëve ka thënë se ky hap është “i domosdoshëm për të rikthyer besimin” në këtë kompani. David Calhoun, një nga zyrtarët e lartë në këtë bord, do ta drejtojë kompaninë nga 13 janari. Muilenburg është përballur me thirrje për t’u larguar, pasi nga rrëzimi i dy aeroplanëve të kësaj kompanie, 737 Max, kanë humbur jetën qindra persona muaj më parë. Ky lloj i aeroplanëve, që ka qenë në mesin e më të shiturve brenda kompanisë... Читать дальше...

Bosnje Hercegovina miraton strukturën e re të Qeverisë

Evropaelire.org 

Ligjvënësit në Bosnje Hercegovinë kanë miratuar qeverinë e re, duke thyer bllokadën prej 14 muajve prej kur janë mbajtur zgjedhjet. Me 29 vota për, nëntë kundër dhe një abstenim, është miratuar struktura e re e Këshillit të Ministrave. Kjo pikë kthese vjen pas një kompromisi të arritur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, për ta emëruar, Zoran Tegeltijan si kryeministër të ri. Tegeltija, ministrat dhe zëvendës-ministrat janë betuar pas votimit të 23 dhjetorit. Një nga çështjet kyçe... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj tri grave për pjesëmarrje në grup terrorist

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza ndaj tri grave për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”. Sipas njoftimit të prokurorisë, të trija gratë kanë udhëtuar gjatë periudhave të ndryshme në vitin 2014, në mënyrë që t’i bashkohen grupit militant, Shteti Islamik (IS). E pandehura A.M, sipas Prokurorisë së Kosovës, thuhet se kishte udhëtuar drejt Sirisë në dhjetor të vitit 2014 për t’iu bashkëngjitur IS-it dhe se ajo kishte marrë pagë mujore prej 200-300 dollarë amerikanë nga ky grup ekstremist. Читать дальше...

Edhe 72 orë të reja për Kurtin e Mustafën

Evropaelire.org 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, patën paralajmëruar se do të jenë të mjaftueshme 72 orë për të arritur një marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Do të takohemi për ta kryer, brenda 72 orëve apo më pak se 100 orëve, marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, pati thënë Kurti më 22 nëntor. Читать дальше...

Shkup: Shëndetësia e arsimi, prioritete të buxhetit për vitin 2020

Evropaelire.org 

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 i cili u votua të dielën me 67 vota nga 120 deputetë, në fokus ka krijimin e kushteve për një sistem më të mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetjen e fuqishme për rritjen e sektorit real si dhe investime në kapitalin njerëzor.  Ekspertët e ekonomisë, duke komentuar projeksionin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej 3.9 miliardë euro, thonë se arka e shtetit gjatë viteve zgjedhore po shndërrohet në një “shportë"... Читать дальше...



Sasia e ushqimit në botë mund të rritet 80 për qind deri më 2100

Evropaelire.org 

Sasia e ushqimit që duhet për të ushqyer popullsinë në botë deri në fund të shekullt 21 mund të rritet për gati 80 për qind, është thënë në një studim, transmeton BBC. Studiuesit nga Gjermania kanë thënë se trendi i rritjes së Indeksit të Masës së Trupit do të rezultojë me kërkesë më të madhe për kalori. Autorët e këtij studimi, Lutz Depenbusch, Stephan Klasen, kanë paralajmëruar se mospërmbushja e kërkesave për më tepër kalori mund të ndikojë në rritje të pabarazisë në botë. Të gjeturat e... Читать дальше...

Barcelona shpallet ekipi që paguan më së miri lojtarët e vet

Evropaelire.org 

Ekipi i futbollit, Barcelona është kthyer sërish në pozitën e parë si ekipi që paguan më së miri profesionistët e tij sportivë, derisa ekipet e Asociacionit Kombëtar të Basketbollit (NBA), kanë zënë shtatë nga 10 vendet kryesore për këtë vit, është thënë në një studim të kryer nga Inteligjenca Sportive. Të dhënat e mbledhura nga anketa për pagën e sporteve tregojnë se paga bazike për gjigantët spanjollë këtë sezonë ka qenë 9.8 milionë funta. Ekipi tjetër, Real Madrid është i dyti në listë me një pagë bazike rreth 8.9 milionë funta... Читать дальше...

Shtuni: Gratë që shkuan në Siri nuk duhet të shihen vetëm si viktima

Evropaelire.org 

Në muajin prill të këtij viti, autoritetet e Kosovës riatdhesuan 110 kosovarë të cilët kishin mbetur në Siri. Kthimi i një numri kaq të madh të qytetarëve nga Siria, e bëri Kosovën lajm botëror, pasi shumë shtete evropiane kishin hezituar apo edhe refuzuar që t’i kthenin në vendet e tyre qytetarët që u kanë mbetur në territorin e Sirisë. Eksperti ndërkombëtar për terrorizimin, Adrian Shtuni, thotë se kthimi i 110 kosovarëve ishte veprim i drejtë i institucioneve të Kosovës, por ai beson se procesi... Читать дальше...

Putin inauguron linjën hekurudhore Rusi-Krime

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë të hënën në ceremoninë e hapjes zyrtare të urës që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Rusia. Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ndërtimet e nisura nga Rusia, duke i konsideruar si shkelje të sovranitetit të Ukrainës, andaj fuqitë botërore kanë vënë sanksione në kompanitë e lidhura me ndërtimin e urës 19-kilometërshe. Putin në anën tjetër ka falënderuar punëtorët për përpjekjet e tyre për të ndërtuar “këtë projekt gjigant”... Читать дальше...

Kina do të zvogëlojë tarifat në qindra produkte

Evropaelire.org 

Kina do të heqë apo zvogëlojë tarifat për qindra produkte vitin e ardhshëm, duke ulur numrin e kufizimeve tregtare ashtu që të mbështesë ekonominë. Përmes një deklarate, autoritetet kineze kanë thënë se tarifat në importe të 859 produkteve do të ulen ose largohen fare nga 1 janari. Ekonomia e dytë më e madhe në botë zakonisht ka praktikuar tarifa të larta për të mbrojtur industritë lokale. Kina është përfshirë në luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe përballet me një varg sfidash të brendshme. Читать дальше...

Demokratët kërkojnë dëshmitarë të rinj në gjyqin kundër Trumpit

Evropaelire.org 

Demokrati, Chuck Schumer, ka thënë se publikimi i një emaili të ri që tregon pezullimin e ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, tregon nevojën për dëshmitarë të ri në hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët ka miratuar javën e kaluar dy akuza për shkarkim të Trumpit, duke i hapur rrugën gjyqit në Senat. Trump akuzohet për ndalje të ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, për t’i bërë presion Kievit që të hetojë për një rival politik. Читать дальше...

BBC: Shteti Islamik në Irak po riorganizohet sërish

Evropaelire.org 

Ekzistojnë indikacione në rritje se grupi militant, Shteti Islamik (IS) po riorganizohet në Irak, dy vjet pasi humbi territorin e fundit që mbante nën kontroll. Kurdët dhe agjencitë perëndimore të inteligjencës i thanë BBC-së se prezenca e IS-it në Irak është një kryengritje e sofistikuar dhe se sulmet e militantëve të këtij grupi po shënojnë rritje. Tash, militantët janë më të aftë dhe më të rrezikshëm se sa grupi tjetër militant Al-Kaida, ka thënë Lahur Talabany, një zyrtar i lartë kurd kundër terrorizmit. Читать дальше...

Gjykata saudite dënon me vdekje pesë persona për rastin e gazetarit Khashoggi

Evropaelire.org 

Prokurori publik i Arabisë Saudite thotë se pesë persona janë dënuar me vdekje, për rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, vitin e kaluar. Prokurori publik njoftoi gjithashtu se tre persona tjerë janë dënuar me gjithsej 24 vjet burgim, në lidhje me rastin, që kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Khashoggi, një banor amerikan dhe kolumnist i gazetës amerikane Washington Post, u vra në konsullatën Saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018. Shërbimet e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin... Читать дальше...

Macron: Javët e ardhshme vendimtare për luftën kundër terrorizmit në vendet afrikane

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Afrikë duke i bërë homazhe viktimave të sulmit më të madh ekstremist në historinë e fundit të Nigerit.  Macron, më 22 dhjetor, vizitoi vendin, ku u varrosën 71 ushtarë nigerienë pas sulmit të 10 dhjetorit në një kamp të ushtrisë.  Gjatë vizitës së tij, Macron tha se Franca dhe pesë vendet aleate, kishin arritur një "pikë kthese" në luftën e tyre kundër militantëve islamikë në rajon. "Javët e ardhshme do të jenë absolutisht... Читать дальше...

Izraeli do të lëshojë lejet e udhëtimit për të krishterët në Gaza

Evropaelire.org 

Izraeli ka ndryshuar një vendim të mëparshëm, dhe tani do t'i lejojë të krishterët në Rripin e Gazës të udhëtojnë në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor për të festuar festën e Krishtlindjes. Agjencia izraelite e mbrojtjes e ngarkuar me çështjet civile palestineze (COGAT), më 22 dhjetor tha se lejet do të lëshoheshin "në përputhje me vlerësimet e sigurisë". Izraeli kufizon lëvizjet jashtë Rripit të Gazës, territor i kontrolluar nga Hamasi, një grup islamik që izraelitët e konsiderojnë si një organizatë terroriste. Читать дальше...

Zgjedhjet presidenciale kroate: Milanoviq dhe Grabar-Kitaroviq në raundin e dytë

Evropaelire.org 

Kandidati i qendrës së majtë, Zoran Milanoviq dhe kandidatja e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviq do të garojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, që do të mbahen më 5 janar të vitit të ardhshëm. Sipas rezultateve jozyrtare të përkohshme në mbi 99 përqind të vendvotimeve të procesuara, Milanoviq fitoi 29.54 për qind të votave, Grabar-Kitaroviq 26.67, dhe kandidati i krahut të djathtë, Miroslav Skoro, 24.44 për qind, duke u përjashtuar nga gara. Kandidatët e tjerë... Читать дальше...

Në Afganistan vritet një pjesëtar i ushtrisë amerikane

Evropaelire.org 

Një pjesëtar i shërbimit të SHBA-së është vrarë gjatë një aksioni në Afganistan, raporton ushtria amerikane. Zyrtarët nuk dhanë më shumë detaje, në njoftimin më 23 dhjetor. Emri i ushtarit u mbajt në fshehtësi derisa të njoftohen anëtarët e familjes. AFP raportoi se grupi militant taliban, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj trupave të SHBA-së. Përmes një mesazhi në WhatsApp për agjencinë e lajmeve AFP, zëdhënësi i talIbanëve, Zabihullah Mujahid, tha se kryengritësit "sulmuan një automjet amerikan në rrethin Char Dara të Kunduzit".

Viti i zymtë i Ri i BE-së

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian mbijetoi edhe një vit. Mbajti edhe zgjedhje çuditërisht pozitive për Parlamentin e tij dhe zgjodhi disa njerëz mbresëlënës, sidomos gra, në pozita udhëheqëse. Por, pavarësisht kësaj, blloku do të hyjë në dekadën e re me parashikimet për rritje më të ngadalshme ekonomike, me daljen e Britanisë dhe me tensione të rritura midis lojtarëve brenda dhe jashtë bllokut. Nëse flisni me disa zyrtarë të BE-së, mund të nuhasni ajër optimizmi për të ardhmen e bllokut. Sipas tyre, unioni ka treguar një rezistencë të vërtetë... Читать дальше...

Спорт в России и мире
Москва

"Динамо" и "Зенит" назвали стартовые составы на матч 26-го тура РПЛ


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Виктория Азаренко

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Учения по ликвидации лесных пожаров прошли в Богородском округе





Путин в России и мире
Москва

Путин поздравил Леонида Рошаля с днем рождения


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Продюсера Reuters арестовали за публикацию материалов на YouTube-канале «НавальныйLIVE»



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Aerosmith

Суд отклонил иск против солиста Aerosmith Тайлера с обвинениями в насилии



Москва

Столичные росгвардейцы поздравили ветерана Великой Отечественной войны со 100-летним юбилеем

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net