Мы в Telegram
Добавить новость
123ru.net
World News in Albanian
Декабрь
2019

Новости за 02.12.2019

Avionët rusë dhe sirianë vrasin së paku 15 civilë në Siri

Evropaelire.org 

Së paku 15 civilë u vranë të hënën, kur aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib të Sirisë, bëri të ditur një grup monitorues. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, tha se 13 njerëz janë vrarë nga sulmet në një treg në qytezën Maret al-Nouman të Idlibit - provincë që kufizohet me Turqinë dhe kontrollohet në masë të madhe nga forcat opozitare. Vëzhguesi tha se edhe dy civilë të tjerë janë vrarë - njëri në Sarakeb dhe tjetri në al-Saraman. Читать дальше...

Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit; arsye edhe shkrimtari Handke

Evropaelire.org 

Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi dhanë dorëheqje të hënën, pjesërisht për shkak të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor. Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom thanë se largohen nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë të emëruar si anëtarë të jashtëm. Читать дальше...

Kosova del nga sistemi rregullues energjetik i Serbisë, i bashkohet Shqipërisë

Evropaelire.org 

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri. Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO). Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020. Читать дальше...



Rreth 352 mijë ndërtime nuk e kanë të trajtuar aspektin sizmik

Evropaelire.org 

Në Kosovë janë rreth 352 mijë ndërtime pa leje, thonë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Ky numër i madh i ndërtimeve pa leje, ndër vite është ngritur si shqetësim, jo vetëm për shkak të dëmtimit të infrastrukturës urbane, por edhe për shkak të sigurisë së qytetarëve, pasi që ndërtimet janë zhvilluar pa mbikëqyrjen e organeve gjegjëse. Më 5 shtator, 2018, ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trajtimin ndërtimeve pa leje, në Republikën e Kosovës. Por, edhe pas më gjatë se një viti që kur ka hyrë në fuqi... Читать дальше...

AI: Mbi 200 të vrarë në protestat në Iran

Evropaelire.org 

Së paku 208 njerëz besohet të jenë vrarë në protestat e muajit të kaluar në Iran, që pasuan rritjen e çmimeve të naftës, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International. "Numri i njerëzve që besohet se janë vrarë në protestat që kanë shpërthyer më 15 nëntor, është rritur në së paku 208. Shifra bazohet në raporte të besueshme që ka pranuar organizata", tha Amnesty International. Philip Luther, udhëheqës i organizatës për Lindjen e Mesme, tha se numri i vdekjeve është "dëshmi e vrasjeve... Читать дальше...

Vetëvendosje dhe LDK nuk arrijnë marrëveshje, vazhdojnë negociatat

Evropaelire.org 

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ndonëse të dy partitë politike që po negociojnë rreth formimit të Qeverisë së ardhshme të Kosovës patën paralajmëruar marrëveshjen e koalicionit, pas takimit ndërmjet Kurtit e Mustafës, të dy thanë se u nevojitet edhe pak kohë që t’i harmonizojnë disa çështje për të cilat nuk janë marrë vesh. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është... Читать дальше...

Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa

Evropaelire.org 

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Të dy liderët thanë pas takimit se kanë edhe disa çështje për të cilat nuk janë pajtuar.

Merr detyrën shefi i ri i ANEB-it

Evropaelire.org 

Diplomati argjentinas, Rafael Grossi, u betua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Vendet anëtare të agjencisë me seli në Vjenë e miratuan emërimin e Grossit për një mandat katërvjeçar. Grossi, 58 vjeç, do të nisë punën nga 3 dhjetori dhe do të pasojë Yukiya Amanon, i cili vdiq gjatë mandatit të tij të tretë, në korrik. ANEB-i, në veçanti, ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të një marrëveshjeje bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore... Читать дальше...



Zelensky mohon se ka bërë pazare me Trumpin

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mohoi se ka bërë pazare me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të hetuar rivalin politik të Trumpit, Joe Biden. "Unë definitivisht nuk kam folur me presidentin amerikan në mënyrën e tillë si: ti më jep këtë, unë të jap këtë", tha Zelensky për gazetën gjermane, Der Spiegel. Trump akuzohet se i ka bërë presion Zelenskyt për të hetuar Bidenin për korrupsion në Ukrainë. Dyshohet se Trump e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për këtë vend, në këmbim të informacioneve për Bidenin. Читать дальше...

Iniciohet rikthimi i amnistisë së propozuar nga Ivanov

Evropaelire.org 

Një nismë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11 që ka të bëjë me anulimin e të drejtës së presidentit për të tërhequr faljen, ka mobilizuar shumicën parlamentare për të anuluar nenin 11 që do ta shpallte të pavlefshme të drejtën e kreut të shtetit për të falur zyrtarë të lartë të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Në fakt, ish-presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill të vitit 2016, kishte amnistuar rreth 60 ish zyrtarë të lartë, përfshirë ish kryeministrin... Читать дальше...

Rusia e Kina nisin bashkëpunimin "historik" në fushën e energjisë

Evropaelire.org 

Rusia dhe Kina e forcuan bashkëpunimin në sferën e energjisë, me futjen në funksion të tubacionit të parë të gazit që i lidh ato. Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror, ndërsa Kina është ekonomia e dytë më e madhe. "Sot është një ngjarje e shënuar, një ngjarje vërtet historike jo vetëm për tregun global të energjisë, por, para së gjithash, për ju dhe për ne, për Rusinë dhe Kinën", tha presidneti rus, Vadimir Putin, përmes një lidhjeje televizive, ku u paraqit edhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping. Читать дальше...

Hungaria fajëson Finlandën për dështim në zgjerimin e BE-së

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, e kritikoi të hënën Finlandën, e cila mban presidencës e radhës së Bashkimit Evropian, për dështim në zgjerimin e bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Finlanda, si presidente e BE-së, është përgjegjëse për "dështimin e madh" në zgjerim, tha Szijjarto pas takimit të tij në Pragë me homologët nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia. "Është kjo presidenca e parë që nuk ka qenë në gjendje të hapë asnjë kapitull të vetëm negociatash me ndonjërin nga vendet kandidate. Читать дальше...

Ngrihet aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti të hënën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave, të identifikuar me inicialet: N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J dhe R.B. Veprat e tyre të dyshuara penale përfshijnë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare. Читать дальше...

Kosova nuk e di sa persona kanë ardhur nga Shqipëria

Evropaelire.org 

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ende nuk dihet saktësisht numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë të 51 persona të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre. Читать дальше...

Jordani: 13 pakistanezë, në mesin e tyre fëmijë, vdesin nga zjarri

Evropaelire.org 

Trembëdhjetë shtetas pakistanezë, në mesin e tyre tetë fëmijë, humbën jetën nga një zjarr në një fermë në Jordani. Autoritetet thanë se zjarri përfshiu ndërtesën ku qëndronin punëtorët dhe familjet e tyre në Shounan Jugore - një zonë rurale në perëndim të kryeqytetit Aman. Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarë të mbrojtjes civile. Policia tha se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit. Një zëdhënës i mbrojtjes civile tha se dy familje kanë... Читать дальше...

Në Madrid fillon samiti botëror për klimën

Evropaelire.org 

Udhëheqësit politikë dhe zyrtarët për çështje të klimës po takohen në Madrit në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën, që do të zgjasë dy javë, për të diskutuar krizën në rritje të ndryshimeve klimatike. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për më shumë vullnet politik për të punuar kundër ndryshimit të klimës, duke paralajmëruar se njerëzimi ka hyrë në një "luftë kundër natyrës" që "duhet të ndalet". Guterres i bëri këto komente më 1 dhjetor, një ditë para fillimit të samitit. Читать дальше...

Haradinaj: Të tregohet kujdes me të ardhurit nga Shqipëria

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit që la të vdekur 51 njerëz. “Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit... Читать дальше...

Gjykata në Prishtinë e dënon me katër vjet burgim ish-pjesëtarin e IS-it

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar më katër vite burg, Agon Misinin për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Misini akuzohej se përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit kishte kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtar drejt Sirisë. “(Misini) ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, dhe më pastaj në kohë të pavërtetuar të muajit gusht 2015... Читать дальше...

Vriten së paku 14 persona në një kishë në Burkina Faso

Evropaelire.org 

Së paku 14 njerëz janë vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Burkina Faso. Viktimat po merrnin pjesë në një meshë në kishën në Hantoukoura, në pjesën lindore të vendit. Identiteti i sulmuesit nuk dihet dhe motivet ende janë të paqarta. Qindra njerëz janë vrarë në këtë vend gjatë viteve të kaluara, shumica prej tyre nga sulmet e xhihadistëve, duke përshkallëzuar tensionet etnike dhe fetare, kryesisht në rajonin në kufi me Malin. Në sulmin e së dielës, sipas një deklarate të qeverisë rajonale... Читать дальше...

Kryeministri i Maltës thotë se do të dorëhiqet në janar

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar se do të tërhiqet nga pozita në janar të vitit të ardhshëm, derisa po vazhdon kriza për rastin e një gazetareje të vrarë. Hetimet e deritashme për vrasjen, kanë çuar tek zyrtarët në qeverinë e tij. Ai tha se do t'i kërkojë Partisë së Punës, e cila është në pushtet, që të fillojë procesin për të zgjedhur pasardhësin e tij, më 12 Janar. Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme në lidhje me hetimin për vdekjen e gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia. Читать дальше...

Trump nuk do të marrë pjesë në seancat e procesit të shkarkimit

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe avokatët e tij nuk do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore, këtë javë, në kuadër të procesit të shkarkimit të presidentit, i nisur në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët. Në një letër dërguar Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, më 1 Dhjetor, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, akuzoi panelin për një "mungesë të plotë të një procesi të rregullt dhe të drejtësisë themelore" në hetim. Komiteti... Читать дальше...

Tërmeti që gjunjëzoi Durrësin

Evropaelire.org 

Dhjetëra ndërtesa e qindra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 50 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Спорт в России и мире
Москва

Команда подмосковного главка Росгвардии заняла призовое место на чемпионате Центрального округа по стрельбе из боевого ручного стрелкового оружия


Загрузка...

Все новости спорта сегодня


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова всухую обыграла Шнайдер в 1-м круге турнира в Мадриде


Загрузка...


123ru.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.


Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии





Путин в России и мире
Москва

Путин поручил сократить время пути поездов от Москвы до Черного моря до 16 часов


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко пообещал потенциальным агрессорам ответ всеми видами оружия




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Джиган

Младшая дочь Оксаны Самойловой и Джигана пошутила, что их сын приемный — как отреагировала звездная мама: «Чисто классика»



Москва

Василий Анохин встретился с президентом Российского футбольного союза Александром Дюковым

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net